Author: Jeta almakos

Nga Prokuroria Themelore në një komunikatë për media kanë njoftuar se kanë dorëzuar kërkesë deri në gjykatë që t’i caktohet masa e paraburgimit u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Shkup, Sabahudin Rustemi dhe Aki Saitit, udhëheqës për menaxhim të mbeturinave pranë të njëjtës ndërmarrje. Nga Prokuroria thonë se të njëjtit dyshohen për veprën penale “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturinat”, që dënohet sipas Nenit 230, paragrafi 1 i Kodit Penal. “Të dyshuarit, njëri në cilësinë e drejtorit të përkohshëm dhe tjetri si menaxher për mbeturinat në NP Higjiena Komunale Shkup vepruan në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Sarajit për mbështetjen dhe besimin që rezultuan në një fitore të qartë. Në një mesazh publik, Mexhiti theksoi se fitorja në Saraj është dëshmi e forcës, bashkimit dhe përkushtimit të njerëzve të mirë që punuan pa pushim për një qëllim të përbashkët. “Falemnderit secilit aktivist, çdo anëtari të strukturave tona, çdo grua e burri, për çdo të ri e të re që qëndroi me ne, që besoi, punoi e nuk u ndal asnjë ditë,” – shkroi ai. Kryetari i Lëvizjes Demokratike shtoi se kjo fitore është…

Lexo më Shumë

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) i Turqisë ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur në mbrëmje rrethin Sindirgi të provincës perëndimore Balikesir, transmeton Anadolu. AFAD tha se tërmeti ndodhi në orën 22:48 me kohën lokale në një thellësi prej 5.99 kilometrash dhe u ndje në provincat përreth, përfshirë Stambollin. “AFAD dhe institucionet e tjera përkatëse kanë filluar inspektimet në terren dhe raportet po shqyrtohen me kujdes”, tha zv/presidenti turk, Cevdet Yilmaz, në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e së hënës rrethin Sındırgı në provincën Balıkesir në veriperëndim të Turqisë, rreth orës 22:49 sipas orës lokale. Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, njoftoi se lëkundjet u ndjenë gjerësisht në Izmir, Bursa, Stamboll dhe Tekirdağ, ndërsa disa ndërtesa në Sındırgı janë shembur. Sipas AFAD-it, epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej vetëm 5.99 kilometrash, duke e bërë atë tërmet të cekët, që shpjegon pse u ndje në një zonë kaq të gjerë. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë dërguar menjëherë në terren për vlerësimin e dëmeve dhe kërkimin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizja Populli, Skender Rexhepi Zejdi në Debat 21 ka deklaruar se AKI-ja do të mbështesë kandidatin e VLEN-it në Bërvenicë. “Unë them publikisht se shqiptarët duhet ta votojnë Haqimin i cili është nga Bërvenica. Unë po them, shqiptarët duhet ta votojnë të gjithë që të dëshmojë se ai nuk është nacionalist, por patriot shqiptar. Do të thotë ju do ta mbështesni kandidatin e VLEN-it në Bërvenicë? Pa dyshim. Ne do ta mbështesim kandidatin e VLEN-it në Bërvenice sepse ka program të mirë, program cilësor”, tha Zejdi.

Lexo më Shumë

Në raundin e parë koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi 33 kryetarë të komunave. Dy ndërkohë,  midis raundit të parë dhe të dytë, kundër kandidtëve të kandidatëve tanë  u tërhoqën, që do të thotë se tani janë 35 kryetarë të komunave dhe në raundin e dytë jami në 24 komuna të tjera. Të dielën do të vendoset se kush do të jetë kryetar komune në ato 24 komuna. Në gjashtë nga ato 26 komuna, ne jemi në vendin e dytë, me një tendencë dhe një shans të madh, sepse diferenca është shumë e vogël, për të qenë në vendin e…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative ka refuzuar të tre ankesat e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) lidhur me zgjedhjet në komunën e Gostivarit. Më herët, të njëjtat ankesa ishin refuzuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Kryetari i Gostivarit dhe kandidati i AKI-së për kryetar komune, Valbon Limani, deklaroi se rrefuzimi i ankesave nuk kishte bazë juridike. Ai shtoi se tani do të presin që KSHZ-ja të veprojë në përputhje me ligjin dhe së shpejti të caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në Gostivar. Sipas tij, zgjedhjet e reja duhet të shpallen në afat jo më larg se prej 60…

