Author: Jeta almakos

Rezultatet nga rrethi i parë të zgjedhjeve lokale qartë tregojnë se qytetarët e kanë zgjedhur VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin si opsion të vetin, porositi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në komunën e Lozovës në kuadër të fushatës zgjedhore, duke u bërë thirrje qytetarëve për përkrahje në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Mickoski ka shprehur përkrahje për kandidatin dhe kryetarin aktual të komunës së Lozovës, Boshko Cvetkovski, për të cilin tha se është “njeri i ri punëtor, person i shkëlqyeshëm dhe maqedonas i madh”. Ai shtoi se Cvetkovski e ka përkrahjen e tij të madhe, si dhe përkrahjen e Qeverisë,…

Lexo më Shumë

Trotuaret dhe një pjesë e rrugëve të bllokuara nga mbeturinat janë bërë tashmë pamja e zakonshme në thuajse gjithë qytetin e Shkupit. Situata është veçanërisht shqetësuese në rrugën “Xhon Kenedi” të Komunës së Çairit, ku mbeturinat shpërndahen edhe në sipërfaqet e gjelbra dhe pranë hyrjeve të objekteve të banimit. Qytetarët shprehen të revoltuar. Thonë se ankesat e tyre nuk përfillen dhe se bakteret e infeksionet rrezikojnë çdo ditë shëndetin e tyre. Anketë me qytetar “Nuk mund të bëjmë asgjë. Këtë punë duhet ta kryejnë ata që paguhen për këtë. Këtu janë bakteret, këtu janë viruset që mund të prekin njerëzit.…

Lexo më Shumë

Një shtetas serb është arrestuar në Aeroportin e Shkupit, që siç bëri të ditur policia, po kërkohej nga Interpoli i Serbisë. M.N u dërgua në stacionin policor për procedura të mëtejshme. “Më 24.10.2025 në orën 14:12 në Vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria M.N. (45) nga Republika e Serbisë, sepse gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve është vërtetuar se ai kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli i Serbisë. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë në Stacionin Policor të Kisella Vodës për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka reaguar pas konferencës së djeshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Në reagim, VLEN e ka cilësuar si banal, ofendues e të padenjë fjalorin që përdori dje Ahmeti. Sipas tyre, ku fjalor është dëshmia më e qartë e humbjes së kontrollit, e panikut dhe e përfundimit politik të një njeriu që për 20 vjet e trajtoi popullin e vet si pronë private. VLEN “Ahmeti sot nuk flet më si lider politik, por si dikush që po fundoset në gjuhën e vet të urrejtjes. Kur një njeri që ka udhëhequr për dy dekada e quan popullin e vet…

Lexo më Shumë

Gazetarja Teuta Buçi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka komentuar qëndrimet e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke vlerësuar se ai po përpiqet të përqendrojë pushtetin në duart e tij. “Përshtypja ime është se Mickoski po kërkon territor të pastër. Po tenton të marrë gjithë kontrollin e qeverisë dhe ai të vendosë për gjithçka dhe kjo është deklarata e tij. Në njëfarë mënyrë ai po mundohet dhe po përpiqet të na tregojë se ai është ai që i ka sjellë fitoren VLEN-it në komunat ku kanë fituar dhe në njëfarë mënyrë ta legjitimojë politikën e tij ose rolin e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një 51-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi gjatë një kontrolli u kap me armë. Sipas MPB-së, sot, punonjësit e Njësisë për Trafik të Paligjshëm, në bashkëpunim me Njësinë për Polici Intervenuese nga SPB Shkup, me urdhër të gjykatës, kryen kontroll në shtëpinë dhe automjetin e tipit “Mercedes” në pronësi të B.H. nga fshati Rashçe. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 7 pistoleta, 14 karikatorë dhe 318 fishekë të kalibrave të ndryshëm. MPB njofton se pas përfundimit të hetimeve, do të ndiqet procedura e mëtejshme ligjore ndaj të arrestuarit.

