Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Kejt Meri Bërns tha se është i nevojshëm uniteti botëror për të dënuar agresionin rus, transmeton TV21. “Më e rëndësishmja është ajo që shohim në të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, në Shtetet e Bashkuara, këtu, në Maqedoninë e Veriut, në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën. Kjo është nevoja e qartë për të mbrojtur strukturën globale të sigurisë, sistemet ndërkombëtare dhe rendin e bazuar në rregulla. Gjatë veprimeve të këtilla, veprimeve të tmerrshme dhe të paturpshme të Rusisë, nuk ka qenë kurrë më e qartë se ne nuk jemi … Që duhet të kemi qëndrime të…
Author: Jeta almakos
Gazetari ukrainas Illia Ponomarenko ka publikuar një video në rrjetin social Twitter ku shihet se si një sistem raketor rus u shkatërrua në Ukrainë. I frustruar me pushtimin rus, Ponomarenko krahas videos shkruan ‘digje, ndyrësirë, digje’. Ndryshe, sot po shënohet dita e gjashtë prej kur Ukraina u sulmua nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre. Rusia është bërë edhe më agresive në 24 orët e fundit. Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv.
Zyrtarët rusë kanë kërcënuar se do të bllokojnë Wikipedia-n pas publikimit të një artikulli rreth pushtimit rus të Ukrainës. Roskomnadzor, agjencia ruse e monitorimit të mediave, po kërcënon të ndalojë faqen e internetit në të gjithë vendin për një artikull të titulluar “Pushtimi rus i Ukrainës në 2022”. Agjencia po akuzon Wikipedia-n për “informacion të shpërndarë në mënyrë të paligjshme” në lidhje me ushtrinë ruse, viktimat civile ukrainase dhe rrëmbimet bankare. Më herët gjatë ditës së sotme, Rusia bllokoi dy organizata të pavarura mediatike për përhapjen e “informacionit të qëllimshëm të rremë” në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës. /abcnews.al
Gjigandi teknologjik, Apple, ka konfirmuar se i ka ndalur të gjitha shitjet e produkteve në Rusi. Apple tha se kjo vije si përgjigje ndaj sulmeve ruse ndaj Ukrainës. “RT News dhe Sputnik News, dy burime shtetërore të medias, nuk do të jenë gjithashtu të disponueshme jashtë Rusisë”, thuhet në njoftimin e Apple. Ata gjithashtu konfirmuan se do t’i kufizojnë përdorimet e Apple Pay dhe shërbimeve të tjera në Rusi.
Rifillojnë bombardimet në Kiev. Një sërë shpërthimesh të forta janë dëgjuar në orët e para të mbrëmjes. CNN raporton se sirenat paralajmëruese u dëgjuan ngado në kryeqytetin ukrainas në 10:40 p.m. me orën lokale, teksa trupat ruse vijojnë përpjekjet për pushtimin. Më herët gjatë ditës së sotme, trupat ruse sulmuan zonën pranë kullës televizive në Kiev, duke vrarë 5 civilë dhe duke plagosur 5 të tjerë. Duket se Kievi po kalon momente të vështira. Sanksionet ndërkombëtare kanë qenë të forta gjatë ditës së sotme. Por Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Gjatë konferencës së kryeministri britanik në Poloni, pati edhe një moment prekës. Një gazetare ukrainase i drejtohet Boris Johnson-it me lot në sy duke i thënë se Perëndimi nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur civilët dhe Ukrainën nga pushtimi rus. “Ju keni frikë. NATO nuk është e gatshme t’na mbrojë, pasi NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore, por ajo tashmë ka nisur. Dhe janë fëmijët ukrainas që po goditen. Ju flisni për më shumë sanksione, kryeministër, por Roman Abramovich nuk është sanksionuar, ai është në Londër, fëmijët e tij nuk po bombardohen, ato janë në Londër. Fëmijët…
Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan teksa ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov mbajti fjalim me video-lidhje në Konferencën e OKB-së. Një video e postuar nga delegacioni francez tregon se si dhjetëra zyrtar largoheshin nga salla, kur Lavrov e nisi fjalimin e tij. “Largohuni nga BE-ja dhe partnerët e saj gjatë deklaratës së ministrit Lavrov në Konferencën për Çarmatimin këtë mëngjes për të treguar mbështetjen tonë për Ukrainën”, thuhej në Twitter. Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre, siç…
Ukraina është në ditën e gjashtë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Pavarësisht se ditën e djeshme përfundoi raundi i parë i bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, nata ishte e përgjakshme ndërsa vijojnë sulmet. Në pamje duket momenti kur ushtarët ukrainas i japin cigare pengut rus teksa e kontrollojnë nëpër krahë për t’i hequr municionet. Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të hënën në darkë i përshkruajti bombardimet në Kharkiv si krim lufte. Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë pasi bombat thërrmuese të dyshuara ruse shënjëstruan ndërtesa banimi…
AntiTanku FGM-148 Javelin, është predha e cila ka një fuqi të frikshme duke goditur rëndë armikun rus. Kjo armë amerikane kushton US$175,203, peshon rreth 8.4 kg dhe arrin cakun deri në distanca 2,5 km. Ajo madje arrin të çajë tankun më dysh. https://www.youtube.com/watch?v=6COKC5ZU6gM&feature=emb_imp_woyt
Anders Aslund, ekonomist suedez dhe autor i librit mbi presidentin rus, Vladimir Putin, “Crony Capitalism: The Path from Market Economy to Kleptocracy”, postoi në Twitter një mesazh që mori nga një i njohur i tij në Rusi. “Një i njohur nga Rusia më dërgoi një mesazh: ‘Po e presim mesazhin: Putini ka vdekur’”, shkroi Aslund në Twitter, raporton Zeri.info. Ndërkaq, ai shkroi po ashtu se bota e lirë po qëndron në krah të Ukrainës. “Putini e ka izoluar Rusinë me barbarinë e tij. Ngjarjet në Kiev do të jenë vendimtare. Nëse Putini nuk fiton atje, ai do të humbasë gjithçka.…
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21 ka komentuar deklarata e disa hoxhallarëve në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. Thaçi thotë se Bashkësia Fetare Islame duhet të prononcohet me qëndrim zyrtar që mos të lë hapësirë për manipulime. “Do të ishte shumë mirë që drejtuesit fetar, sidomos kryesia e BFI-së të prononcohen publikisht këto ditë, që mos të lënë hapësirë të keqpërdorimit të armiqëve të shqiptarëve në raport me këtë çështje”, theksoi Thaçi. Thaçi në ClickPlus rikujtoi se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e cila ka vrarë myslimanë në shumë shtete. “Ata që…
Dy ditë më parë, ukrainasit i kanë bërë thirrje miliarderit amerikan, Elon Musk, që t’ua mundësojë shfrytëzimin e internetit përmes “Starlink”. S’ka vonuar shumë, dhe sot ministri ukrainas i Teknologjisë, Mykahilo Fedorov, ka njoftuar se paisjet që do të mundësojnë lidhjen në internetin e “Starlink” kanë arritur në tokën ukrainase. “Starlink është këtu, faleminderit Elon Musk”, ka shkruar Fedorov në Twitter.Ndërkohë Musk i është përgjigjur duke I thënë “Je i mirëseardhur”. Musk dje kishte njoftuar se shërbimi i Starlink është aktivizuar edhe në Ukrainë.“Starlink” është një satelit i vogël që operon në zonën e poshtme të orbitës së tokës, i…