As sot nuk u mblodhën mbeturinat në qytetin e Shkupit. Mbeturinat po hidhen përreth koshave pasi ato janë të stërmbushura tashmë dy ditë. Njësia për Krime Ekonomike hyri brenda ambienteve të bashkisë së kryeqytetit dhe në NP Higjiena Komunale dhe siguroi dokumentacion si dëshmi se pse mbeturinat nuk po pastrohen. “Njësia për Krime Ekonomike e Shërbimit Publik të Shkupit SPB hyri dje në ambientet e Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike të Shërbimeve “Higjiena Komunale”, me urdhër të Prokurorisë Publike të Shkupit, me qëllim mbledhjen e provave dhe sekuestrimin e dokumentacionit përkatës mbi dyshimet për krime të kryera në lidhje…
Author: Jeta almakos
Aleanca për Shqiptarër krahu i Arben Taravarit sonte ka ftuar mbledhje të kryesisë qendrore në Tetovë, shkruan në njoftimin e ASH-së. “Më 22.10.2025 Në selinë qendrore në Tetovë, do të mbajë mbledhjen e Kryesisë së Partisë. Pas përfundimit të mbledhjes, në ora 20:00, do të ketë prononcim për mediat”, thuhet në njoftimin e ASH-së së Taravarit.
Kryetari i ri i Komunës së Çairit nga radhët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj kaosit me mbeturinat në të gjithë Qytetin e Shkupit. Në një postim në facebook Mexhiti adresoi kritikat tek tre subjekte, BDI, E Majta dhe kreyetarja aktuale Danella Arsovksa. Mexhiti njoftoi se Qeveria po merr masa të jashtëzakonshme inspektuale, kjo siç shkruan ai për të vërtetuar përgjegjësitë për gjendjen me mbeturinat. Postimi i plotë i Izet Mexhitit Shkupi është katandisur në një gjendje të rëndë të mbeturinave. Rrugët, lagjet dhe hapësirat publike janë lënë pas dore, duke u kthyer në pasqyrë të papërgjegjësisë institucionale. Menaxhimi…
Nga VLEN thonë fuqishëm kanë hyrë në garë për raundin e dytë në zgjedhjet lokale në Tetovë, Dibër, Strugë, Bogovinë, Dollnen, dhe Bërvenicë. Nga VLEN thonë se AKI-ja është e gatshme të bashkëpunojë me “Levicën”. “Përballë këtij vullneti të madh qytetar, AKI dështoi. Por edhe pas humbjes, liderët e këtij koalicioni të zhgënjyer nuk nxorën asnjë mësim. Në vend që të reflektojnë, ata vazhdojnë të ofendojnë qytetarët, të shpifin dhe të përpiqen të manipulojnë opinionin, ashtu siç kanë bërë për 20 vite rresht. Madje, për të shpëtuar ato pak shpresa që u kanë mbetur, ata janë gati të shkojnë edhe…
Pas një pauze të shkurtër, qetësia politike në Maqedoninë e Veriut perfundoi. Rrethi i dytë po afrohet me hapa të shpejtë, ndërsa kandidatët që arritën të kalojnë në rrethin e parë të votuesve, ende nuk janë rikthyer në skenën zgjedhore. Por heshtja nuk do të zgjasë shumë. Nga sot nisi një vale të re aktivitetesh, një rikthim i kandidatëve në terren, me takime, prezantime publike dhe përpjekje për t’i bindur qytetarët me platformën e tyre. Fushata zyrtarisht do të vazhdojë deri më 31 tetor,ndërsa më 1 nëntor vendi do të hyjë në heshtje zgjedhore. Kandidati për kryetar të Qytetit të…
Ramadan Ramadani Përtej analizës, desha ta ndaj një mesele shqiptare se çka ka ndodhë në të vërtetë në zgjedhjet lokale në Maqedoni. Edhe shokëve u thash e edhe më herët e kisha shkruar se “shqiptarët sharjet i kthejnë ose me qytek ose me votë” dhe se emërtimi “zagarë” për shqiptarët u perceptua si sharje kolektive. Disa më thanë se e teproj, se jam i ashpër dhe se nuk do ket efekt kjo sharje publike e bërë për shqiptarët. Sidomos pasi shqiptarët vet nuk se edhe aq haptazi e problematizuan këtë. Pra, nuk shfaqën naj pezm publik sa pritej. Ndërkohë që…
Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës dhe kandidati për mandatin e radhës, Maksim Dimitrievski, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të koalicionit VLEN, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për balotazhin e 2 nëntorit. Në takim morën pjesë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ i Alternativës, Bashkim Murteti. “Gjatë një bisede të ngrohtë dhe të sinqertë, mora mbështetje të fuqishme nga përfaqësuesit e partnerit koalicional VLEN për raundin e dytë në Kumanovë. Kjo përkrahje pasqyron realitetin multietnik dhe multikulturor të qytetit tonë dhe na jep energji shtesë për të vazhduar drejt realizimit të projekteve në…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme përpara godinës së Parlamentit në Beograd. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Autori Vladan A. 70 vjeç, u arrestua menjëherë nga autoritetet. Ai fillimisht i vendosi flakën një tende të ngritur përpara parlamentit ku dhe hodhi brenda një grusht me plumba ndërsa më pas qëlloi me armë zjarri. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm. I plagosuri Milan B., 57 vjeç është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Lidhur…
Kryetari në ardhje i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, është humbësi më i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 19 tetor. Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mexhiti ka theksuar se Ahmeti, i cili qeveriste në 90% të komunave, ka përfunduar me vetëm një komunë të fituar, Likovën. “Qëllimisht apo jo, Ahmeti dhe BDI-ja kanë fokusuar rëndësinë kryesore te Tetova dhe posaçërisht te Çairi, ndërsa komunat e tjera i kanë konsideruar më pak të rëndësishme. Ne e pranuam këtë sfidë dhe sot Çairi u mbyll në…
Çmimet e arit u rritën modestisht të mërkurën, pas një rënie drastike të martën, kur çmimi u ul me më shumë se 5%, pas një rritjeje rekord ditën e hënë. Të mërkurën, një ons ar u tregtua me 4,141.48 dollarë, duke shënuar një rritje prej më pak se 0.4%. Të martën, çmimi ra deri në 4,082.03 dollarë, pas arritjes së nivelit historik prej 4,381.21 dollarësh ditën e hënë. Kontratat e ardhshme të arit në SHBA ranë me 5.7%, duke regjistruar rënien më të madhe përqindore që nga prilli i vitit 2013. Argjendi dhe platina gjithashtu ranë ndjeshëm, përkatësisht me 7%…
Prokuroria informon se hetimet janë duke vazhduar, dhe më shumë detaje do të shpallen nesër. Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Prilep, Drejtoria e Policisë Financiare ka filluar një procedurë në lidhje me akuzat për abuzim në punën e spitalit të Prilepit. Prokuroria informon se veprimet janë duke vazhduar, dhe më shumë detaje do të shpallen nesër. Aktivitetet pritet të përfshijnë një shqyrtim të dokumentacionit dhe masa të tjera që do të ndihmojnë në përcaktimin e përgjegjësisë së mundshme të personave të lidhur me këto akuza. Siç raportuan disa media, duke cituar informacione jozyrtare, hetimi është përqendruar në dyshimet…
Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes me mbeturinat që ka përfshirë kryeqytetin, duke e cilësuar Shkupin si “pasqyrë të papërgjegjësisë institucionale”. Sipas Mexhitit, qyteti është katandisur në një gjendje alarmante, me rrugë, lagje dhe hapësira publike të mbushura me mbeturina, për shkak të mosmenaxhimit të duhur nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale – Shkup”, e cila, siç theksoi ai, aktualisht drejtohet nga koalicioni BDI – Danella – Levica. “Menaxhimi i mbeturinave komunale në Shkup është bërë simbol i kaosit dhe papastërtisë. Këta mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për…

