Kryqi i Kuq shënon 80 vjetorin e themelimit si shoqatë humanitare në nivel shtetëror. Përkushtim, punë dhe të arritura në këtë organizatë. Shënohet 80 vjetori i themelimit të Kryqit të Kuq në Maqedoninë e Veriut, ky event u shënua fillimit në Kërçovë për të vazhduar edhe në qytet tjera të vendit. Kryetari i Kryqit të Kuq në nivel republikan Romen Velev tha se është i rëndësishëm bashkëpunimi me vetëqeverisjen lokale, pasi që siç tha kjo punë do përkushtim e bashkëpunim. Në këto 8 dekada shumë njerëz faktorë e kanë ndërtuar Kryqin e Kuq, faleminderit për gjeratatat e kaluara të cilët…
Author: Jeta almakos
Tre vjet më parë, më 24 shkurt 2022, Ukraina u gjend përballë një sulmi të paprovokuar, i cili tronditi botën dhe ndryshoi rrjedhën e historisë. Ajo që u mendua se do të ishte një luftë e shpejtë, u shndërrua në një betejë të gjatë për liri dhe dinjitet. Ukraina nuk u dorëzua. Përkundrazi, ajo u bë simbol i qëndresës dhe vendosmërisë përballë agresionit. Pasojat e kësaj lufte ndihen në çdo cep të globit; nga krizat energjetike dhe ekonomike, deri te ndryshimet e mëdha gjeopolitike, përfshirë zgjerimin e NATO-s dhe riformësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Megjithatë, në zemër të kësaj beteje qëndron…
”Javën e filluam me energji pozitive dhe angazhim për zhvillimin e infrastrukturës lokale, duke përuar tre rrugë të rikonstruktuara në Komunën e Dollenit. Këto projekte të rëndësishme, të financuara nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit, sjellin kushte më të mira dhe lëvizje më të sigurt për banorët” ka thënë Kaltrina Zekolli. Investimet në infrastrukturë sipas Zekollit janë investime në të ardhmen, dhe ne do të vazhdojmë me projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët. ”Rikonstruksioni i rrugës lokale në fshatin Lazhan– seksioni 2 (686 m) Rikonstruksioni i rrugës lokale në fshatin Lazhan – seksioni 3 (540…
Drejtori i Institutit të Transfuziologjisë, Amir Elezi, ka njoftuar se sot për vizitë në instituin e tyre ka qëndruar ministri i Punëve të Brendshms, Pançe Toshkovski. “Sot e kishim në vizitë ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe pjesëtar të kabinetit të tij. Në interes të thellimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve, nga afër u njohën me procesin e punës dhe u caktuan grupet e punës për hartimin e Procedurave Standarde të Operimit për situata të caktuara dhe koordinatorët për aksionet vullnetare të dhurimit të gjakut në kuadër të MPB-së”, ka shkruar Elezi.
Ismet Tara, i njohur me nofkën “komandat Hoxha” është paraqitur sot në Hagë për të dëshmuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në një moment gjatë seancës, Tara ka shkaktuar tensione duke kërkuar që t’i shfaqet një dokument i cili kishte shprehur shqetësimet e tij lidhur me përkthimet e dëshmisë së tij që e kishte dhënë për ZPS-në me 2019-ën. “Mos më bëni prapë njësoj sikur në 2019. Unë jam në gjendje ti përgjigjem çdo prokurori sepse unë e kam thënë të vërtetën dhe dua ta them vetëm të vërtetën. Unë kam një kërkesë për gjyqtarin para se të dal…
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, takoi ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, raporton Anadolu. Pritja e presidentit Erdoğan për kryediplomatin rus Lavrov u mbajt me dyer të mbyllura për mediat në kompleksin presidencial në Ankara. Në takim të pranishëm ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.
Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në seancën e sotme parlamentare ka reaguar ndaj kritikave rreth balancuesit dhe përfaqësimit të drejtë në administratë, duke theksuar se ish-ministrat e BDI-së vetë kanë nënshkruar për heqjen e tij në programin qeveritar 2024-2029. “Është hipokrizi totale të flitet për balancuesin, ndërsa asnjë ministër i BDI-së në qeverinë e kaluar nuk ka dhënë vërejtje për ta mbajtur këtë mekanizëm. Sipas raportit të Avokatit të Popullit, që nga vendosja e balancuesit në vitin 2016, përfaqësimi i shqiptarëve është rritur vetëm me 1%, ndërsa nga 2002 deri në 2016 kjo rritje ka qenë rreth 8%”, deklaroi…
Policia e Tetovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.E, nga Përshevca i punësuar në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Kallëzime penale janë ngritur edhe ndaj A.H.(45), B.I (45), T.S.(62), D.O.(59), të gjithë nga Tetova dhe ndaj B.A (46) nga fshati Bogovinë, për kryerjen e veprave penale nga pakujdesia dhe kryerja e veprave penale “falsifikim dokumentesh”. Më 17 korrik 2022, i pandehuri i parë ka përgatitur përshkrim, me çka ka mundësuar pagesë të kundërligjshme retroaktive në shumë prej 289.495 denarë në llogarinë e një personi nga Tetova. I pandehuri i dytë nuk ka…
Vënia në funksion i laboratorit të ri të ri për kontrollin e njehsorëve në suaza të Byrosë për metrologji është që t’u jepet zgjedhje qytetarëve nëse dyshojnë se njehsori i tyre çalon nga parametrat e paraparë. Ky është qëndrimi i Ministrisë për energjetikë dhe Byrosë për metrologji prej ku thonë se nuk kanë informacione nëse në vendin tonë ka njehsorë të pasaktë. Nga Byroja thonë se edhe për momentin ka laborator që e kryen këtë kontroll. Bëhet fjalë për laboratorin e EVN-së, por është akredituar nga Instituti për akreditime, përfaqësuesit e të cilit një herë në vjet dalin në teren…
Shumica parlamentare nuk i miratoi ndryshim propozimet e ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, me çka “E Majta” kërkonte të shfuqizohen deklaratat e ambalazheve dygjuhësore të produkteve. Propozimi mori mbështetje nga vetëm katër deputetë, e 22 ishin kundër. Siç thonë nga “E Majta”, ky ligj është në kundërshtim me amendamentin e pestë të Kushtetutës, ndërsa gjithashtu u bëhet padrejtësi prodhuesve dhe kompanive, veçanërisht atyre të pjesës lindore. “Në Gjevgjeli përshembull ka prodhime të cilat kanë etiketa, ambalazhe, deklarata, udhëzime, çertifikata e kështu me radhë në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. E ato produkte i blejnë maqedonasit, grekët, serbët, boshnjakë e…
“Unë kam besim të plotë tek zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe tek puna e tij” kështu u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me akuzat e BDI-së ndaj Mexhitit. Ai i bëri thirje BDI-së dhe të tjerëve që kanë dëshmi t’ia dërgojnë Mickoskit. Ai tha se BDI po vazhdon të merret me mjegulla të ngarkuara me fjalën korrupsion që siç thotë ai ishte emri i dytë i tyre në të kaluarën, ku atributi kryesor ishte qendra tregtare Soravia. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Unë kam një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe të drejtpërdrejtë me zëvendëskryeministrin dhe kam besim të plotë në punën…
Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor (MMJPH) përmes një komunikate me shkrim ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së dhe LSDM-së në adresë të kesaj ministrie. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e MMJPH: E kuptojmë nervozën e binomit BDI-LSDM që vjen pas skandaleve të njëpasnjëshme që po dalin në shesh çdo ditë, dhe që po nxjerr në dritë skandelet dhe keq qeverisjen e tyre. E kuptojmë këtë shqetësim në periudhë kur kjo Ministri dhe kjo Qeveri po zhvillon në pak muaj projekte me buxhete që binomi BDI-LSDM nuk i ka zhvilluar për shumë vite qeverisje të paaftë.…

