Author: Jeta almakos

Administrata e presidentit Joe Biden ka informuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Rusia po përgatitet të kryejë një pushtim të plotë të vendit fqinj brenda 48 orëve të ardhshme, kanë zbuluar zyrtarët e inteligjencës amerikane për Newsweek. “Presidenti i Ukrainës është paralajmëruar se Rusia ka shumë të ngjarë të fillojë një pushtim brenda 48 orëve bazuar në inteligjencën amerikane”, citohet të ketë thënë zyrtari amerikan me njohuri të drejtpërdrejta për Newsweek. “Për më tepër”, ka shtuar zyrtari amerikan, “raportimi nga vëzhguesit e aeroplanëve tregon se Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës më herët sot, duke fluturuar aeroplanë të mundshëm zbulimi…

Lexo më Shumë

Një i huaj që mbërriti në aeroportin “Sabiha Gokcen” të Stambollit në Republikën e Turqisë u kap duke tentuar të kontrabandonte diamante me vlerë të lartë tregu. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një deklaratë nga policia e Stambollit tha se ekuipazhet e aeroportit kishin ndaluar shtetasin iranian S. M. A., i cili kishte mbërritur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për sjelljen e tij të dyshimtë. Pas kësaj, bagazhi i pasagjerit është marrë për kontroll. Dhe gjatë skanimit, diamante me peshë 365.8 gram u gjetën të fshehura në një kuti shamponi. Vlera e diamanteve në treg vlerësohet të jetë rreth…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela mirpret në shtëpin e tij (njeriun i cili ja shpëtoj jetën)Feta Alimin .Feta Alimi njihet si shpetimtar i liderit te Aleances per Shqiptaret Ziadin Sela. Feta Alimi shkruan: Faleminderit per mikpritjen shoç! Zoti ta ruajt familjen e të shtoftë bereqetin!

Lexo më Shumë

Ekipi i ABC  prej disa ditësh ndodhet në Ukrainë ku kanë ndjekur nga afër situatën në të cilën ndodhet vendi si pasojë e konfliktit me Rusinë. Gazetarja e ABC Linda Karadaku në raportimin e saj thekson se gjatë udhëtimit të tyre për në Tuz, kanë parë shumë kamionë dhe makina ushtrie që janë drejtuar në drejtim të Odessas. Ndërkohë një banorë e zonës është shprehur se Putin është i çmendur pas historisë dhe beson që do të gjejë mbështetje në Odessa. Sipas saj, presidenti rus për të arritur qëllimin e tij ka bllokuar transportin detar duke sjellë dëm të madh…

Lexo më Shumë

Nesër Gjykata Apelit do të mbajë seancë të hapur mbi rastin “Alfa”. Pritet që të vendosë mbi ankesën e palës mbrojtëse, e cila pretendon se i dënuari Almir Derplanini nuk është i përfshirë në këtë rast. Vendimi i nesërm i Apelit, hap rrugë që lënda “Alfa” për Agim Islamin dhe tashmë të ndjerin Rexhail Qerimi të mund të rigjykohet. Avokati, Asmir Alispahiq, pret që nesër gjykata e shkallës së dytë të vendosë mbi ankesat e dorëzuara të mbrojtjes. “Unë pres që nesër lënda të kthehet në rigjykim me udhëzime të qarta në të cilat me të gjykata e shkallës së…

Lexo më Shumë

Pasi nuk siguruan strehim në Kumanovë dhe në Shkup, anëtarët e grupit Lev Tahor janë vendosur në Ohër. Tërë kjo lëvizje nga një vend në tjetrin vjen pasi banorët përreth ku vendosen ata, shprehin pakënaqësi. Ngjashëm po ndodh edhe në Ohër kur sot priten protesta. Njëra nga pjesëtaret e grupit Lev Tahor thotë se arsyeja për të cilën janë të padëshiruar, është sepse banorët frikësohen se ky grup kidnapon fëmijë, gjë të cilën e mohojnë. “Ata janë të frikësuar se do të kidnapojmë fëmijët. Është vështirë të kujdesesh për fëmijët tanë gjatë udhëtimit dhe pse duhet ne të kemi një…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, realizoi bisedë telefonike me kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmigal dhe e shprehu mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Kryeministri Kovaçevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e dënon vendimin e Federatës Ruse për njohjen e rajoneve ukrainase, Doneck dhe Luhansk si të vetëshpallura “Republika Kombëtare”. Në bisedën telefonike me kryeministrin e Ukrainës, Kovaçevski e vlerësoi veprimin e Rusisë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe si shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare. Kovaçevski i tha Shmigalit se Maqedonia e Veriut…

