Author: Jeta almakos

Shmangja e qëndrimit në diell prej orës 11 deri në orën 17, veshja e rrobave të lehta, të gjera në ngjyra të hapura, kapelë dhe syze për diell, si dhe qëndrim në hapësira me ajër të kondicionuar kur ka mundësi, janë vetëm disa nga rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) pas paralajmërimeve për rritjen e temperaturave në vend. Rekomandimet kanë të bëjnë për të gjithë qytetarët, veçanërisht të kategorive më të ndjeshme – persona të moshuar mbi 60 vjet, fëmijë, gra shtatzëna, të sëmurë kronikë, persona me peshë të tepërt, ata me çrregullime mendore dhe qytetarë të cilët janë…

Lexo më Shumë

“Derisa Zaev fitonte miliona, Filipçe personalisht përfitoi nga rishitja 3 herë më e shtrenjtë e qymyrit nga Greqia te ESM nga viti 2022 deri në vitin 2024. Audi Q8 i Filipçe-s, të cilin ai e drejtoi edhe gjatë fushatës zgjedhore, u ble nga kompania që i shiti qymyr ESM-së me çmim 3 herë më të lartë”, thonë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE. Nga VMRO-DPMNE thonë se gjatë krizës energjetike, klani Zaev dhe Filipçe, përmes një skeme kompanish, ia shitën qymyrin ESM-së me çmim tre herë më të lartë dhe fituan, ndërsa qytetarët paguanin fatura më të larta të energjisë elektrike.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me Planin Operativ të miratuar nga Qeveria, vuri në dukje se nga shtatori do të ketë një tjetër thirrje për vetëpunësim të të rinjve. Ai tha se për këtë masë janë planifikuar 40 milionë euro. “Ne kemi miratuar Planin Operativ për punësimin e 16 mijë personave të aftë për punë, por të papunë. Presim që 65% e tyre të jenë të rinj, domethënë bashkëqytetarë tanë deri në moshën 29 vjeç, të cilët, varësisht nëse do të kenë një kompani të bazuar në parimin e…

Lexo më Shumë

Pas Bregzitit, Mbretëria e Bashkuar gjithnjë e më shumë po e përdor portofolin e investimeve si mjet të politikës së jashtme, duke kërkuar të riformulojë rolin e saj global. Një nga shembujt më të fundit të kësaj qasje është partneriteti strategjik me Republikën e Maqedonisë i cili parashikon mbështetje britanike prej 5 miliardë paundë përmes UK Export Finance, shkruan Newsmax-i amerikan. Bashkëpunimi përfshin zhvillimin e disa sektorëve kyç – shëndetësinë, energjinë, transportin dhe infrastrukturën digjitale – dhe ka potencialin të transformojë ekonominë e vendit. “Ky partneritet i mundëson Republikës së Maqedonisë të përdorë përvojën dhe praktikat më të mira të…

Lexo më Shumë

Xheneta Ramush, 20-vjeçarja nga Shkupi, për të cilën TV21 raportoi para disa muajve, ka jetuar me vuajtje të mëdha për shkak të epilepsisë dhe skoliozës – një deformim serioz i shtyllës kurrizore që e ka kufizuar lëvizjen e saj dhe i ka vështirësuar jetën në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo nuk mund të ecë pa ndihmën e dikujt dhe përkujdesja e përditshme i ka mbetur nënës së saj, Aidës, e cila me shumë përkushtim e ka mbajtur përgjegjësi për kujdesin e vajzës. Gjendja e Xhenetës ishte kritike dhe mjekët në Maqedoni nuk i dhanë shpresa për një operacion të suksesshëm, duke…

Lexo më Shumë

Shqipëria u përball këtë të shtunë me Serbinë, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkonin me çdo kusht triumfin, por edhe pse i shkuan shumë afër në minutën e 45-të, ku Rey Manaj humbi një penallti të fituar me mjeshtëri nga Elseid Hysja,m nuk ia dolën dot. Ndeshja kishte rëndësi të veçantë për ecurinë në grup, por përveç kësaj, është pritur me interes të madh edhe për tifozët kuqezi. Por përtej euforisë në shkallët e stadiumit, serbët duket se janë më të favorizuar nga ky rezultat. FORMACIONET Si Sylvinho, ashtu edhe Stojkoviç kanë vendosur për titullarët, teksa nga minuta…

