Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mivkoski bashkë me nënkryetarin Aleksandar Nikolloski mbrëmjen e sotme janë në Hungari, përcjell TV21. Mickoski njoftoi se atje është me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban, “Me ftesë të mikut tonë të madh dhe mikut të Maqedonisë, Viktor Orban, sot së bashku me nënkryetarin Aleksandar Nikolloski presim rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Hungari, në selinë zgjedhore të Fidesz. Presim një fitore të re, të katërt radhazi për Fidesz dhe një mandat të ri të katërt radhazi të kryeministrit Victor Orban!”, shkruan Mickoski. Hungarezët kanë votuar më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të…
Author: Jeta almakos
Samiti i radhës i Bashkimit Evropian mund të na gjejë me kontest të mbyllur me Bullgarinë dhe të marrin datë për fillimin e negociatave, thotë ish ambasadori Nano Ruzhin. Kjo sipas tij mund të ndodh për dy aryse: për shkak të situatës së re të sigurisë në skenën ndërkombëtare dhe për shkak të vullnetit të mirë të elitës së re politike bullgare. “Kryeministri Petkov së bashku me rrethin politik e kanë kuptuar se është shumë e rëndësishme të keni marrëdhënie të mira me shtetet.. .Mund të kemi një dozë ta caktuar optimIzmi se deri në qershor, ky problem do të…
Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë nga Enti Shtetërorë për Statistika që të largojnë nga statistika 132.000 banorë, regjistrimi i të cilëve është bërë nga të dhënat administrative. Nga ASh thonë se nëse nuk korrigjohen këto të dhëna, EShS duhet të mbaj përgjegjësi penale në bazë të nenit 49 të Ligjit për Regjistrim. “Ligji për regjistrimin e popullsisë parasheh që qytetarët të regjistrohen sipas vendit ku banojnë dhe jo adresës në regjistrat amë, ndërsa kryqëzimi i të dhënave bëhet vetëm për personat që janë regjistruar në terren dhe nuk mund të evidentohen persona që nuk janë takuar në terren. Apelojmë që…
Shkrimtari Ibrahim Kelmendi në rrjetin social Facebook, ka bërë një reagim provokues ndaj atyre që agjërojnë në muajin e bekuar të Ramazanit,trasmeton Almakos. Ai nëpërmjet një statusi ka thënë se “kush agjëron ramazan nuk është SHQIPTAR”,fatkeqësisht. Sipas Almakos,kjo është një gjuhë urrejtëse ndaj muslimanëve. Ja reagimi i plotë:
Në dy video, që sipas kohës që tregohet në YouTube, janë publikuar pasditen e sotme, dëgjohet zëri i ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe biznesmenit Jordan Orce Kamçev. Me gjasë nuk bëhet fjalë për përgjim telefonik, por për bisedë të incizuar. VIDEO E 2
Komuna e Sarajit ka shtrenjtuar për 50% tatimin në pronë, ndërsa për këtë tenton t’ia hedh fajin Qytetit të Shkupit. Këtë e ka denoncuar nënkryetarja e Qytetit të Shkupit, Bujare Abazi, e cila përmes një postimi në Facebook fajëson autoritetet lokale në Saraj për vendimin që rëndon edhe më shumë qytetarët. Të nderuar qytetarë të Sarajit, Për shkak të paqartësisë në pagesat për tatimin në pronë për qytetarët e komunës së Sarajit, ju informoj si vijon: Me vendim të Këshillit të Komunës së Sarajit është sjellur vendim që Komuna të merr 50% më shumë për tatimin në pronë për shtëpi…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është raportuar se në një zyre të avokaturës në Shkup është vjedhur një kasafortë me para. “Më datë 01.04.2022 rreth orës 08.05 në Stacionin Policor në Qendër është raportuar se dikush është futur me dhunë në zyre të avokaturës në Bulevardin Koço Racin ku është konfiskuar një kasafortë me para”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
U bënë dy vite që Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, por në ushtrinë e saj vazhdon të përdoret kallashnikovi rus, i prodhuar në Serbi. Që ushtria të jetë në përputhje me standardet ushtarake të NATO-s, duhet që ta ndryshojë kalibrin e armëve, nga 7,62 mm siç është kallashnikovi të kalojë në armë me kalibër 5,56 mm. Jo vetëm kjo, por edhe shumë pajisje të tjera ushtarake të vendit janë të vjetra. Tashmë kohë të gjatë ka plan operacional për modernizimin e armatës sipas standardeve të NATO-s, por ky plan ecë ngadalë. Pjesë e madhe e armëve të reja…
Ngritja e çmimeve të vazhdueshme të produkteve bazë ushqimore, ka prekur edhe sektorin e gastronomisë. Pronarët e restoranteve shprehen se pavarësisht rritjes së çmimeve, me fillimin e muajit të ramazanit interesimi për rezervimin e iftareve do të jetë më i madh për dallim nga ai i kaluari, ku kishte edhe kufizim të lëvizjes si pasojë e Covid-19. ”Interesim për sivjet ka d.m.th dukshëm, kurse vjet i patëm vetëm 10 ditët e fundit të iftareve edhe pse ndoshta ka pasur interesime, por pak pandemia e bëri të veten. Mirëpo 10 ditët e fundit vetëm pak. Kurse, sivjet sigurisht që prej ditën…
Në lagjen Miçurin të Shkupit sot, si pasojë e erës së fortë, ka rënë çatia nga një ndërtesë, konfirmuan për MIA-n nga Shërbimi Zjarrfikës – Shkup. Prej atje theksuan se nga konstruksioni i çatisë kanë rënë llamarina. Në terren kanë intervenuar pesë pjesëtarë të Shërbimit Zjarrfikës me dy automjete.
Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” ka përmbyllur shpërndarjen e pakove ushqimore nga donatori Qendra për Ndihmë dhe Punë Humanitare e Mbretit Selman të Arabisë Saudite. Gjithsej 3091 pako ushqimore janë shpërndarë në 13 qytete të vendit. Karvani i Merhametit me tre ekipet e saj të organizimit te shpërndarjes së ndihmave u ndal dje në Manastir, Prilep, Resnje, Krushevë, Demir Hisar, Dollnen, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Dibër dhe Ohër ku u shpërndanë 890 pakot e fundit në kuadër të këtij aksioni. ERDUAN DAUTI, SHOQATA ‘MERHAMET’ “Sot e vazhdojmë aksionin humanitar me pako ushqimore nga Merhamet, me donator nga qendra e mbretit Selman. Sot…
Rritja e rrogave do të shkaktonte inflacion shtesë prandaj duhet të balancohet zgjidhja mes kërkesës së sindikatave dhe atë që e mundëson buxheti, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “360 shkallë”, në lidhje me paralajmërimet e sindikatave për grevë në arsim për shkak të pagave të ulëta. “Sepse përgjegjësia nuk është thjesht vetëm në rritjen e pagave. Unë e kam biseduar këtë me përfaqësuesit e Bankës Popullore për shkak se nëse i rrisni pagat aq sa është kërkesa e përgjithshme e sindikatave, kjo mund të shkaktojë presion shtesë inflacioni, ndërsa një presion shtesë inflacioni veç këtij që tashmë kemi do…

