Izraeli nuk po u kërkon Shteteve të Bashkuara të shkojnë në luftë, tha të dielën presidenti izraelit Isaac Herzog, pasi SHBA-të bombarduan vendet bërthamore në Iran në mbështetje të Izraelit. “Ne nuk po e zvarritim Amerikën në një luftë”, tha Herzog për kanalin televiziv amerikan CNN. Ai tha se Izraeli ka qenë i qartë se po ia lë vendimet presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe se vendimi i Uashingtonit për të ndërhyrë në konflikt lidhet me interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së. Lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të luftës, Herzog shtoi: “Ne nuk kemi ndërmend dhe nuk i kërkojmë Amerikës…
Author: Jeta almakos
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj propozimligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke e cilësuar atë si “vulë e nënshtrimit” dhe një përpjekje të dështuar për të mashtruar qytetarët gjatë fushatës (para)zgjedhore. Sipas Llogës, ky ligj nuk është asgjë tjetër veçse një “gomë shpëtimi” për VLEN-in dhe VMRO-në që po përpiqen ta paraqesin si avancim të përfaqësimit. “Me këtë zgjidhje rikthehet, në formë tjetër, Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit, që ishte zëvendësuar me sukses me mekanizmat e rinj institucionalë”, thekson Lloga. Ai shton se propozimi është një “grumbull parimesh doktrinare dhe të pazbatueshme në praktikë”, për…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i bën thirrje qeverisë kineze të ushtrojë presion mbi Iranin që ta mbajë të hapur Ngushticën e Hormuzit. Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të dielën: “Njerëzit e parë që duhet të zemërohen për këtë janë qeveria kineze, sepse nafta e tyre kalon andej. Ata duhet të jenë të parët që thonë se, nëse minojnë Ngushticën e Hormuzit, kinezët do të paguajnë një çmim të madh dhe çdo vend tjetër në botë për rrjedhojë. Edhe ne do ta paguajmë…
Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, ka bërë të ditur se për herë të parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, në vitin 2001, të drejtat e shqiptarëve dhe të bashkësive të tjera po mbrohen në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar përmes një Ligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat, i cili është në përgatitje për miratim qeveritar. Në një postim në Facebook, Fetai theksoi se ky ligj historik parashikon jo vetëm përfaqësim proporcional të të gjitha bashkësive në institucionet publike, por edhe mekanizma të qartë për zbatim dhe mbikëqyrje politike, të cilët kanë munguar për dy dekada. “Ligji parasheh: • Përfaqësim…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian, duke shprehur mbështetje të plotë për veprimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Në një deklaratë të fortë, Rama thekson se Irani nuk është thjesht një shtet tjetër me ambicie bërthamore apo një diktaturë klasike, por një teokraci e rrezikshme, që për dekada ka përdorur një retorikë apokaliptike, duke e cilësuar botën e lirë si “satanike” dhe duke thirrur hapur për zhdukjen e saj. “Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As vetëm një diktaturë me ambicie për armë bërthamore.…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar Memli Krasniqi për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).Ail Ahmeti ka thënë se e vlerëson guximin e Krasniqit për të marrë përgjegjësi në një kohë sfiduese. Tutje ka shtuar se BDI e PDK i bashkojnë vlerat themelore të demokracisë, lirisë, shtetndërtimit dhe aspiratës për integrimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.“Me përzemërsi të veçantë të uroj për rizgjedhjen si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në një proces demokratik që reflekton pjekurinë politike dhe vlerat që përfaqëson PDK-ja në skenën politike të Kosovës.…
Pas ri-mbylljes së sotme të hapësirës ajrore izraelite dhe Aeroportit “Ben Gurion” në Tel Aviv, të gjitha fluturimet për në dhe nga Izraeli u anuluan. Fluturimet pritet të rifillojnë gjatë ditës, varësisht nga situata e sigurisë, njofton Ministria e Punëve të Jashtme. “Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, gjithsej 11 shtetas të vendit aktualisht presin evakuim me fluturim nga Tel Avivi. Kjo mund të realizohet në ditët në vijim, varësisht nga zhvillimi i situatës së sigurisë. Si alternativë, ekziston mundësia e evakuimit me det, me anije nga Ashdodi në Limasol (Qipro),…
Parlamenti i Teheranit ‘ka arritur në përfundimin se ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare’. Këto janë fjalët e gjeneralit të Gardës Revolucionare, Esmail Koësari, anëtar i komisionit për Sigurinë Kombëtare në Parlament, të cilat i ka raportuar televizioni iranian Press TV. Ngushtica e Hormuzit është një rrugë strategjike për transportin e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror. Si një “korridor detar” midis Iranit dhe Omanit, ajo lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe detin Arabik.
