Ekonomia botërore hyri në vitin 2022 me inflacion të lartë, borxhe të larta të sektorit privat dhe publik, si dhe ndërprerje të zinxhirit furnizues në të gjithë botën. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ndajë fatin e ekonomisë botërore, e veçanërisht atë të Evropës. Ekonomia e Maqedonisë së Veriut është e vogël, e hapur dhe e varur nga importi. Secila prej ndërprerjeve globale, si në tregjet e energjisë dhe ushqimit, ashtu edhe në anën e kërkesës efektive globale për produktet dhe shërbimet tona, ndikon në ekonominë e vendit. Komisioni Evropian pret që inflacioni i lartë në eurozonë të vazhdojë.…
Author: Jeta almakos
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pasditen e djeshme, respektivisht rreth orës 17:50 në SPB-Shkup është raportuar se në Qendrën për Transport është gjetur i vdekur një person i pastrehë, mes moshës 50-60 vjeçe. “Mjeku i ambulancës ka konstatuar vdekjen e tij dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Vetëm për dy javë në Tetovë janë kafshuar 9 qytetarë nga qentë endacakë, ndërsa nga 1 janari janë kafshuar 13 qytetarë. 11 prej të kafshuarve kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik. Kështu bëjnë të ditur nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Por a ka marrë komuna ndonjë masë për qentë endacakë? “Brenda javës pritet të publikohet projekti. Jemi në pritje të planit ku kemi angazhuar edhe ndërmarrjen, por presim edhe nga kompani private të sjellin planet e tyre për një zgjidhje të qëndrueshme. Cili do të jetë plani më i mirë, ai do të zbatohet”, thonë nga…
Pula nuk është vetëm zogu më i populluar në planet por edhe një ndër më të abuzuarit. Mishi i pulës është mishi më i konsumuar në botë ku vetëm për të ushqyer amerikanët, 9 miliardë pula vriten çdo vit dhe rreth 50 miliardë për të ushqyer gjithë botën. Këta zogj jetojnë dhe vdesin brenda objekteve të ashpra të prodhimit industrial që vendosin fitimin mbi mirëqenien e kafshëve. Organizata ‘Animal Rescue Albania’, ka lajmëruar së fundmi, se më datë 16 shkurt, do të publikohet një video e cila tregon qartë torturat e pulave para therjes. Sipas tyre, bëhet fjalë për prodhuesin…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate dhe 12 personave të tjerë. Përmes një shkrimi në Facebook, Policia ka bërë të ditur se Molliqaj dhe të tjerët janë arrestuar për pengim të personave zyrtar në kryerje të detyrës. “Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, saktësisht në objektin e ZRRE-së, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë arrestuar 13 persona. Megjithëse policia vazhdimisht u ka bërë thirrje që të dalin nga objekti dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke mos penguar zyrtarët e institucionit në fjalë, të njëjtit nuk janë bindur.…
Gjatë ditës së djeshme në mënyrë anonime në NP Higjiena Komunale-Shkup është dërguar një video-material shqetësues, të cilin e kemi publikuar në rrjetet sociale, deklaroi sot Zudi Enuzi – Koka, u.d. drejtor i ndërmarrjes. Në këtë video, shpjegon ai, shihen individë që shkatërrojnë qëllimisht enët për mbetje dhe mbetjen e derdhin nëpër qendrën e Shkupit. “Duhet të theksoj se kjo sjellje e pahijshme dhe turpshme dhe shkatërrimi i pronës publike është vërjetur në disa lokacione të qytetit, është vërejtur se hapësirat publike që ekipet tona i kanë pastruar ditën e nesërme janë mbushur me mbeturina të reja, gjë që tregon…
Organizuan ngjarje për 100 ditëshin e qeverisjes së tyre me komunat që udhëheqin. Në momentin kur po prezantoheshin video-incizime nga kryetarët e komunave se çka kishin arritur në këto 100 ditë, rryma elektrike u ndërpre. Pas pak u ndezën dritat e sallës së madhe dhe të gjithë duartrokitën. E pa humbur më shumë kohë, në skenë për të dhënë llogari për komunat u ftua lideri i kësaj partie VMRO-DPMNE. Edhe në momentin që ai po fliste, iku energjia elektrike, por Mickoski nuk ndali me fjalimin e tij. Tha se kuadrot e VMRO-DPMNE-së që ditën e parë që kanë filluar me…
Leart Bucaliu, është 16 vjeçari i cili për dy vjet ka arritur miliona klikime në kanalin e tij zyrtar në Youtube. Duke bërë video të ndryshme, ai u bë i njohur nga shumë njerëz dhe kjo ka bërë që ai mos ta ndalë punën. Bucaliu, sot ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në T7 #Gjesi, ku ka treguar që të gjitha i bënë vetë, madje edhe montazhën, gjë që nuk është e lehtë aspak. Ai ndër të tjera ka treguar, që e ka përkrahjen e familjes së tij. Po ashtu ai rrëfen se mësimet nuk i lë asnjiherë…
Si pjesë e NATO-s, edhe Shqipëria po bën pjesën e saj sa i përket thirrjeve ndaj Rusisë për tu tërhequr nga agresioni në Ukrainë. Edi Rama dhe Olta Xhaçka ndodhen në SHBA për takimin e Këshillit të Sigurisë në OKB. Në një reagim të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Twitter, i bëhet thirrje Rusisë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike. “Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikonfirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të #Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë…
Në protestën e sotme të PSD-së brenda zyrave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) kanë ndërhyrë edhe Policia e Kosovës. Aty tashmë ka nisur edhe arrestimi i anëtarëve të PSD-së. Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarin e kësaj partie Frashër Krasniqi dhe anëtarë të tjerë. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ishte arrestuar edhe në fillim të këtij muaji pasi që kishte goditur me shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.
Ministria për Punë të Jashtme informon se sipas Kovid protokolleve të reja në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, individët plotësisht të vaksinuar, në përputhje me rregullat e vendosura të certifikimit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, nuk kanë më nevojë të testohen për Kovid-19 as para dhe as pas mbërritjes në MB. Por, mbetet detyrimi për të plotësimin e formularit për vendndodhjen e udhëtarëve. Nga MPJ thonë se Mbretëria e Bashkuar e pranon certifikatën e RMV-së për vaksinat e marra të cilat i njeh (Moderna; Janssen (single dose vaccine); Novavax (Nuvaxovid dhe Covovax); Oxford /…
Ish-kryetarja e PSP-së, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, nuk do të dërgohen nga burgu në Gjykatën Civile ku paditen nga biznesmeni Orce Kamçev, shkruan Alsat. Kështu vendosi gjykata, sepse nuk kishte nevojë për këtë. Por avokati i Janevës nuk u pajtua. “Rezulton se e drejta e mbrojtjes është e drejtë më e ulët se e drejta e shpenzimeve që duhen paguar që të mundesh edhe ti, si kushdo prej nesh, si Katica Janeva, të marrësh pjesë në seancë gjyqësore si i dënuar”, u shpreh Lazar Janev, avokat i Katica Janevës. Kamçevi i padit Boki 13,…

