Author: Jeta almakos

Dy helikopterë të Gardës Kombëtare në Utah, janë rrëzuar të martën në afërsi të një pushimoreje – përkatësisht resortit të njohur ku shumë skiator e vizitojnë. Fjala është për helikopterët luftarak UH-60 Black Hawk, që i përkasin Gardës Kombëtare të Utah, që u rrëzuan gjatë një stërvitje jo larg pistave të skijimit në Snowbird, transmeton Telegrafi. Sipas informacioneve zyrtare, në aksident nuk ka të lënduar apo vdekur. E gjithçka ndodhi në afërsi të Minereal Basin në Snowbird – 50 kilometra larg Salt Lake City. Disa teleferikë të montuar në këtë zonë kanë kapacitetet që të transportojnë mbi 17 mijë skiatorë…

Lexo më Shumë

Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj ka marrë vendim që nga sot ta ngrit pagën minimale në kompaninë e tij. “…marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€”. Postimi i plotë: Si pjesëtar i komunitetit të biznesit në vend nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend! Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut. Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e…

Lexo më Shumë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka sot kanë realizuar takim në Klubin e Deputetëve. Pas takimit, dy ministrat dhanë edhe deklarata për shtyp, ndërkaq ministri kosovar Damka për një moment prej gjuhës shqipe padashje kalon në serbisht edhe përkundër faktit se kishte përkthyes të angazhuar. Ndryshe, qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive në zbatimin e projekteve për zhvillim rajonal dhe për shkëmbim të përvojave në funksion të përforcimit të kapaciteteve administrative.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, policia dhe institucinet tjera kanë arrestuar 10 persona dhe ka konfiksuar 40 kilogramë marihuanë në vlerë prej mbi 200 mijë eurove. Sipas policisë, krahas pjesmarrjes së shtetasve të Maqedonisë, në këtë grup kriminal ndërkombëtar ka pasur shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë të cilët janë të përfshirë në tregti ilegale me drogë dhe kanë transportuar transportin e marihuanës nga Shqipëria përmes Kosovës në Maqedoninë e Veriut për të përfunduar në Turqi. Nga policia shtojnë se në fshatin Sopishte nga policët janë ndaluar dy automjete, e drejtuar nga S.F dhe B.F,…

Lexo më Shumë

Nga qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Ukrainë, 13 prej tyre kanë kërkuar ndihmë nga Ambasada e Maqedonisë në Kiev. Ambasadori i RMV-së në Ukrainë Krum Efremov, për TV21 tha se një shtetas i Maqedonisë është në Luhansk, por ai është i sigurt, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ambasadori apeloi për këdo që ka nevojë për ndihmë të kontaktojë ambasadën. Ai thotë se situata në Ukrainë për momentin është e qetë dhe siç thotë ai, ka apel nga autoritetet që gjithçka të zgjidhet në rrugë diplomatike.

Lexo më Shumë

Në orët e pasdites të së premtes së kaluar, policë të shumtë ishin përgatitur për të kryer një ndërhyrje në një mulli në fshatin Shirokë të Suharekës. Njësiti për hetimin e narkotikëve në Prizren kishte marrë informacione se në një objekt disakatësh që funksiononte si mulli po zhvillohej veprimtari ilegale kryesisht i rritjes së bimëve narkotike dhe përgatitjes së drogës për treg. Prokuroria e Prizrenit kishte udhëzuar hetuesit policorë që të ndërmerrnin të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar rastin dhe informacionin e marrë. Në hetimin e rastit u vunë në dispozicion edhe masa të fshehta për të siguruar…

Lexo më Shumë

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia, duke e krahasuar atë me Kosovën. Ai tutje shtoi se situata me Ukrainën mund të konsiderohet e mbyllur pas njohjes së rezultatit të referendumit në Krime. “Gjëja e parë që çdonjëri duhet të bëjë është të njohë vullnetin e njerëzve që jetojnë në Sevastopol dhe Krime. Kam folur shumë herë dhe do ta theksoj sërish: Pse është më keq kjo se ajo që ndodhi në Kosovë? Nuk është assesi. Vetëm se atje vendimi u mor nga parlamenti e këtu në një referendum kombëtar”, ka…

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka anuluar takimin me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Udhëheqësit kishin planifikuar të takohen të enjten. Ky ndryshim plani ka ardhur pasi Rusia tashmë ka filluar pushtimin e Ukrainës. “Javën e kaluar, unë rashë dakord të takoj ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov këtë javë, më 24 shkurt, për të diskutuar shqetësimet përkatëse të vendit tonë për sigurinë evropiane. Por vetëm nëse Rusia nuk do të pushtonte Ukrainën. Tani që shohim se pushtimi po fillon dhe Rusia e ka bërë të qartë refuzimin e saj me shumicë të diplomacisë, nuk ka kuptim të vazhdohet me…

Lexo më Shumë

Tanket ruse hynë në errësirë në Ukrainën lindore pa gdhirë dita e martë, duke pretenduar se janë në një mision paqeruajtës dhe me qëllimin për të mbrojtur dy republikat e vetëshpallura, të cilave Moska u dha formë tetë vite më parë dhe që tashmë i njohu si shtete të pavarura. Por, pas një fjalimi luftarak që zgjati 56 minuta, gjatë të cilit udhëheqësi rus mohoi edhe vetë ekzistencën e një vendi të quajtur Ukrainë, pak njerëz në Kiev kishin ndonjë dyshim se autokolonat e tankeve herët apo vonë do të shkojnë përtej rajonit Donbas të Ukrainës dhe se vendimi i…

Lexo më Shumë

Thellimi i krizës në Ukrainë mund të ketë ndikim në tregjet ndërkombëtare, gjë që mund të ketë ndikim edhe në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë zyrtarët dhe njohësit në Shkup. Ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Besimi, tha se përshkallëzimi i krizës në Ukrainë, pasi Rusia njohu dy rajonet lindore Luhanskun dhe Donjeskun si entitete të pavarura, mund të ketë ndikim veçmas në fushën e energjisë. “Varet nga ndikimi mbi tregjet në Evropë në fushën e energjisë, i cili tashmë është ndierë. Mund të jetë më keq nëse ndodh diçka, nëse situata përshkallëzohet dhe çmimet rriten. Përshkallëzimi tjetër mund të…

Lexo më Shumë

13 produkte ushqimore bazë nga 1 marsi do të pësojnë ulje të çmimit, paralajmëron Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Të ketë ulje çmimesh e nëse nuk ka do të përforcohen kontrollet”, tha Bekteshi. Qeveria me rekomandim të Ministrisë së Ekonomisë ka marrë vendim për vendosjen e marzhave për import të disa produkteve ushqimore me qëllim parandalimin e rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë. “Përcaktohet marzh më i lartë tregtar deri në 5 për qind të çmimit të shitjes të përllogaritur në tregtinë me shumicë, respektivisht deri në 10 për qind të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë, si…

Lexo më Shumë

Nuk vonoi shumë që frika se përshkallëzimi i krizës mes Rusisë dhe Ukrainës mund të shkaktojë ndërprerje apo çrregullime të furnizimit, të ndikonte mbi çmimin e naftës dhe gazit. Kuotimi i tyre është në rritje e gjatë ditës së sotme, çmimi i naftës së papërpunuar Brent, pika ndërkombëtare e referimit, mbërriti  99.38 dollarë për fuçi – niveli më i lartë në shtatë vjet. Luhatjet erdhën menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin, njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck, si entitete të pavarura. Paskësaj, Putini urdhëroi dhe vendosjen e trupave ruse atje. Disa vende perëndimore kanë kërcënuar me…

Lexo më Shumë