Në një atmosferë të qetë, por të mbushur me përqendrim dhe strategji, klubi “Anpasan”gjatë ditës së sotme ka zhvilluar turneun e pestë me radhë të shahut, në Kodrën e Diellit nën organizimin e shoqatës kulturore Vizioni M. Ky aktivitet tashmë është kthyer në një traditë për adhuruesit e këtij sporti intelektual, duke mbledhur shahistë të të gjitha moshave dhe niveleve nga vende të ndryshme si Maqedonia e Veriut, Kosova Shqipëria e Bullgaria. Nazmidin Imeri, organizator “Grupi i shahut kësaj radhe mban turnirin e 5 me radhë i cili është tradicional, po këtë vit si turnir është më masovik, në Maqedoni…
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka shprehur shqetësim të thellë për sulmin e SHBA-së ndaj centraleve bërthamore të Iranit, si dhe ka paralajmëruar se kjo mund ta përshkallëzojë konfliktin rajonal në një krizë globale, transmeton Anadolu. Sulmi i SHBA-së ndaj centraleve bërthamore të Republikës Islamike të Iranit më 22 qershor ka maksimizuar rrezikun që kemi theksuar vazhdimisht, përshkallëzimin e konfliktit dhe destabilizimin e mjedisit të sigurisë”, tha ministria turke. Ankara tha se është “thellësisht e shqetësuar” për pasojat e mundshme të operacionit që shënjestroi centralet bërthamore të Iranit. “Këto zhvillime mund ta çojnë mosmarrëveshjen rajonale në një nivel…
VLEN e dënon ashpër përpjekjen hipokrite të Bujar Osmanit dhe Arbër Ademit për të bllokuar dhe përçmuar procedurën për miratimin përfundimtar të Ligjit për përfaqësim të drejtë. Është e qartë se ata kanë diçka kundër të drejtës kushtetuese të shqiptarëve, të cilën BDI kurrë nuk e realizoi. Po bëhet gjithashtu e qartë se pikërisht njerëzit e BDI-së janë të vetmit që humbin kur vendoset rend dhe sistem meritokracie, sepse Bujar Osmani e punësoi gruan në AEK, ndërsa motrën në M-NAV, në vende pune ndër më të paguarat, ndërsa Arbër Ademi i siguroi vëllait të tij pagë universitare. Derisa ata dhe…
Maqedonia po përballet me krizë ekonomike që nuk është parë prej dekadash. Kostoja e jetesës po bëhet e padurueshme, dhe qytetarët mbeten vetëm përballë tronditjes së madhe të çmimeve, rënies së fuqisë blerëse dhe luksit të zyrtarëve”, tha lideri i LSDM-së, Venko Filipce në forumin “Maqedonia e poshtëruar – Një vit qeverisje”. “Ajo që rëndon më shumë është situata e padurueshme ekonomike dhe kostoja e vështirë e jetesës. OBRM-PDUKM dhe ZNAM e kanë zhytur vendin në një krizë ekonomike, kanë ngadalësuar rritjen e pagave dhe i kanë lënë tregtarët dhe njerëzit e fuqishëm të bëjnë çfarë të duan me çmimet.…