Lexo më Shumë

Në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup sot u promovua një dhomë kuruese me presion të lartë të ajrit, e cila pritet të vihet në funksion së shpejti për pacientët me plagë nga djegiet, me plagë kronike dhe plagë që shërohen me vështirësi nga diabeti, por edhe të sëmundjeve të tjera, që i mungonte mjekësisë publike. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se ky projekt është fryt i bashkëpunimit të sektorit privat dhe publik. Kjo dhomë hiperbarike e vendosur në repartin e terapisë fizikale dhe të rehabilitimit në Spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup, autoritetet thanë se janë donacion nga…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, gjatë fushatës zgjedhore sot theksoi se në rast zgjedhjeje do të jetë mbrojtës i pronës publike. Ai premtoi zgjidhjen e problemit me mbeturinat dhe menaxhimin e qentë endacakë në qytet. Rexhepi theksoi gjithashtu se ekipi i tij do të angazhohet për pastrimin e rrugicave dhe bulevardeve. “Udhëheqësia e ardhshme e Komunës së Tetovës do të mbrojë pronën publike dhe nuk do të ndërmjetësojë privatizimin e saj, siç ka ndodhur gjatë katër viteve të fundit. Ju garantoj se gjatë katër viteve të ardhshme qyteti do të pastrohet plotësisht, duke përfshirë…

Lexo më Shumë

Kamionë me ndihma humanitare hynë sot në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare në Rafah mes mungesave të vazhdueshme të ushqimit, ujit dhe furnizimeve mjekësore në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu. Kamionët, duke kaluar përmes pikës kufitare “Karam Abu Salem” (Kerem Shalom), transportojnë pako ushqimore dhe gjëra themelore si mielli. Karvanet e ndihmave kanë lëvizur nëpër shumë pikëkalime, përfshirë “Kerem Shalom” dhe “Kissufim”, për të ndihmuar viktimat e luftës 2-vjeçare të Izraelit në Gaza. Lufta gjenocidale izraelite ka vrarë mbi 68 mijë palestinezë në enklavë dhe ka plagosur më shumë se 170 mijë të tjerë që nga tetori 2023, sipas…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka shkarkuar dy këshilla zgjedhore nga dy qendra votimi në Shuto Orizare, pas vendimit të Gjykatës Administrative që anuloi rezultatet e votimit. Anulimi erdhi pas një padie të ngritur nga Lëvizja “Të Vendosur për Ndryshim” kundër vendimit të mëparshëm të KSHZ-së. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, bëri të ditur se Komisioni ka njoftuar Prokurorinë për rastin, duke theksuar se mund të konsiderohet si informacion për manipulim të mundshëm të votës kundër anëtarëve të këtyre dy këshillave zgjedhore. “Prokuroria mund ta trajtojë këtë rast si informacion, dhe ne do të paraqesim të gjithë dokumentacionin tonë për të…

Lexo më Shumë

Dje dukeshte situatë e tensionuar mes kryeministrit, Hristijan Mickoskit  dhe njërit ndër krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, i cili është edhe kandidatë për komunën e Tetovës, por sot, tonet janë ulur ndjeshëm. Ka mjaftuar vetëm një takim mes tyre, që mardhëniet të marrin kthesë tjetër, ndërsa në opinion mbetët e pa qartë se Mickoski ka arritur ta bindë Kasamin se është gabim, apo është një reflektim i vet Kasamit. Kryeministri Hristijan Mickoski, në  një prononcim për media, deklaroi  se është takuar me Kasamin për të biseduar lidhur qëndrimet e fundit të Bilall Kasamit për mbështetjen e kandidatëve në raundin  e…

Lexo më Shumë