Author: Jeta almakos

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër pas paqartësive rreth censusit zgjedhor në Gostivar dhe shpalljes së rezultatit për kryetarin e komunës, duke akuzuar se po luhet me vullnetin e votuesve dhe sipas tij, 100 herë të mbahen zgjedhje në Gostivar, 100 herë do zgjidhet kryetar i Gostivarit. Më poshtë postimi i tij i plotë: “Me kryetarin e Komunës së Gostivarit, mikun tim dhe djalin e mrekullueshëm Valbon Limani, po bëhet një lojë qesharake. Megjithëse Valboni fitoi me një shumicë të padiskutueshme filluan të luajnë me censusin. Një orë i thonin “u kalua censusi” e pas një…

Lexo më Shumë

Fatmir Limani Është e kotë ta mohoj që lidhja me rrënjët, me vendin e babës e nanës, të zemrës dhe të mendjes, të ëndrrës, e të zhgjëndrrës, më bën të mbetem gjithë kohën brenda projektit tim të Bërjes së Kërçovës. Edhe pas 19 tetorit. Mirëpo kur reflekton rreth bërjes, pra reales, projektit të zemrës e mendjes sime, nuk mund të mos reflektosh rreth asaj sesi nuk bëhet Kërçova !!! Jam i detyruar të reflektoj sepse sapuni nuk është djathë, e nuk mund të hahet dhe oferta që qarkullon në politikën aktuale është shitja e sapunit për djathë. E pra, Kërçova…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së, e cila do të mbahet nesër, të premten, më 24 tetor 2025, me fillim nga ora 13:30, në selinë e partisë në Tetovë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë mbledhjes pritet të diskutohen çështje të rëndësishme politike dhe organizative, në kontekst të zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe analizimi i rezultateve të zgjedhjeve lokale. Mbledhja vjen në një moment kur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen debate për ristrukturime të brendshme dhe për orientimin e ardhshëm të partive…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe Kier Meter, ministri i Aviacionit, Çështjeve Detare dhe Dekarbonizimit, nënshkruan Marrëveshjen për qarkullim të rregullt ajror midis Maqedonisë së veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në Londër. Marrëveshja, siç njoftoi sot Ministria e Transportit, hap mundësinë e vendosjes së fluturimeve të reja direkte midis dy vendeve, ndërsa me këtë të rritet edhe numri i turistëve nga Mbretëria e Bashkuar. “Kjo Marrëveshje u nënshkrua me iniciativën e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqëson një kornizë të re ligjore që rregullon marrëdhëniet në fushën e qarkullimit të rregullt ajror midis dy vendeve”, thuhet në komunikatë. Përmes…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim miqësor me ish-presidentin Stevo Pendarovski, i cili aktualisht ushtron edhe rolin e profesorit dhe intelektualit të angazhuar publikisht. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Meidani ka shkruar se takimi ishte një mundësi e këndshme për të shkëmbyer mendime miqësore dhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend. “Gjithmonë është kënaqësi të shkëmbej mendime miqësore me ish-presidentin Stevo Pendarovski, tashmë edhe në rolin e tij si profesor i respektuar dhe intelektual i angazhuar. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe këndvështrimin e tij mbi…

