Author: Jeta almakos

Nina*, një banore në Berdyansk, përshkroi skenën kur rusët zbritën në qytetin port në juglindje të Ukrainës, në një krah të Detit të Zi, shkruan BBC transmeton “Bota sot”. “Rusët hynë në qytetin tonë katër ditë pas fillimit të luftës. Brenda pak minutash, ata ishin kudo,” tha ajo. Tanket e tyre të blinduara ishin të mbushura me trupa dhe mitralozë dhe, për zhgënjimin e saj, ata u vendosën shumë pranë shtëpisë së saj, tha Nina. “Ishte e tmerrshme të kaloje natën në dysheme në banjë në këtë ditë dhe epokë, me dritat e fikura dhe mezi merrje frymë”, tha ajo. Nina tha…

Lexo më Shumë

Ndërkohë që Rusia vijon me përpjekjet e saj për të pushtuar Ukrainën, një pjesë e civilëve janë armatosur për të mbrojtur vendin e tyre nga armiku, kurse të tjerë kanë zgjedhur të largohen nga vendi apo të strehohen në stacione treni apo metroje. Agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar së fundmi disa foto të shkrepura në një stacion treni të tejmbushur me ukrainas që po përpiqen t’i shpëtojnë agresionit të pushtuesit. Me qindra njerëz mund të shihen ndërsa ecin në shkallët e stacionit pas një ndryshimi në minutën e fundit të platformës së nisjes për një tren me destinacion…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi për krijimin e legjionit të të huajve, që do të luftojnë në kuadër të Ukrainës. Ndërkohë, Ushtria e Ukrainës në një postim në Facebook, ka publikuar një foto me ushtarë të huaj. Është raportuar nga mediat ndërkombëtare për mijëra aplikime nga të huajt për t’iu bashkangjitur trupave ukrainase në luftë kundër Rusisë. Zelenskyy i kishte ftuar edhe më parë të huajt ta ndihmojnë luftën e vendit të tij. Qeveria britanike të dielën njoftoi se do të përkrahë të gjithë ata që do të shprehen të gatshëm të shkojnë në Ukrainë për…

Lexo më Shumë

Një marinar ukrainas në Mallorca të Spanjës ka fundosur një jaht luksoz me vlerë 7 milionë euro në pronësi të pronarit të tij rus, disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Jahti super-luksoz, i quajtur Lady Anastasia, është me pesë kabina dhe është në pronësi të Alexander Mijeev, një ish-kreu i Korporatës Ruse të Helikopterëve. Ky i fundit, në vitin 2016 mori përsipër të furnizonte shtetin rus me armë. Kjo ishte edhe aryesja pse marinari i identifikuar si D. Taras O, dyshohet se hapi valvulat e anijes duke bërë që ajo të mbytet pjesërisht, veprim për të cilin u arrestua. Ai…

Lexo më Shumë

Sa herë bota mendon, “Jo, Putini s`mund të shkojë deri këtu, s`mund ta bëjë këtë, ai e bën. Bota nuk mendoi se do ta aneksonte Krimenë, por ndodhi. Se nuk do të fillonte një luftë në Donbas, por e filloi. Se nuk do të ndërmerrte një sulm të plotë gjithëpërfshirës mbi Ukrainën, dhe ai e ndërmori”, shprehja “ nuk e bën kurrë”, duket se nuk vlen kur flitet për Vladimir Putinin, thotë Steve Rosenberg i BBC-së. Tani, gjendemi përballë një pyetjeje tjetër frikësuese: Putini nuk do të shtypë kurrë butonin e kuq të luftës bërthamore…Apo jo? Tashmë kjo pyetje nuk…