Lexo më Shumë

Pas shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme të Ukrainës, Putin ka paralajmëruar lëshimin e raketave balistike dhe njoftoi grumbullimin e furnizimeve me gjak duke nxitur frikën e luftës, shkruajnë mediat e huaja. Trupat kanë qenë gjithashtu në lëvizje mes shqetësimeve se qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, mund të sulmohet i pari. Me një forcë të madhe prej 200,000 trupash që rrethojnë Ukrainën, bota është në ankth duke pritur për lëvizjen e radhës të Putinit, duke shkaktuar konfliktin më të përgjakshëm në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lexo më Shumë

Bashkësitë fetare në Kosovë sot kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për nismën e institucioneve të Kosovës për miratimin e ndryshim plotësimit të projektligjit të Kodit civil. Ky projektligj pritet që të lejoj martesat mes gjinive të njëjta në Kosovë, që duket se për bashkësitë fetare në Kosovë, është i papranueshëm, shkruan Zeri.info. Për të kundërshtuar këtë, bashkësitë fetare kanë nënshkruar sot deklaratën kundër ndryshimit të kodit civil, në pjesën e familjes ku pritet të lejohen martesat mes gjinive të njëjta, transmeton Zeri.info. Kjo deklaratë është nënshkruar nga prijësit më të lartë të këtyre institucioneve: Naim ef. Tërnava, Myfti i Kosovës;…

Lexo më Shumë

Faqet e internetit që i përkasin organeve qeveritare të Ukrainës janë shënjestruar në një sulm masiv kibernetik. Ndër shërbimet që janë prekur nga sulmi janë faqet e internetit për parlamentin ukrainas (Rada), ministrinë e jashtme dhe shërbimet e sigurisë, shkruan BBC. Një ministër i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se shërbimet për disa institucione ukrainase, duke përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Sigurisë dhe të Jashtme, janë bllokuar për shkak të një sulmi të quajtur DDOS. Ai shtoi se janë sulmuar edhe disa banka. Sulmet DDOS, ose Refuzimi i Shpërndarjes së Shërbimit, synojnë të mposhtin faqet e internetit duke përmbytur një…

Lexo më Shumë

Zëdhënësit e Qeverisë, Muamet Hoxha dhe Dushko Arsovski, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për vendimet dhe konkluzat e miratuara në mbledhjen e 16-të, duke u përgjigjur edhe në pyetjet në interes të mediave dhe opinionit. Në mbledhjen e djeshme u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për situatën e sigurisë , Ukrainës dhe e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, në koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e pjesëtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë misionit special monitorues të OSBE-së në Ukrainë. Për momentin, njoftuan zëdhënësit, monitoruesit…

Lexo më Shumë

Shteti ka Qeveri e cila refuzon konsensus për çështjen më të rëndësishme e cila për momentin e prek vendin, ndërsa refuzimi vetëm flet se në dukje është një zgjidhje shumë më e gjerë vetëm nga ndryshimi i Kushtetutës në të cilën duhej të përfshihet pakica bullgare në Maqedoni, theksoi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski. Ai në fjalimin në Ohër ku llogaridhënie në tre muajt e parë të mandatit dhanë gjashtë kryetarë tha se “zgjidhje më të gjerë nënkupton hyrje në histori dhe gjuhën maqedonase me çfarë direkt preket identiteti maqedonas, si dhe se VMRO-DPMNE-ja nuk do të pranojë, “një…

Lexo më Shumë