“Treguesit ekonomikë dhe faktet për jetën në Maqedoni flasin qartë – standardi i jetesës së qytetarëve është në rënie të vazhdueshme, ndërsa Qeveria nuk po merr masa konkrete për përmirësimin e gjendjes ekonomike. Jo vetëm që nuk po ndërmerr asnjë veprim, por as nuk po pranon asgjë që i ofrohet LSDM-së dhe këto janë masa të dëshmuara për uljen e kostos së jetesës”, tha sot në një konferencë për media, nënkryetare e LSDM-së, Kaja Shukova. Sipas saj, faktet tregojnë se çmimet po rriten disa herë më shpejt se pagat dhe qytetarët mund të përballojnë çdo ditë e më pak. Sipas…
Author: Jeta almakos
Sot, në përkujtim të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë shqiptare, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shprehur vlerësimin e tij për rëndësinë e Kuvendit të Lezhës, mbajtur më 2 mars 1444 nën udhëheqjen e Skënderbeut. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se kjo besëlidhje politike dhe ushtarake mes fisnikëve shqiptarë institucionalizoi bashkimin kombëtar, krijoi një ushtri të përbashkët dhe vendosi themelet e qëndresës për liri dhe mëvetësi. “Sot, duke përkujtuar këtë ngjarje të lavdishme, duhet të reflektojmë mbi mesazhin e saj: uniteti dhe vendosmëria janë çelësi për mbijetesën dhe përparimin e kombit. Ashtu si atëherë, edhe sot…
Kocevski i mbron banditët e LSDM-së nga pasojat ligjore, duke zgjeruar kështu korrupsionin dhe duke bllokuar totalisht gjyqësorin. Për shkak të këtyre procedurave, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor është 2 për qind. Prokurori publik republikan, Ljupço Kocevski, nuk po ndërmerr veprime për raste të rëndësishme përkundër dëshmive publike për aktivitete kriminale dhe korrupsion. Prokurori publik Kocevski duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Gjyqtarët nën kujdesin e LSDM-së po e mbrojnë edhe Filip Andov Sokolin, në vend që të caktojnë paraburgim, thjesht ia kanë konfiskuar pasaportën. A i bëjnë vend atij që të arratiset në këtë mënyrë?”, pyet…
Përplasja e ashpër në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, atij amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit amerikan, JD Vance, ka prekur shumë ukrainas, në mënyra të ndryshme. Disa ndiejnë krenari për udhëheqësin e tyre të luftës, ndërkaq të tjerët e zbutën atë ndiejnë krenarie me shqetësimin në rritje për të ardhmen e raporteve SHBA-Ukrainë dhe çfarë mund të nënkuptojë kjo për luftën trevjeçare të shtetit të tyre kundër Rusisë. Për Andriy Veselovskiy, ish-ambasadorin ukrainas në Bashkimin Evropian, megjithatë emocioni mbizotrues ishte tmerri i pastër. “Më vjen keq pranova të flisja me ju sepse jam në një gjendje shumë…
Volodymyr Zelensky sapo ka mbërritur në Downing Street për një takim me Keir Starmer. Bëhet e ditur se pati brohoritje nga turmat e mbledhura jashtë ndërsa autokolona e presidentit u kthye nga Whitehall. Në momentin që presidenti ukrainas dhe kryeministri britanik u takuan, ata u përqafuan – gjë që po konsiderohet si një mesazh për Shtëpinë e Bardhë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi. Tani të dy udhëheqësit janë drejtuar në Downing Street nr 10 për bisedime që kanë marrë një rëndësi të shtuar pas takimit të Zelenskyt me Trumpin dje. Ndryshe, Zelensky pritet të takohet edhe me Mbretin Charles. Ndërsa pritet…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në kuadër të vizitës në Stamboll ka takuar shkupjanin, Sabri Demiri, këshilltari aktual i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. “Në qytetin e Stambollit, aty ku takohen dy kontinente dhe historia flet me madhështi, pata kënaqësinë të takoja mikun tim, Sabri Demirin. Një shqiptar nga Çairi i Shkupit, një djalë i dheut tonë, i cili, me vizion, punë dhe përkushtim, ka arritur të bëhet një nga këshilltarët më të besuar të Presidentit të Turqisë. Një histori suksesi që nuk vjen rastësisht, por si rezultat i shpirtit shqiptar që nuk ndalet para asnjë sfide. Ky takim nuk…
