Ky është 80 vjeçari Xheladin Emini nga Struga, ndonëse i verbër asnjëherë nuk ka ndaluar së jetuari dhe krijuari. Në rininë e tij ka qenë mësimdhënës dhe më pas kapedan i klasës së parë në ushtrinë e Maqedonisë, e pikërisht ky vend i punës ia mori dritën e syve. Në vitin 1986, 35 vjet më parë, gjatë ushtrimeve me batalionin ushtarak pas shpërthimit të një granate, duke u munduar të shpëtojë njërin nga ushtarët, Xheladini humbi shikimin. Për të mos u dëshpëruar nga jeta dhe errësira, ai nisi të merret me veprimtari letrare, ndërkaq kohë më parë tregon se ka…
Author: Jeta almakos
Kryeministri bullgar Kiril Petkov pret përparim të shpejtë në bisedimet me Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat. Në një intervistë për gazetën greke “Katimerini”, ai përmendi se së pari duhet të garantohen të drejtat e bullgarëve në vend. “E mbështesim perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Megjithatë, ka disa gjëra që duhet të kapërcehen fillimisht, siç është mbrojtja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, me garanci të qarta brenda Kushtetutës. Kemi një udhërrëfyes dhe komunikim shumë të mirë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë për përparim të shpejtë”, tha Kiril Petkov – Kryeministër i…
Punëtorët në Maqedoninë e Veriut me pagë minimale gjatë këtij muaji do të paguhen 50 euro më shumë, përkatësish paga e tyre nga 15 mijë denarë (250 euro), është rritur në 18 mijë denarë (300 euro). Por, afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se për t’u bërë ballë harxhimeve rreth rritjes së pagave, do të jenë të detyruar të shkurtojnë vendet e punës nëse nuk rritet produktiviteti i punëtorëve. “Vlerësimi ynë është se rritja e pagës do të ndikojë në produktivitetin e tyre pasi kjo ka qenë dhe kërkesë e sindikatës së tyre që u pranua dhe nga sektori i…
Hapësira të errëta, të ftohta të rrethuara me mure të trasha e dyer hermetike. Kështu duken strehimoret në vend të ndërtuara disa metra nën tokë, e të cilat shërbejnë për strehim të popullatës në rast lufte. Klan M sot vizitoi njërën nga këto. Pamja nga jashtë është e zakonshme, të jep përshtypjen e një garazhe nëntokësore. Megjithatë, qëndrimi për disa minuta brenda, të jep përshtypje se je shkëputur nga bota jashtë. Në territorin e Maqedonisë së Veriut ka 1,761 këtilla. 101 prej tyre janë në pronësi të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. BEKIM MAKSUTI, DREJTOR I DMSH-së “Strehimoret janë të…
Ish nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe komandati i UÇK-së, Hysni Shaqiri, thotë se, në rast se Rusia e fiton lufën me Ukrainën, Serbia do ta përdorte atë situatë për të sulmuar vende fqinje si Kosovën, Bonjen dhe Malin e Zi. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Shaqiri, tha se Beogradi synon të hap “Frontin Ballkanik”, për të cilin thotë se do të ishte më i rrezikshëm se lufta në Ukrainë. Prandaj, thotë ai, “Rusisë duhet t’i ndalohet hovi në Ukrainë”. “Rusia gjithmonë ka pasur ndikim në Ballkan, sidomos te shtetet sllave të cilat i ka formuar ajo në dëm…
Ministri Çupi vizitoi Qendrën e Komunitetit Dibran në shtetin e Nju Xhersit, kete njoftim e ka bere ai nepermjet rrjetit social Facebook, ai gjithashtu u shoqerua me pjesetaret e tjere te komunitetit sic jane: Drejtorit për investime të huaja z. Emini, imami i njohur nga Dibra Mr. Omer Kadri, transmeton InfoShqip. Postimi i plote: “Llogaritet se komuniteti dibran është dhjetëra mijëra në SHBA dhe kjo dëshmohet edhe me numrin e madh të qendrave kulturore dhe fetare në diasporën amerikane, andaj këtu theksojmë Dibra Community Center, organizatë e lokalizuar në Nju Xhersi por ka shtrirje akoma më të gjërë që operon…
