Maqedonia ka kohë që është gati për fillimin e negociatave, por edhe për anëtarësim në BE. E shoh pozitivisht që një përqindje e lartë e qytetarëve nuk shohin të ardhme tjetër përveç të ardhmes brenda BE-së, tha sot ambasadorja gjermane në vend Anke Holstein para prezantimit të rezultateve të “Analizës së opinionit publik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimi Evropian (2014 – 2021)”. Holnstein sqaroi se ka një vazhdimësi të madhe sa i përket zgjerimit dhe se Bashkimi Evropian i përmbahet asaj që tha në mars të 2020-ës, gjegjësisht fillimit të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut…
Author: Jeta almakos
Thomas van Linge, reporter nga zonat e luftë, ka publikuar pamjet e para të një helikopteri sulmues rus të rrëzuar. Ai shkruan se kjo ka ndodhur pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev, në rrethinë të Hostomel./arbresh.info/
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, duke iu referuar ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, tha se sado që Ukraina duket se është gjeografikisht larg nesh, pasojat janë të gjera, sidomos nga aspekti ekonomik, raporton Anadolu Agency (AA). Kryetari i Kuvendit, Xhaferi sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e mediave, ku ka informuar për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit si dhe është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve se si do të ndikojë ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi tha se do të ketë ndikime…
Aleanca për Shqiptarët dënon sulmin rus ndaj Ukrainës, me këtë e ka filluar paraqitjen para mediave lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai thotë se agresioni kishte kohë që përgatitej. “Jemi dëshmitarë të një agresioni që ka kohë që përgatitet. Me këtë rast, e dënojmë agresionin i cili nisi sot ndaj popullit ukrainas dhe sovranitetit ukrainas në herët e hershme të mëngjesit”, tha Sela. Ai apeloi deri te institucionet e Maqedonisë së Veriut që sa më parë të zbatojnë sanksionet kundër Rusisë. “Bëj apel te institucionet që sjellja e Maqedonisë së Veriut të jetë komfor sjelljes që i takon,…
Shqiptarja në Ukrainë, Nelli Syupyur përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale ka rrëfyer momentet e tmerrit nga sulmi rus. Ajo thotë se kufijtë janë të mbyllur dhe situata është shumë e rëndë, ndërsa të gjithë po jetojnë me ankth këto momente tmerri. “Unë jam këtu në Ukrainë, ishte situatë e rëndë, ka shumë njerëz në banka që marrin para, kufijtë janë të mbyllur, nuk mund të dalësh nga Ukraina. Burri im shkoi në luftë unë jam me djalin”. Alarmon Gjenerali gjerman: Jemi pak a shumë duarthatë “Mund të më telefononi, më shkruani, shpresoj të ikim nga Ukraina, të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot theksoi se dy familje nga Maqedonia e Veriut kanë kërkuar ndihmë nga Ambasada e RMV-së në Kiev. “Deri më tani kemi pasur disa apele që të shfrytëzohen të gjitha fluturimet komerciale për t’u kthyer në Shkup. Disa prej tyre janë kthyer, disa jo. Jam në komunikim me ambasadën tonë atje që sot në mëngjes”. “Kemi disa qytetarë që kërkojnë dokumente të caktuara për të dalë jashtë vendit”, deklaroi mes tjerash Osmani. Ai sot gjithashtu ka dënuar veprimet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shprehur mbështetje edhe për banorët e Ukrainës.
Pasi Rusia nisi zyrtarisht ndërhyrjen e saj në Ukrainë, çmimet e grurit u rritën sot në mënyrë dramatike në mbi 300 dollarë. Në kontratat e marsit në tregun amerikan, çmimi i grurit për ton arriti në rreth 308 dollarë, nga 280 dollarë të mërkurën. Me ndërhyrjen, çmimet e të gjitha mallrave u rritën ndjeshëm në tregjet botërore, përfshirë naftën, gazin natyror dhe arin. Mëngjesin e sotëm u raportuan shpërthime në disa provinca të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev ndërsa tanket thuhet se kaluan kufirin nga Bjellorusia në Ukrainë. Lajmi erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, vetëm…
Ukrainasit kanë regjistruar një moment rrëqethës që ka ndodhur sot në vendin e tyre, kur një raketë ruse fluturon mbi kokat e tyre dhe shpërthen pranë tyre. Rusia sot ka filluar pushtimin e Ukrainës, duke shpërndarë ushtrinë e saj në shumë qytete ukrainase në veri, jug dhe lindje të vendit. Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur raketa bie në mes të rrugës dhe e pëson një çikliste që ishte kalimtare rasti. Mediat ukrainase raportojnë se luftime të ashpra po zhvillohen në Luhansk, Sumy, Kharkiv, Uman dhe Chernihiv në lindje të Ukrainës.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se tymi i zi është parë që ngrihet mbi selinë e inteligjencës ukrainase të mbrojtjes në qendër të Kievit. Ukraina thotë se disa nga qendrat e saj komanduese ushtarake janë goditur nga sulmet raketore ruse këtë mëngjes pasi Moska filloi një operacion ushtarak kundër fqinjit të saj.
Ukraina ka kërkuar që Turqia të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet luftarake ruse, të cilat përdorin kalimet për të hyrë në Detin e Zi, raporton Guardian. Turqia e vetme kontrollon ngushticat sipas Konventës Montreux 1936, i cili përcakton se anijet luftarake që u përkasin vendeve në kufi me Detin e Zi mund të kalojnë, ndërsa të tjerat mund të kalojnë për një kohë të kufizuar vetëm nëse plotësojnë disa kushte. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vazhdimisht ka propozuar samit trelateral mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskiy në Turqi. Turqia i ka shitur Ukrainës edhe disa dronë. Erdogani…
Rusia ka nisur të orët e para të së dieles sulmin mbi Ukrainën.Në kryeqytetin ukrainas janë dëgjuar sirena të mëdha në momentin e sulmit. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, para nisjes së operacioneve ushtarake e ka mbajtur një fjalim. Putin tha se veprimi vjen si përgjigje ndaj kërcënimeve që vijnë nga Ukraina.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, për sot në ora 14:00 ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Në këtë mbledhje siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, do të diskutohet për agresionin rus mbi Ukrainën. Pasi të përfundojë mbledhja, Pendarovski do të jep deklaratë për media. Ndryshe, ai shpreh dënim të fuqishëm për veprimet ushtarake të cilat Rusia i ndërmerr mbi Ukrainën, që në mënyrë të pashmangshme qojnë drejtë humbjes së pa kompensuar të jetëve të njerëzve dhe dëmit material. Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë është sulm i integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, shkelje serioze e…