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, zhvilloi një bisedë telefonike me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova. Të dy diskutuan rëndësinë e një dialogu konstruktiv në nivelin më të lartë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe formatet multilaterale. “Ky dialog është veçanërisht i rëndësishëm si për ndërtimin e një baze të qëndrueshme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, ashtu edhe për përballimin e sfidave rajonale dhe globale që lidhen me sigurinë, luftën kundër terrorizmit dhe migracionin e paligjshëm,” thuhet në deklaratën e zyrës së Radevit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot qëndroi për vizitë pune në Tetovë me ç’rast u takua me kryetarin e Komunës, Bilall Kasamit. Siç u tha nga të dy, kjo vizitë ishte në kuadër të promovimit të sistemit “Safe City”, që do të lehtësoi qarkullimin dhe do të bëjë që qytetarët të ndihen më të sigurtë gjatë lëvizjes nëpër qytet. Toshkovski tha tha se kudo në vend ka mungesë të policëve, por në disa sektorë ka mbingarkesë. “Në ato pozita ku ka punë të vështirë, punë që është në terren, rrezikon jetën që qytetarët të jetojnë të sigurt, aty…
Me datë 28.02.2025 në ora 07:50, zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave kanë arrestuar A.D.(47) nga Velesi. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij në Veles, me vendim gjyqësor të lëshuar më parë, është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhuri ngjyrë kafe. A.D. është ndaluar në stacion policor dhe më pas me urdhër të prokurorit publik është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike Veles. Pas vendimit të gjyqtarit në procedurë paraprake për caktimin e masës së paraburgimit, A.D. është dërguar në Institucionin Korrektues të Burgut Shkup. Më datë 28.02.2025 në ora 13:00, zyrtarët policorë të Drejtorisë…
Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Izet Mexhiti, në vizitën e tij në Turqi u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, që siç tha, riafirmuam partneritetin e fortë midis dy vendeve. Mexhiti tha se gjatë këtij takimi u bisedua për për zgjerimin e bashkëpunimit, por bëri të ditur, se theks të veçantë pati ekonomia dhe investimet “Gjatë vizitës zyrtare në Stamboll, zhvillova një takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, ku riafirmuam partneritetin e fortë midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. Në qendër të bisedës ishte zgjerimi i bashkëpunimit në fusha kyçe, me fokus të…
Nga koalicioni VLEN kanë reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të liderit të BDI-së Ali Ahmetit. Ata vlerësojnë se Ahmeti nga Likova e ka pranuar se përgatit bojkot të zgjedhjeve. “Pasi panë se shqiptarët nuk po bien më pre e gënjeshtrave dhe lajmeve të rreme, pasi u zbuluan me aferat korrupte dhe listat e zeza, BDI po luan kartën e fundit, ata nuk kanë më fuqi të manipulojnë njerëzit me përrallën e sajuar të “deshqiptarizimit” dhe tani janë gati të kryejnë tradhtinë tjetër politike ndaj popullit të vetë, të bojkotojnë zgjedhjet dhe të përpiqen të provokojnë tensione në ditën e…
Youtuberi i famshëm shqiptar nga Shkupi Alaudin Mustafa me emision special “Mirserdhe Ramazan” ku sjell mbresa nga pregaditjet për fillimin e muajit të Ramazanit. Emisioni nuk eshte fetar, por trajton mbresa dhe aspekte sociale dhe kulturore mbi jetësimin dhe pregaditjet që bëhen me rastin e fillimit të këtij muaji. https://www.youtube.com/watch?v=hZu1Kst3sC8