Lexo më Shumë

Tifozat Kuq e Zi kanë dalë me disa fotografi me mbishkrime të ndryshme para ndeshjes se sotme (e shtunë) ndaj Serbisë. Shqipëria do të përballet ndaj Serbisë me fillim nga ora 20:45 në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Botërorin e vitit 2026. Ndeshja që do të zhvillohet në ‘Air Albania’ ka ngjallur interesim të madh nga publiku, por aty pritet që sot të mungojnë Tifozat Kuq e Zi. Pas një përplasje me krerët e FSHF-së sa i përket biletave të shpërndara për tifogrupet e organizuara, ata morën vendimin të mos jenë pjesëmarrës në këtë ndeshje. “Historia nuk harrohet…

Lexo më Shumë

Ajo që po ndodh me procesin evropian është më shumë se sa ngecje, është një padrejtësi. Ideja evropiane nuk duhet të shndërrohet në shantazh bilateral, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në intervistën për Agjencinë e pavarur të lajmeve ballkanike (IBNA), duke theksuar angazhimin e Qeverisë ndaj reformave evropiane në rrugën drejt BE-së, por duke theksuar njëherësh se është koha që Evropa të përballet me pyetjen: vallë rajoni vërtet është pjesë e së ardhmes së saj dhe nëse është kështu, “atëherë dyert duhet të hapen me respekt dhe partneritet, jo me kërkesa dhe kushte të reja”. Intervista e…

Lexo më Shumë

Jo jo prej kësaj nuk ka gjë më. Këtë duhet krejt me e hedhë në tokë. Nuk ka mbetur thuajse asgjë nga të mbjellat e shalqirit dhe duhanit në fshatin Luboten të Shkupit. Breshri befasoi banorët derisa prisnin dhe përcillnin mysafirë për festën e bajramit. “Këtë majën që e ka prishur, këtu mos prit më gjë. Kjo nuk shkon më më lartë. Jo jo, kjo kopil më është. A e sheh, ja edhe këto janë dëmtuar. Eja shihe edhe këta janë thyer të gjitha. Janë dëmtuar sa pesë gjethe. Edhe po të fillojnë të rriten kot se janë të shpuara.…

Lexo më Shumë

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot regjistroi një seri tërmetesh me epiqendër në Republikën e Greqisë. Sipas të dhënave të deritashme, tërmeti është ndjerë në orën 14 e 46 minuta me epiqendër prej 290 kilometra në juglindje të Shkupit, sipas magnitudës së Rihterit prej ML5.2. Siç informojnë nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko natyror, tërmeti është ndje në pjesën juglindore të Republikës me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

Lexo më Shumë

Pasditen e djeshme, respektivisht në ora 16:20, në rrugën rajonale Shkup-Tetovë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku një veturë e tipit BMW me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.XH. (22) nga fshati Semenishtë, komuna e Sarajit, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, bashkudhëtarja V.M. (19) nga i njëjti fshat ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku në ora 17:40 është konstatuar vdekja e saj nga ana e mjekut. “Gjithashtu, lëndime trupore kanë pësuar edhe tre bashkudhëtare të tjera: A.M. (21), A.M. (21) dhe…

Lexo më Shumë

Moti i ligë me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe breshër, dje shkaktoi dëme të mëdha në sipërfaqet bujqësore dhe serrat në fshatrat Murtinë, Ednokuçevë dhe Bosillovë. Banorët thonë se dëmet më të mëdha janë në serra, të cilat nga era e fuqishme janë rrënuar, ndërsa një sipërfaqe më e madhe është përmbytur. Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, përmes profilit të tij në Facebook informoi se menjëherë është formuar Komision për vlerësimin e dëmeve në fshatin Murtinë dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë pësuar dëme, nga e hëna t’i paraqesin ato në Komunë.

Lexo më Shumë