Çmimi më i lartë për metër katror i një apartamenti në tremujorin e tretë të këtij viti u arrit në Komunën Qendër, ku banesë me sipërfaqe totale prej 91 metrash katrorë u shit për 280,000 euro. Kjo do të thotë se blerësi pagoi 3,000 euro për një metër katror, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Patundshme. Të dhënat nga Regjistri i Çmimeve dhe Qirave zbulojnë rritje të ndjeshme në tregun e ndërtimeve të reja në periudhën korrik-shtator 2025. Në tremujorin e tretë, 845 apartamente të ndërtuara rishtas të shitura nga investitorët u regjistruan në…
Author: Jeta almakos
Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ku ndër folësit kryesorë është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I pyetur për pozicionin e Kosovës në rajon dhe për ecurinë e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Rama u shpreh se Prishtina duhet të fokusohet tek përmbushja e detyrimeve që burojnë nga dialogu me Serbinë dhe jo tek vetë raportet dypalëshe. “Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra…
Në lidhje me problemin e mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit, Qeveri në mbledhjen e sotme ka Obliguar Inspektoratin Shtetëror Komunal, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas kompetencave të tyre ligjore, që menjëherë të fillojnë mbikëqyrje të koordinuar inspektuese të jashtëzakonshme në territorin e Qytetit të Shkupit, me qëllim të konstatimit të situatës me mbeturinat komunale dhe lloje të tjera të mbeturinave dhe ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të përshtatshme. Kështu ka deklaruar pët Televizionin Alsat…
Sot (21.10.2025), rreth orës 10:40, pas një denoncimi për një person që kishte ndërmend të kryente vetëvrasje, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë, së bashku me një ekip të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Kumanovës, kanë shpëtuar një 34-vjeçar nga rrethina e Kumanovës, i cili kishte tentuar të hidhej nga “Ura e Iskrës” në Kumanovë. Pas masave të ndërmarra, personi është bindur të heqë dorë nga tentativa dhe më pas është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës për të marrë ndihmë mjekësore.
Baton Haxhiu A ju kujtohet ai titull i gushtit në Albanian Post: “Nëse ky është fundi i Ali Ahmetit, ai e ka zgjedhur vetë”. Atëherë e thashë qartë: “Nëse shqiptarët nuk zgjedhin të organizohen ndryshe, atëherë do të organizohen të tjerët për ta. Dhe atëherë s’do të kenë më as parti, as votë, as shtet”. Tani pas fatalitetit ne zgjedhje nuk është më paralajmërim. Është realitet. Dhe ky është përditësimi që s’mund të heshtet. Dhe çka bën një lider në këto raste? Ka ditë në histori kur një lider ka veç një pyetje për veten: A jam ende njeriu që…
Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit janë definuar 100 për qind dhe tanimë flitet konkretisht me numra të saktë. Përderisa, kutitë e votimit po heshtin, një stuhi tjetër ka nisur. Përplasjet politike mes pozitës dhe opozitës, kanë shpërthyer me intensitet të ri. Nga koalicioni VLEN kanë akuzuar kreun e ASH-së, Arben Taravari pas mosrealizimit të censusit në komunat Gostivar dhe Vrapçishtë. Ata e cilësojnë si përgjigje ndaj akrobacioneve politike që u bënë për interesa personale. VLEN “Në rend të parë, kjo është përgjigje ndaj Arben Taravarit, e më pas ndaj Isen Shabanit, të cilët menduan se shqiptarët do t’i…
Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve përsëri ra zilja fituese – simbol i shpresës dhe i fitores mbi sëmundjen e rëndë, përcjell TV21. Heroi i vogël Amiri e përfundoi me sukses betejën e tij me sëmundjen malinje, ndërsa stafi i Klinikës e përshëndeti me duartrokitje dhe gëzim. “Zilja fituese përsëri ra me forcë që ta dëgjojnë të gjithë se heroi ynë Amiri e fitoi betejën e vështirë. I urojmë shumë shëndet dhe fëmijëri pa brenga,” thanë nga Klinika. https://www.facebook.com/reel/667388626131207/?t=4
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka urdhëruar një kontroll të jashtëzakonshëm në territorin e Shkupit për shkak të krizës me grumbullimin e mbeturinave. Komunikata e Qeverisë: Në lidhje me problemin e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit, Qeveria në seancën e sotme miratoi konkluzionet në vijim: Ngarkohen Inspektorati Shtetëror Komunal, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, që menjëherë të nisin kontroll të jashtëzakonshëm të koordinuar në territorin e Qytetit të Shkupit, me qëllim të përcaktimit të gjendjes…
Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2025, numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet lokale në Maqedoni është në rritje, me një rritje veçanërisht të theksuar në ciklin e fundit zgjedhor. Në vitin 2017, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetar komunash u regjistruan 45.551 fletëvotime të pavlefshme. Ky numër u ul në vitin 2021, kur u regjistruan 19.127 fletëvotime të pavlefshme për kryetarët e komunash, por në të njëjtën kohë kishte 37,959 fletëvotime të pavlefshme për listat e këshilltarëve. Në zgjedhjet e fundit të së dielës, numri i fletëvotimeve të pavlefshme u rrit ndjeshëm. Në…
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare Deve Bair, respektivisht në dalje të shtetit, në një autobus të linjës Shkup-Stamboll, janë kapur 160 steka cigaresh, përcjell TV21. “Përpjekja për kontrabandë të 160 steka cigaresh u zbulua gjatë kontrollit të një autobusi që udhëtonte në linjën Shkup – Stamboll – Shkup, në dalje të shtetit në pikën kufitare Deve Bair”, thonë nga Drejtoria e Doganave, pa dhënë informacione shtesë.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, ka komentuar në emisionin “Matrix” në Tëvë1 zhvillimet në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku sipas tij BDI-ja po përballet me humbje të mbështetjes dhe fraksionime të brendshme që po ndikojnë në rezultatet. Kulla theksoi se mosmbështetja ndaj kandidatit të partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim Deharit, ka ardhur si pasojë e ndarjeve dhe konfliktit të brendshëm në këtë parti. “Fatmir Limani që nuk mbështeti Deharin është sepse ka ndarje të pushtetit, dhe për këtë kemi edhe këto rezultate,” tha Kulla. Ai shtoi se beteja politike në mesin e shqiptarëve në Maqedoninë…
Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN që ishin fituesit e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti në një prononcim për televizionin kombëtar Ora News, ka deklaruar se pas këtyre zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka filluar një kapitull i ri politik, duke i dhënë fund epokës së gjatë të BDI-së në pushtet. “Prej dje në Maqedoni ka filluar një epokë e re politike, pra është një gjeneratë e re në qeverisje. U përmbyll ajo periudhë 20-vjeçare e BDI-së, e cila është tjetërsuar krejtësisht,” tha Mexhiti. Ai theksoi se kalimi i BDI-së në opozitë është një…

