Në orët e pasdites në fshatin Grushinë, pranë Haraçinës, ndodhi një autobus i NQP u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht. Zjarri shpërtheu papritur, dhe brenda një kohe të shkurtër flakët përfshinë të gjithë automjetin. Ekipet e zjarrfikësve reaguan shpejt në vendngjarje, dhe arritën ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
Author: Jeta almakos
Zjarri në Gërçishtë të Vallandovës, i cili shpërtheu dje pasdite, sot në mëngjes përsëri është aktivizuar i nxitur nga era e fuqishme dhe e nxehtë dhe për momentin është kapluar sipërfaqe e madhe me çka zjarri është shpërndarë në dy krahë prej të cilëve njëri lëviz drejt fshatrave Kazan Doll dhe Furka, ndërsa i dyti drejt komunës Bogdanci, njoftuan sot pasdite nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar më shumë se 50 persona, ndërsa kryetari i Vallandovës, Pero Kostadinov ka kërkuar mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit, por siç informojnë nga QMK ishin njoftuar…
Ministri izraelit i Drejtësisë, Yariv Levin pretendon se “ka ardhur koha për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe se kjo mundësi nuk duhet humbur”, transmeton Anadolu. Sipas mediave lokale, Levin u takua me Yossi Dagan, një nga udhëheqësit e izraelitëve që uzurpojnë tokat palestineze në Bregun Perëndimor. Gjatë takimit, Levin foli për “aneksimin” e Bregut Perëndimor nga Izraeli. “Mendoj se kjo periudhë, përtej problemeve aktuale, është një mundësi historike që nuk duhet ta humbasim”, tha ai. Pasi tha se “ka ardhur koha për aneksimin” e Bregut Perëndimor, Levin theksoi se kjo çështje “duhet të jetë në krye…
Ministri i Administratës publike, Goran Minçev sot ka goditur sërish partnerët shqiptarë të koalicionit, Mexhitin, Kasamin dhe Ibrahimin. Në konferencë për shtyp në një vit qeverisje, Minçev sot paralajmëroi se në të ardhmen punësimet në administratën publike do të bëhen vetëm sipas numrit të banorëve “rezident” nga regjistrimi i vitit 2021 të popullatës edhe pse metodologjinë e ndarjes në “rezident” dhe “jo rezident” e shfuqizoi Gjykata Kushtetuese. Aleanca për Shqiptarët paralajmron se me deklarimin e sotëm të Minçevit i cili vjen nga paria “ZNAM”, përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucionet publike gjatë punësimeve të ardhshme në vend të 29,5% do të…
Nënkryetari i BDI-së dhe kandidati i mundshëm i Frontit Kombëtar për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rexhepi ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për kontributin e ndërsjellë në forcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërshtetërore. “Sot takova ambasadorin e Shqipërisë, z. Denion Meidani. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona dhe kontributin që ne mund të japim për zhvillimin dhe avancimin e këtyre…
Deklarata e djeshme e komisioneres për zgjerim të BE-së, Marta Kos, në të cilën ajo tha se identiteti lidhet me traditën përmes manastireve si dhe ushqimeve tradicionale, ka shkaktuar një valë reagimesh, në disa raste të vlerësuara edhe si fyese. Kjo vjen para paralajmërimeve të eurodeputetëve bullgarë se në seancën e ardhshme të Parlamentit Europian do të dorëzojnë amendamente për identitetin dhe gjuhën maqedonase me shtesën “moderne”. Pas reagimit të djeshëm të kryeministrit Mickoski, sot reagoi edhe ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, i cili tha se është për të ardhur keq që në shekullin 21 ende vihet në…
Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi ka informuar se në mbledhjen e 88-të të Qeverisë, e cila u mbajt dje, gjashtë ministritë resore të përfshira në nënprogramin për grantet kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale – i njohur si AA, dorëzuan para Qeverisë propozim-vendime për projektet e komunave që i kishin përmbushur kushtet e përcaktuara në vetë thirrjen publike. “Ky nënprogram paraqet një instrument të rëndësishëm për mbështetjen e komunave dhe forcimin e tyre institucional dhe infrastrukturor, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, ka thënë Azizi. Ajo ka njoftuar se në kuadër të fazës së dytë, janë miratuar…
“Ky bashkëpunim do të përfshijë zhvillimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe eksplorimin e fushave të tjera të interesit të ndërsjellë në arsim dhe kërkim shkencor.” – theksoi Rektori i UEJL, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti. Ceremonia zyrtare e nënshkrimit u zhvillua më 1 korrik 2025 në kampusin e UEJL në Tetovë, gjatë vizitës së parë të znj. Kathy Harvey – Associate Dean për Rrjete Globale dhe Inovacion në Saïd Business School. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UEJL, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe nga Prof.Dr. Hyrije Abazi-Alili, Dekane e Fakultetit të…
Lënda në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls”, e formuar nga Prokuroria Themelore Publike – Koçan, sot u transferua nga Gjykata Themelore Koçan në Gjykatën Themelore Penale Shkup, në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme të RMV-së, me të cilin përcaktohet se gjykata e Shkupit është kompetent për të vlerësuar aktakuzën. Siç kumtuan nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, Gjykata Themelore Penale e Shkupit është përcaktuar si kompetente për procedurën, dhe në këtë drejtim, aktakuza e paraqitur, në përputhje me sistemin AKMIS, do t’i shpërndahet një këshilli për vlerësimin e aktakuzës, i cili më pas do t’ua dorëzojë aktakuzën të…
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën bashkë rrugën e integrimit për në BE, por rrugës u ndanë dhe Shqipëria është afruar me BE-në shumë. Sipas gazetarit Mentor Nazarko përveç reformave që ka bërë shteti shqiptar, kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë. Në specialen e ditës në TV Shenja Nazarko u shpreh se në kuptimin gjeostrategjik, Shqipëria fitoi sepse BE synon që të japë mesazhin e qartë të zgjerimit me çdo kusht. Ndërsa në pikëpamjen e detyrave të shtëpië për Shqipërisë theksoi se, BE ka pasur konsideratë se Shqipëria nuk ka problem me bashkëjetesën etnike, nuk ka probleme me reformat e…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi duke folur për të dhënat e fundit të inspektoratit shtetëror të tregut për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, paralajmëroi masa rigoroze për tregtarët, nëse siç tha ai, pas publikimit të të dhënave nga enti shtetëror I statistikave konstatohet se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka vazhduar edhe në muajin qershor me tempon e njejtë si në muajin maj. BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS “Në ditët e ardhshme presim që të na vijë raport për çmimet edhe për muajin qershor, I prsim edhe të dhënat nga enti shtetëror I statistikave,…
Sahat Kulla është një nga zonat ku po realizohet një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore të këtij viti . Sot isha në terren për të ndjekur nga afër punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik – një projekt kapital që do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve . Ky investim prej 1 milion euro po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të programit “100 milion euro për komunat”. Punimet po zhvillohen sipas planit dhe janë mirëpritur nga komuniteti lokal, i cili ka qenë mbështetje…