Lexo më Shumë

Tema për integrimet në BE ka dominuar në takimet në Londër, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Ai është takuar me ministrin francez për Evropën, të afërt me presidentin Macron, të cilit ia ka përcjellë qëndrimet e Maqedonisë. “Duhet të ketë dorëzim në pjesën e garancisë nga vetë Bashkimi Evropian, duhet të ketë dorëzim nga fqinji ynë lindor në pjesën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, respektimit të institucioneve evropiane, siç është Gjykata për të Drejtat e Njeriut, integrimin e komunitetit maqedonas brenda Këshillit Ministror për pakicat te fqinji ynë lindor, e kështu me radhë. Këto nuk janë kushte shtesë – kjo…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, po vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore në të gjithë territorin e komunës, ashtu siç kishte premtuar para zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, të cilat i fitoi bindshëm. Në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook, Mexhiti ka ndarë pamjet nga puna në terren, ku shihet përfundimi i rrugës “Stojna Stefkova” në lagjen Çairçanë, një investim që sjell standarde të reja infrastrukturore, siguri dhe komoditet për banorët. “Çairi po ecën përpara, çdo ditë me projekte që përmirësojnë jetën në çdo lagje!”, ka theksuar Mexhiti, duke nënvizuar se angazhimi i…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në Higjienën Komunale denoncojnë në Alsat parregullsitë me të cilat përballet ndërmarrja tashmë disa muaj si pasojë e keq menaxhimit. Njëri prej tyre rrëfen për kamerën e Alsat se përveç vonesave në rroga, ndërmarrja përballet edhe me mungesë të mjeteve për punë dhe uniformave. “Kjo kështu nuk shkon pasi unë punoj 31 ditë dhe nuk mundët që të me ndalojnë të drejtën time, pasi unë duhet të shkoj në punë e më pas të marr pagën. A more pagë këtë muaj? Jo ende nuk e mora, thanë që do të lëshojnë por vetëm gjysmë page e me gjysmë…

Lexo më Shumë

Monografia “Urtësi e Marrëzi” është dëshmi e një jete të përkushtuar ndaj skenës. Ajo flet jo vetëm për sukseset individuale të Bajrush Mjakut, por për një epokë të tërë të artit shqiptar, ku pasioni dhe ideali mbetën më të fortë se pengesat materiale. Përmes veprave të tij, Bajrush Mjaku ka ndihmuar që emri i teatrit shqiptar të mos jetë më i mbyllur brenda kufijve kombëtarë, por të frymojë lirshëm në skenat botërore – aty ku arti nuk njeh gjuhë, por vetëm shpirtin e krijuesit Në historinë e artit shqiptar bashkëkohor, pak emra mbeten aq të lidhur me teatrin dhe skenën sa Bajrush Mjaku.…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, i cili doli edhe fitues në zgjedhjet lokale, ka njoftuar se mbrëmjen e sotme është takuar me ekipin i cili sipas tij është më meritori për arritjen e fitores në zgjedhjet. Mexhiti ka thënë se fitorja në zgjedhjet është fitore e strukturës dhe aktivistëve, e atyre që e duan Çairin, raporton SHENJA. “Mbrëmja e sotme ishte festë me ekipin e fitores, në komunën e Çairit. Me njerëzit që qëndruan në çdo ditë të fushatës, në çdo lagje të Çairit, me përkushtim, durim dhe besim të palëkundur. Fitorja që arritëm nuk është…

Lexo më Shumë

Aleanca e Arben Taravarit sonte ka mbajtur mbledhje të strukturave, ku sekretari i partisë, Blerant Ramadani, deklaroi se mbledhja është mbajtur për të analizuar procesin zgjedhor dhe për të mobilizuar strukturat për rrethinë e dytë të zgjedhjeve. Ramadani tha se rezultati i zgjedhjeve e arriti qëllimin e krijimit të kësaj Aleance. “Ajo është që të fitojë pjesën dërmuese të votës së popullit dhe në veçanti, atë shqiptare. Kjo në veçanti nëse logarisim numrin totale të votave për Këshill e konvertoni në listë për deputetë dallimi ndërmjet AKI-së dhe VLEN-it te blloqet shqiptare është 20 me 15”, deklaroi Ramadani. Ramadani është…

Lexo më Shumë

Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se nëse votat e fituara në zgjedhjet lokale do të përktheheshin në deputetë, AKI do të kishte 20 ndërsa VLEN vetëm 15. Siç tha Lloga, VLEN i kërkoi edhe kryeministrit Mickoski që të tërheq fjalën ku përmendi zgjedhjet e parakohshme, që siç tha Lloga, u bënin dëm VLEN-it. “Nëse ato pretendojnë që kanë fituar dhe janë trimëruar nga këtë rezultate që pretendojnë që i kanë, hajde shkojmë në zgjedhje dhe e shikojmë. Edhe me mandate të përkthyera…

Lexo më Shumë