Author: Jeta almakos

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka apeluar deri tek Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), komisioneve komunale zgjedhore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që të vazhdojnë të sigurojnë qasje të papenguar dhe kushte pune për gazetarët dhe punonjësit mediatikë në të gjitha vendvotimet. Ky apel vjen pasi gjatë mëngjesit në SHGM janë raportuar disa raste të pengimit të punës së ekipeve gazetareske: “Shkup (Komuna Karposh, VV 2626): Gazetares Elida Zylbeari iu tentua t’i merrej telefoni dhe u trajtua në mënyrë të papërshtatshme nga zëvendëskryetari i komisionit, pas së cilës ndërhyri MPB-ja, për çka do t’i kërkojmë KSHZ-së të ndërmarrë…

Lexo më Shumë

Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në vendvotimin nr. 2938, në ambientet e Shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çair. Sipas informacioneve nga terreni, arrestimi ka ndodhur gjatë një pauze, në momentin kur personi i përfshirë kishte dalë jashtë për të pirë një cigare. Kryetari i komisionit zgjedhor në këtë vendvotim ka deklaruar se nuk ka ende informacion zyrtar për arsyet e arrestimit, ndërsa procesi i votimit ka vazhduar normalisht. Autoritetet kompetente pritet të japin detaje në orët në vijim. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar ndërsa pesë janë thirrur në bisedë informative në polici në lidhje me veprën penale blerje të votave gjatë zgjedhjeve. “Në orën 09:00 në rrugën ‘Dabinqka’ në Prilep, zyrtar policor nga Prilepi në lidhje me veprën ‘blerje të votave gjatë zgjedhjeve’ kanë privuar nga lirai B.H (72) dhe D.S (36), që të dy nga Krusheva. Në lidhje me të njejtën ngjarje, në stacionin policor Prilep janë ftuar edhe S.A (28), M.A (31), SH.A (40), D.A (22) dhe Xh.A (36) nga Krusheva me vendndodhje në Prilep”, thonë nga MPB, përcjell SHENJA. Poashtu janë regjistruar disa denoncime për agjitim…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Shkupit, Bashkim Bakiu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime, duke theksuar rëndësinë e votës si akt qytetar dhe demokratik. “Realizojmë të drejtën e votës! Deri në orën 7, dilni familjarisht dhe ushtroni të drejtën tuaj qytetare për të ardhmen e fëmijëve tanë,” shkruan Bakiu. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët e vendit, e veçanërisht për shkupjanët, për një fushatë që, sipas tij, ka qenë dinjitoze, e drejtë dhe demokratike. “Ta përfundojmë edhe këtë ditë me dinjitet,” përfundon mesazhin e tij kandidati i VLEN për Shkupin.

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje: E drejta për të votuar është themeli i demokracisë. Me votën tuaj, ju përcaktoni të ardhmen që dëshironi për veten dhe për të tjerët. Sot, dilni dhe votoni me përgjegjësi. Çdo votë ka peshë. Çdo qytetar ka rëndësi. Ai thekson rëndësinë e pjesëmarrjes aktive dhe vendimmarrjes së qytetarëve për të ardhmen e komunitetit.

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka dhënë votën e tij dhe ka ndarë një mesazh motivues në rrjetet sociale: “ Sot votova! Por këtë herë… ndryshe. Jo vetëm me mendje, por me shpirt. Ju ftoj me gjithë zemër Dilni dhe votoni! Për një Gostivar të transformuar, për një Gostivar të të gjithë qytetarëve! Zëri yt ka FUQI! Vota jote ka PESHË! Sot është koha të vendosim për të ardhmen që e meritojmë!” Mesazhi i tij është shpërndarë në shqip, maqedonisht dhe turqisht, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të gjithë qytetarëve në zgjedhje…

Lexo më Shumë

KSHZ njofton se dalja në votim deri orën 13:00 është 20.12% përqind, shkruan Telegrafi Maqedoni. Më shumë dalje ka në komunat Bogdanci me 27.31%, Vevçani me 33.76, Gradsko me 26.01%, Demir Kapija 29.25%, Çashka 40.74%. Dalje më të vogël ka në Veles 19.13. Vrapçisht 7.23%, Gazi Babë 18.97%, Gostivar me 11.66, Dibra me 13.87, Zhelinë 17.19%./Telegrafi/

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje gjatë heshtjes zgjedhore janë regjistruar 20 shkelje të cilat janë denoncuar nga qytetarët. “Gjatë heshtjes parazgjedhore, nga 18.10.2025 deri në orën 07:00 të datës 19.10.2025, pra deri në hapjen e vendvotimeve, u regjistruan 20 njoftime për shkelje të heshtjes zgjedhore, nga të cilat gjashtë në zonën e SPB Shkup, katër në zonën e SPB Kumanovës, pastaj tre në SPB Veles, nga dy ngjarje në zonën e SPB Ohër, SPB Shtipit dhe SPB Manastirit dhe një në zonën e SPB Strumicë. Pas marrjes së masave, njoftimet për 15 ngjarje nuk u konfirmuan. Përveç kësaj, 47 postime u…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, në një deklaratë për media u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, raporton SHENJA. “Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës,” tha ministri Toshkovski. Ai informoi se procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa të mëdha dhe në përputhje me standardet demokratike. Deri në momentin e deklaratës, vetëm një vendvotim në një fshat të vogël…

Lexo më Shumë

Mijëra palestinezë të zhvendosur vazhdojnë të strehohen në tenda të ngushta dhe të mbipopulluara në zonën bregdetare Al-Mawasi në qytetin Khan Younis në Gazën jugore, raporton Anadolu. Pamjet me dronë tregojnë strehimore të improvizuara të stërmbushura, teksa familjet përpiqen të mbijetojnë mes shkatërrimit të përhapur dhe ndihmës së kufizuar humanitare në enklavën e rrethuar. Banorët përballen me kushte të vështira të jetesës, me strehim, ushqim dhe ujë të pamjaftueshëm, duke e nxjerrë në pah krizën humanitare të vazhdueshme të shkaktuar nga bllokada dhe gjenocidi izraelit. Marrëveshja e armëpushimit në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit u arrit javën e kaluar, bazuar…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani ditë më parë priti në takim Emira Selimin themeluesen e Bibliotekes Linkest të Manastirit pas takimit ambasadori dhuroi dhjetra abetare të unifikuar për nxënësit shqiptarë të Manastirit. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme ka nisur shpërndarja e abetareve të unifikuar për nxënësit shqiptarë të Manastirit. “Nga ambasadori i Shqipërisë, ashtu si fëmijët e tjerë, edhe Isaku mori abetaren dhe fletoren e punës ”, thuhet në postimin e Bibliotekës Linkest. “Edhe Erina u gëzua pafund me abetaren dhe fletoren e punës që ia dhuroi ambasadori. Faleminderit, ambasador, që gëzove…

Lexo më Shumë