Tridhjetë vjet më parë, në Pekin, kombet e botës bënë një premtim solemn: të avancojnë të drejtat e grave si të drejta të njeriut, të arrijnë barazinë gjinore dhe të fuqizojnë çdo grua dhe vajzë që të jetojë e lirë nga dhuna, diskriminimi dhe shtypja, tha Presidentja. Davkova, duke iu drejtuar takimit të nivelit të lartë që shënon 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë, e cila po mbahet sot në New York si pjesë e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Siljanovska-Davkova shtoi se Deklarata dhe Platforma për Veprim e Pekinit mbeten një…
Author: Jeta almakos
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi ka njoftuar dorëheqjen nga posti i Myftiut të Tetovës, pas një mbledhjeje të rregullt të mbajtur më 19 shtator 2025 nga organi vendimmarrës i Myftinisë. Përveç dy anëtarëve që mungonin, të gjithë pjesëtarët e tjerë të këtij organi gjithashtu kanë dhënë dorëheqje. Në deklaratën e tij, Nesimi thekson se ky vendim është marrë me vetëdije të plotë dhe me ndjenjë përgjegjësie, me qëllim ruajtjen e unitetit dhe harmonisë brenda komunitetit mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai shpreh mirënjohje për bashkëpunëtorët e sinqertë, institucionet arsimore e fetare, si dhe për ambasadat që kanë mbështetur…
Në margjinat e mbledhjes së 80-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, sot u mbajt takimi i parë i ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës Adriatiko – Joniane (NAJ) – ngjarje e cila përfaqëson moment historik dhe konfirmim për përkushtimin e përbashkët drejt bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian dhe multilaterizmit konstruktiv. Siç bënë të ditur nga MPJTJ, takimi ishte organizuar nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila e mori rolin njëvjeçar të kryesueses me NAJ për periudhën 2025–2026. Në fjalimin e tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski,…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender për uniforma të reja për të zëvendësuar uniformat e vjetra të Policisë. Sipas MPB-së, uniformat aktuale janë jopraktike dhe jofunksionale, prandaj do të zëvendësohen me të reja, moderne, cilësore dhe funksionale, sipas modelit të policive evropiane. Në një proces që është plotësisht transparent dhe i përgjegjshëm, Ministria ka zhvilluar një dialog teknik me madje 13 kompani të interesuara me ç’rast janë marrë në parasysh të gjitha sugjerimet dhe propozimet. Ministria bën thirrje të paraqiten në tender të gjitha kompanitë e interesuara dhe në afatet e përcaktuara për të mundësuar promovimin e…
Zgjedhjet lokale po shndërrohen në fushatë për zgjedhjet parlamentare. Deklaratatë të një dite më parë të kandidatit nga koaliconi VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, i cili tha se kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, nuk e ka mendjen për Çairin, por tek qeveria, i ka komentuar sot Osmani. Ai publikisht ka sfiduar Mexhitin, që siç tha, të bëhet betim ligjor që nuk do ta lëshojnë pozicionin e kryetarit të komunës deri në fund të mandatit. BUJAR OSMANI, KANDIDATI I AKI-SË, PËR KOMUNËN E ÇAIRIT “Unë nuk e kam Çairin plan B ose…
Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës, duke tronditur opinionin publik. Familjarët e të ndjerës akuzojnë mjekët për trajtim të gabuar dhe për faktin se nuk e kanë transferuar në kohë drejt Shkupit për kujdes më të avancuar. Sipas dëshmive të familjarëve, gjendja e vajzës ishte përkeqësuar shpejt, por ekipi mjekësor nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme për ta nisur menjëherë në një qendër më të specializuar. Ndërkaq, drejtori i spitalit të Tetovës Erzen Elezi, ka dhënë detaje në lidhje me rastin e vdekjes së 7-vjeçares në repartin e Pediatrisë. Ai tha se pacientja 7-vjeçare…