Qyteti i Shkupit sot ka mbyllur ” urën” e improvizuar në fshatin LLokë e cila lidh këtë fshat me Komunën e Gjorçe Petrovit. Ura në fjalë është mbyllur pasi rrezikohej në çdo moment të shembej. Është ndërtuar para 25 viteve nga vetë banorët, ndërsa edhe përkundër kërkesave për një urë me të gjitha kushtet e duhura kërkesat gjithnjë kanë hasur në vesh të shurdhur të autoriteteve, raporton KlanMacedonia. Së fundi zgjidhjen e këtij problemi banorëve ua ka premtuar kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. /KlanMacedonia/
Pensionistët dhe personat me status të rrezikuar social në Maqedoninë e Veriut, që marrin ndihmë nga shteti, thonë se 1 mijë denarë (16 euro) që shteti u ka ndarë si ndihmë shtesë, janë të pamjaftueshme për të përballuar valën e rritjes së çmimeve. Qeveria maqedonase ka ndarë këtë ndihmë shtesë për këtë kategori shoqërore për muajt mars, prill dhe maj. Nikolla Georgievski, pensionist, i cili jeton i vetëm me një pension prej 11 mijë denarësh (178 euro), thotë se për të është blerja e produkteve ushqimore është bërë e papërballueshme pas shtrenjtimit të çmimeve. “Është shumë e vështirë pasi produktet…
Mbahet Kuvendi i degës së ASH Kunanovë, caktohen delegatët dhe kuvendarët Sonte në lokalet e ish komitetit u mbajt kuvendi i degës së ASH-së Kumanovë. Në këtë mbledhje u verifukuan mandatet e kuvendarëve të rinjë të kuvendit të degës, u votuan delegatët e Kongresit të dytë të ASH-së, si dhe anëtarët e kuvendit qendror. Mbledhjen e udhëhoqi kryetari i deritanishëm i degës Huzeir Mustafi,ndërsa kuvendit ju drejtua me fjalë rasti edhe deputeti i zonës Elmi Aziri i cili së bashku me zonjën Naime Islami-Zeqiri janë anëtarë të komisionit qendror për organizimin e zgjedhjeve në Aleancën për Shqiptarët si dhe përgjegjës…
Në tregun e gjelbërt në Shkup, edhe tregtarët edhe konsumatorët shprehen të pakënaqur me çmimin aktual të produkteve ushqimore. “Tregtarët shprehen se nga produktet që dikur fitonin më shumë, për shkak të krizës tanimë fitimi neto i`u ka rënë. Fitimi ka ra çmimit janë të larta, fitimi është shumë i vogël. Nuk ka dallim çmimi me fitimin. P.sh Portokallin e marrim 27 denarë, 31 denarë e japim, fitim shumë të vogël ka. Çmimin ne problem e kemi, sepse ky është 50 denarë merret kjo, 45 den-50 den del kjo, a kur vinë këtu unë t`a shes, këtë kush e pagun,…
Pranvera në hemisferën veriore të planetit nis nesër. Fundjavën e ardhshme, në orën 2 të mëngjesit mes datave 26 dhe 27 mars, fillon numërimi veror i orës. Akrepat e orës duhet të lëvizin një orë përpara, gjegjësisht ora në 2 do të konsiderohet ora 3.
Sindikata e Policisë së Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës sot protestuan para qeverisë dhe kërkuan harmonizimin e pagave në sektorin e arsimit dhe të policisë me vlerën e pagës minimale. Sindikata e Policisë kërkon vlera e pikëve nga 27 denarë të rritet në 62 denarë. Orce Kocevski nga kjo sindikatë tha se edhe pse i kanë dërguar kërkesat në qeveri për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen policët, ministri, siç tha ai, vazhdon të injorojë. Nga SASHK theksuan problemin e mosharmonizimit të pagës në sektorin e arsimit dhe paralajmëruan se do të ketë protesta më…

