Author: Jeta almakos

Nevoja për evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë nga Ukraina, pas pushtimit të sotëm rus, si dhe pakoja e masave të BE-së kundër Moskës janë pikat e rendit të ditës në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. Nga Qeveria njoftuan se në këtë seancë në shqyrtim dhr miratim është informacioni për pakon e re të masave restriktive të BE-së duke pasur parasyshë situatën në Ukrainë, me rekomandim për mbështetje të Maqedonisë së Veriut ndaj të gjitha vendimeve të BE-së për këto lloj masash restriktive. Ministrat sot do të shqyrtojnë edhe informacionin për nevojën e sigurimit për stregimin e qytetarëve të Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Prej 1 marsit kur do të hyjë në fuqi vendimi për kufizim të marzheve, pritjet janë se tregu do të stabilizohet, deklaroi sonte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili nuk beson se do të ketë goditje të re çmimesh. “Ne nuk presim ulje të madhe të çmimeve. Nëse në rast mbeten të njejta çmimet e lëndëve të para, atëherë në pajtim me vendimin, presim të ketë ulje prej pesë deri 10 për qind të çmimeve ekzistuese. Nëse në rast rritet çmimi i lëndëve të para, atëherë minimumi që mund të bëjmë është të kemi stabilizim të çmimeve”, tha Bekteshi…

Lexo më Shumë

Gazsjellësi Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë është “aktualisht i vdekur në fund të detit”, tha sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Nuk po ndodh, nuk po ecën përpara”, tha ajo në konferencën për shtyp. Shtëpia e Bardhë njoftoi sot sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë. Projekti prej 10 miliardë eurosh (8.4 miliardë £) u përfundua shtatorin e kaluar. Vendimi i SHBA vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se tubacioni do të qëndronte i mbyllur në përgjigje të lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës. Negociatat e Rusisë për…

Lexo më Shumë

Një aksident zingjiror ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të autostradës “Arbën Xhaferi”. Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka thënë për Klankosova.tv se dyshohet për një viktimë, teksa ka dërguar edhe pamje nga ky aksident. Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësit e Policisë së Kosovës për këtë rast, por, nga të njëjtit ende nuk ka ndonjë informacion. Lajmi në përditësim..

Lexo më Shumë

Faton Ahmeti pati një takim me Ministrin e Shëndetësisë Bekim Salin dhe me drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Dr.Amir Elezi dhe z.Armend Fazliu. Këtë e konfirmoi Ahmeti përmes një postimi në Facebook. Ai tha se “Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor, do të vazhdojnë të jenë krah Spitalit Klinik të Tetovës, për tu avansuar edhe më tej kushtet në këtë qendër të rëndësishme për banorët e Pollogut dhe më gjërë”. Postimi i plotë i Ahmetit:

Lexo më Shumë

Barra më e madhe nga rritja bie në shpinë qytetarëve, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, aktivisti civil, Marian Nenov. Siç tha ai, ka disa momente të diskutueshme që kontribuojnë edhe më tej në rritjen e çmimit të energjisë elektrike. “Së pari, ka individë, por edhe rajone në Maqedoni që nuk paguajnë rrymë… kjo kosto bie mbi ata qytetarë që paguajnë rregullisht faturat, gjegjësisht përfshihen si disa shpenzime të justifikuara në çmim. Kjo energji përdoret gjithashtu për kriptovaluta, dikush fiton prej saj dhe fqinjët paguajnë për atë, shprehet Nenov.