Shumica e personave nga Maqedonia e Veriut që janë futur në listën e zezë amerikane, kryesisht për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe ndikim mbi gjyqësorin, vazhdojnë të jenë aktivë në politikë dhe biznes. Sanksionet duket se kanë ndikuar në rënien e besueshmërisë, por rastet e zgjidhjes gjyqësore të aferave korruptive janë të rralla. Më shumë se katër vjet më parë, lumi Drini i Zi në Strugë, në orët e mbrëmjes, papritur u bë shumëngjyrësh, duke ndryshuar ngjyrën e rrjedhës në blu, jeshile dhe të kuqe. Pamjen e re e fitoi falë ndriçimit anësor dhe atij nënujor përgjatë lumit. Mbrëmjen…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se inteligjenca artificiale lufton burokracinë, pasi është e aksesueshme gjatë gjithë kohës. Rama më tej deklaroi se inteligjenca artificiale garanton ndarjen e drejtë të granteve. “Është një platformë e cila do të aksesojë të gjitha Startup-et që do të marrin grante përmes inteligjencës artificiale. Pra të gjithë aplikuesit do të shohin nëse janë fitues dhe arsyet pse nuk kanë fituar dhe cilat janë arsyet pse kanë fituar të tjerët. Pra është një proces që lufton burokracitë. Pra fillimi i burokracisë është që thotë jo, hajde nesër. Por kjo nuk të thotë jo, pasi nuk ka…
Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani thotë se kreu i VMRO-DPMNE-së, kryeministri Hristijan Mickoski, në njërën anë u dërgon atyre emisarë për të rikonfiguruar qeverinë pas zgjedhjeve lokale, ndërsa nga ana tjetër, në publik, me kërkesë të partnerëve nga VLEN, thotë diçka tjetër. Osmani u shpreh i bindur se pas zgjedhjeve lokale do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Vetë ai i ka parë anketat e fundit që është 3 me 1. Mirëpo përgjigja jonë është e njëjtë, edhe nëpërmjet emisarëve që i dërgon, edhe publikisht. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen monedhë e tregtisë që dikush të…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklatatave të kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga BDI thonë se Mickoski dhe VLEN kanë frikë nga rezultatet që i presin më 19 tetor, prandaj nga BDI thonë se pas zgjedhjeve lokale, VLEN-i do të mbahet mend vetëm si projekt ekspetimental i OBRM-PDUKM-së për nënshtrimin e shqiptarëve. “Çdo ditë që përsërit se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, Mickoski në fakt pranon një të vërtetë të hidhur: se është i vetëdijshëm për disfatën e pashmangshme që e pret projektin e tij politik dhe…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka njoftuar të dielën njohjen e shtetit palestinez. “Sot, për të ringjallur shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës”, ka thënë ai. Australia sapo ka njoftuar gjithashtu njohjen e shtetit palestinez, duke iu bashkuar Kanadasë. Njohjen pritet ta bëjë edhe Britania e Madhe të dielën. Njohjet vijnë një ditë para mbajtjes së Asamblesë së përgjithshme të OKB-së të hënën në New York, ku pritet që liderët kryesorë botërorë të flasin rreth Palestinës. Kanadaja e ka njohur shtetin e Palestinës.…
Tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vazhdon t’i përplas dy kandidatët që i janë futur garës për kryetar të Çairit. Bujar Osmani nga Aleanca Kombëtare për Integrim thotë se kryeministri Mickoski ndryshe flet në opinion, ndryshe vepron në prapaskenë. Osmani edhe njëher përsërit tezen se VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski vazhdojnë tu dërgojnë “emisarë” për pajtim dhe përgatitje që pas zgjedhjeve, AKI të bëhet pjesë e Qeverisë. Osmani i bindur tha që pas lokaleve, menjëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. BUJAR OSMANI – KANDIDAT PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË ÇAIRIT “Ai i di rezultatet, i ka pa anketat e fundit,…