Lexo më Shumë

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, e cila në zgjedhjet lokale të 19 tetorit fitoi më shumë vota , edhe sot ka publikuar analiza partiake për rezultatet nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale, duke i krahasuar me ato të kundërshtarit të saj politik, Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë LSDM. Ata e kanë pasqyruar suksesin e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar në vlerë përqindjeje, dhe krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021, thonë se kanë rritje në numrin e votave për kryetarë komunash dhe këshilltarë në komuna. Sipas VMRO-DPMNE-së, raporti mes tyre dhe LSDM-së pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale është…

Lexo më Shumë

Pas pesë ditësh, Ali Ahmetit më në fund ia treguan përgjigjen e “referendumit”. Dhe ja, doli e tha se paskan fituar në zgjedhjet komunale. Kjo është absurde. Fitoret e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Tearcë dhe epërsia bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen janë shumë më të mëdha se “fitorja” në Pllasnicë dhe Likovë. Ne menduam se Ali Ahmeti dhe BDI janë vetëdijësuar nga përgjigja e “referendumit”, mirëpo ata vazhdojnë zgjedhjet lokale t’i përjetojnë si parlamentare, sepse për ta postet ministrore janë vegla e vetme për të mbijetuar në politikë. Për 20 vjet, politika e Ali…

Lexo më Shumë

“Ne premtuam se BDI do të shkonte në opozitë dhe kjo ndodhi pas 20 vitesh, dhe është vetëm çështje kohe kur Ali Ahmeti të dalë në pension. Nëse Bilall Kasami dëshiron të jetë një alternativë ndaj tyre, atëherë ai duhet të jetë krejtësisht ndryshe nga ata, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM, Aleksandar Nikolloski. “Ne premtuam vitin e kaluar se BDI do të shkonte në opozitë dhe kjo ndodhi pas njëzet vitesh. Gjatë fushatës dhe deri në formimin e qeverisë, shumica e njerëzve nuk besonin se ne do ta realizonim këtë. Pra, ne bëmë atë që të gjithë premtuan, por nuk e…

Lexo më Shumë

Doktori Igor Kuzmanovski ish-drejtori i Klinikës së Neurologjisë, i cili u shkarkua nga detyra pas shpërndarjes së një video të tij duke përzier një substancë narkotike, do të marrë licencë pune nëse përfundon tre muaj trajnim të specializuar nën drejtimin e drejtpërdrejtë të një mentori, kështu kanë vendosur anëtarët e Komisionit për Çështje Etike dhe Ligjore në Odën e Mjekëve, njoftojnë nga oda e mjekëve të RMV-së. ODA E MJEKËVE TË RMV-SË “Pas përfundimit të trajnimit, mjeku do t’i nënshtrohet një provimi për një shqyrtim të detajuar të njohurive dhe aftësive profesionale. Duke marrë parasysh se Ligji për Kujdesin Shëndetësor…

Lexo më Shumë

Me një ceremoni solemne dhe koktej përmbyllës, ProCredit Banka e përmbylli gjeneratën e parë të Akademisë së Biznesit ProCredit – një program edukativ i krijuar për të përmirësuar njohuritë dhe kapacitetet e kompanive lokale. Në ngjarje, 90 pjesëmarrësit morën certifikata për përfundim të suksesshëm të trajnimit dhe përkushtim në procesin e mësimit dhe zhvillimit personal. Akademia është pjesë e angazhimit më të gjerë të ProCredit Bankës për forcimin e komunitetit të biznesit vendor përmes mbështetjes jofinanciare dhe krijimit të mundësive për arsimim të vazhdueshëm dhe rrjetëzim profesional. Përmes kësaj nisme, sipërmarrësit fituan qasje në njohuri praktike, këshilla ekspertësh dhe punëtori…

Lexo më Shumë

“Në raundin e dytë patjetër që do të kemi rritje të numrit të votave, por në çdo rast është e vështirë të krahasohen zgjedhjet lokale me ato parlamentare, sepse në zgjedhjet lokale ka përqindje më të ulët të daljes në votime dhe një fragmentim më të madh për shkak të numrit të madh të listave për këshilltarë. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare ka përqindje më të lartë pjesëmarrjeje dhe më pak fragmentim, si dhe një fushatë më të unifikuar në nivel kombëtar,” tha Antonio Miloshoski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në një…

Lexo më Shumë