Lexo më Shumë

“Kë duam ne si fqinjin tonë?” Këto fjalë janë pothuajse si një slogan retorikë ose një mantra brenda mureve të bu*rgut të Halden Fengsel. Edhe të bu*rgosurit i përdorin këto fjalë kur flasin për humanizmin e Halden Fengsel. Bu*rgu më i ri i Norvegjisë mban rreth 250 të bu*rgosur. Gati gjysma kanë kryer kr*ime të dhu*nshme si vr*asje, su*lm ose përdh*unim. Një e treta janë dënuar për shitje ose kontrabandë droge. Sjellja e tyre në shoqëri si qenie njerëzore më të mira është një ambicie e madhe. Qelitë kanë një shtrat, një frigorifer të vogël, një raft librash, TV, tavolinë…

Lexo më Shumë

Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse në Ukrainën lindore, pasi ka njohur dy rajone të kontrolluara nga rebelët si shtete të pavarura. Teksa rusia është pozicionuar në terren, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka thënë se Putini është plotësisht i përgatitur për një pushtim në shkallë të gjerë, i cili mund të ndodhë në çdo moment. “Ai është aq i gatshëm. Ne kemi thënë çdo ditë tani dhe sigurisht që është e mundur që sot të jetë ajo ditë”, thotë zyrtari. Kur u pyet për trupat ruse që rrethojnë Ukrainën, zyrtari thotë se ato janë “gati për të shkuar”. Përafërsisht…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka shprehur gatishmërinë për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e vendit, por pa saktësuar nëse kjo do të ndodhë para heqjes së vetos bullgare, siç kërkon Bullgaria. Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se nuk ka “asgjë kundër që një etnitet të përfshihet në Kushtetutë, nëse ndihet si të tillë, si bullgarë apo përfaqësues të ndonjë komunitet tjetër”. “Pjesë e Kushtetutës tonë janë shumë entitete dhe nuk kemi asgjë kundër që pjesë e Kushtetutës të jenë edhe bullgarët, kroatët apo ndonjë bashkësi tjetër etnike”, ka deklaruar Kovaçevski. Por, sipas tij kjo do të ndodhë atëherë kur…

Lexo më Shumë

cKryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi bisedë telefonike me kolegun e tij ukrainas  Denis Shmigalin, me ç’rast ia shprehu mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës, kumtoi pres shërbimi qeveritar. Siç theksohet në kumtesë, Kryeministri Kovaçevski porositi se Republika e Maqedonisë së Veriut e dënon vendimin e Federatës Ruse për njohjen e rajoneve ukrainase, Donjeck dhe Lugansk si të vetëshpallura “Republika Kombëtare”. “Në bisedën telefonike me kryeministrin e Ukrainës, Kovaçevski e vlerësoi veprimin e Rusisë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe si shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare” shtohet…

Lexo më Shumë

Thellimi i krizës në Ukrainë mund të ketë ndikim në tregjet ndërkombëtare, gjë që mund të ketë ndikim edhe në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë zyrtarët dhe njohësit në Shkup. Ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Besimi, tha se përshkallëzimi i krizës në Ukrainë, pasi Rusia njohu dy rajonet lindore Luhanskun dhe Donjeskun si entitete të pavarura, mund të ketë ndikim veçmas në fushën e energjisë. “Varet nga ndikimi mbi tregjet në Evropë në fushën e energjisë, i cili tashmë është ndierë. Mund të jetë më keq nëse ndodh diçka, nëse situata përshkallëzohet dhe çmimet rriten. Përshkallëzimi tjetër mund…

Lexo më Shumë

Në fshatin Llaskoçerej i Epërm të Ohrit është zhvilluar protestë kundër grupit Lev Tahor. Disa banorë të fshatit ku janë strehuar pjesëtarë të këtij grupi, janë çuar në këmbë – kërkojnë largimin e tyre nga hoteli. Pronari i hotelit ku po qëndrojnë grupi Lev Tahor, thotë se ata janë aty përkohësisht dhe se do të largohen. Megjithatë banorët nuk pajtohen me të dhe insistojnë në largimin e grupit. Protesta ka përfunduar në ora 19:15 dhe është dakorduar që kryesia e fshtatit dhe pronari i hotelit të takohen nesër për të marrë vendim përfundimtar – largimin e grupit nga fshati. Banorë…

Lexo më Shumë