Lexo më Shumë

Edhe pse video nuk është verifikuar si autentike, ajo është shpërndarë nga faqja e verifikuar në Twitter e Gardës Kombëtare. Një video e publikuar në llogarinë në Twitter të Gardës Kombëtare të Ukrainës tregon momentin kur një ushtar lyen plumbat me dhjam derri, për të vrarë ushtarët çeçenë që janë dërguar për të luftuar krah rusëve në Ukrainë. Edhe pse video nuk është verifikuar si autentike, ajo është shpërndarë nga faqja e verifikuar në Twitter e Gardës Kombëtare. Në video, ushtari i filmuar thotë: Të dashur vëllezër myslimanë. Në vendin tonë, ju nuk do të shkoni në parajsë. Ju nuk…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve të TV21, rekomandimi i Qeverisë pasditen e sotme ka arritur deri tek operatorët kabllorë. Sipas të njëjtave informacione, operatorët menjëherë kanë komunikuar mes vete për aksion të përbashkët ndaj rekomandimit, si rrjedhojë të gjithë operatorët në mënyrë të koordinuar do të veprojnë në përputhje me rekomandimin e Qeverisë, gjegjësisht do të shkyçin kanaleve televizive ruse, respektivisht “Russia Today” dhe “Sputnik”.

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov shprehet se pas agresion rus ndaj Ukrainës qëndron presidenti Vladimir Putin, frika e tij për një Ukrainë fqinje demokratike dhe e lir si dhe kthimi në histori. SIpas tij, për shkak të mungesës së protestave, nuk dihet nëse populli rus e miraton një gjë të tillë. “Duke gjykuar sipas protestave publike kundër luftës në Rusi, vend ku është rrezik të dilet në protestë, pikëpyetje është se sa sa populli rus e miraton këtë luftë. Sulmi ndaj një shteti të pavarur që nuk ka kërcënuar, që nuk ka provokuar është sulm ndaj botës së…

Lexo më Shumë

Me vendim të Këshillit të Komunës Dibër u caktua çmimi i ri i shërbimit të mbledhjes së mbeturinave. Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët ishin kundër, me arsyetimin se kjo rritje prej 25 % penalizon vetëm qytetarët që paguajnë rregullisht shërbimet e kësaj ndërmarrje. “Ne nuk jemi për çmime të reja, por jemi për zgjerim të rrjetit të qytetarëve që do të paguajnë këto shërbime. Në kohe krize masat duhet të jenë lehtësuese për qytetarët dhe jo rritje çmimesh që do dëmtojnë ekonomite e familjeve dibrane”, thonë nga ASH-Dibër.

Lexo më Shumë

Disa të rinj ukrainas i kanë vënë flakën një tanku rus teksa po kalonin pranë tij me veturë. Pamjet janë shpërndarë në rrjetin social Twitter ku shihen të rinjt duke i vënë flakën tankut rus. “Jeni të sigurt që dëshironi të keni luftë me këtë komb”, thuhet në postim. Ndryshe ka pasur shenja për sulme të reja në Kiev, pasi sirenat ajrore janë dëgjuar të hënën dhe banorët janë strehuar në ambiente nëntokësore. Transmetuesi britanik, BBC, ka thënë se përleshjet po afrohen afër zemrës së kryeqytetit ukrainas. Takimi disaorësh mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, ndërsa një zyrtar i presidencës…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të lënë armët dhe të mos zbatojnë urdhrat kriminalë. Me anë të një postimi në Twitter, thotë se çdo ushtar rus që lë armët duke i dhënë fund luftës në Ukrainë do të ketë amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla, afërsisht 45 mijë dollar. Ndërsa për ata që do të vazhdojnë të sillen si pushtues, Reznikov tha se nuk do të ketë mëshirë. “Ushtarë rusë! Ju sollën në tokën tonë për të vrarë e për të vdekur. Mos zbatoni urdhrat kriminalë. Ne ju garantojmë amnisti…

Lexo më Shumë

Një sërë bombash kanë rënë pranë ndërtesave kolektive në Kharkiv, madje janë publikuar pamjet ku shihen shpërthimet e njëpasnjëshme Kamerat e sigurisë në një bllok të ndërtesave kolektive në Kharkiv të Ukrainës, kanë kapur momentin kur ndodhin një sërë shpërthimeve në një parking.Si pasojë e këtij sulmi ajror nga forcat ruse, autoritetet ukrainase thonë se kanë humbur jetën shtatë persona dhe 14 tjerë kanë mbetur të plagosur. Ky qytet ishte objektiv i ushtrisë ruse që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, e në pamje shihen shpërthimet e njëpasnjëshme që ndodhin. Siç raporton Sky News, shpërthimi ka ndodhur në orët…

Lexo më Shumë