Nga mesnata dizeli shtrenjtohet për dy denarë Çmimi me pakicë i dizelit EURODIEZEL (D-E V) prej mesnate do të rritet për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i karburanteve të tjera do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,59 për qind krahasuar me vendimin e 27.10.2025. Nga data 30.10.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS-95 73,50 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS-98 75,50 (denarë/litër) Naftë…
Author: Jeta almakos
Kryetari i deritanishëm i Sarajit, këshilltar në përbërjen e ardhshme komunale, Iljaz Vejseli i ka dorëzuar detyrën Muhamed Elmazit, kandidat i VLEN-it i cili këtë pozitë e fitoi në zgjedhjet e 19 tetorit. Elmazi nuk ishte i vetmi që sot e morri detyrën, përpos tij, pas çertifikimit të rezultateve të rrethit parë të zgjedhjeve lokale detyrën e tij në të njëjtën pozitë do ta vazhdojë edhe kryetari i Gazi Babës, Boban Stefkovski i cili në karrigën e të parit të komunës ishte edhe katër vitet e kaluara. Njoftimin se do ta vazhdojë detyrën e bëri vet Stefkovski, në një shkrim…
Këshilltarët e VLEN-it në Qytetin e Shkupit sot kanë reaguar lidhur me ndarjen e vendimeve vetëm në gjuhën maqedonase. “Certifikatat për mandatet e Këshilltarëve në Qytetin e Shkupit, të lëshuara vetëm në një gjuhë, janë rezultat i neglizhencës së udhëheqësisë së kaluar të Qytetit të Shkupit, koalicionit BDI–Levica-Danella, të cilët vazhdojnë të injorojnë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ne si Këshilltarë të VLEN-it kemi reaguar menjëherë, duke kërkuar që certifikatat të jenë në përputhje me ligjin dhe në dy gjuhë. Pas reagimit tonë, KKZ ka pranuar kërkesën dhe nesër në ora 10:00 do të marrim certifikatat e reja…
Kompania e njohur ruse e naftës “Lukoil” ka njoftuar se planifikon të shesë të gjitha asetet e saj ndërkombëtare, pas vendosjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera ndaj saj dhe degëve të saj, përcjell INA. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të korporatës, theksohet se tashmë ka nisur shqyrtimi i ofertave nga blerës potencialë për blerjen e aseteve jashtë Rusisë. Procesi i shitjes po zhvillohet në përputhje me licencën për ndërprerjen e veprimtarisë, të lëshuar nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Kujtojmë se javën e…
Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup dhe caktoi masë paraburgimi prej 30-të ditësh për dy udhëheqës nga NP “Higjiena Komunale”-Shkup, për shkak të dyshimit bazë për vepër penale “Rrezikim të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, nga neni 230 paragrafi 1 i kodit Penal. Paraburgimi është shqiptuar për Sabahudin Rustemi, u.d. drejtor i ndërmarrjes dhe Haki Saiti, udhëheqës për mbeturina, për shkak të rrezikut nga ndikimi ndaj dëshmitarëve dhe mundësisë për përsëritjen e veprës. Sipas prokurorisë, të dyshuarit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për menaxhim me mbeturinat dhe obligimet nga Programi…
Kryetari i Tetovës dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me shkarkimin e Haqim Ramadanit. Kasami tha se nuk qëndron pas Haqim Ramadanit pasi ai ka bërë thirrje në ndarje etnike në Bërvenicë. “Deklraimet e kandidatit në fjalë janë deklarime personale të tij, ne si VLEN kemi bërë të qarë qëndrimin tonë. Në një komunë dhe në një komunitet multietnik nuk do kisha menduar se është strategjia më e mirë ndarja etnike. Ne nuk duhet të bashkohemi tek ndarjet etnike, duke të bashkohemi te vizioni jonë, për ndërtim dhe zhvillim. Prandaj…
Kompania “Alkaloid” këtë vit shënoi pjesëmarrjen e saj të 22-të në ngjarjen më prestigjioze të industrisë farmaceutike botërore – CPhI (Convention of Pharmaceutical Ingredients), që po mbahet nga 28 deri më 30 tetor në Frankfurt, Gjermani, nën moton “Në zemrën e industrisë farmaceutike”. Ekipi prej 35 përfaqësuesish nga sektorë të ndryshëm të kompanisë po merr pjesë në edicionin e 36-të të CPhI-së, ku janë planifikuar mbi 400 takime biznesi me partnerë ekzistues, furnitorë dhe bashkëpunëtorë të rinj potencialë. Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit të Alkaloid-it, Zhivko Mukaetov, theksoi se CPhI është një platformë globale strategjike për ndjekjen e…
Çdo vit regjistrohen rreth 5.000 raste të reja me goditje në tru, çka vendin tonë e rendit mes shteteve me incidencë dhe prevalencë të mesme – respektivisht 200 deri në 300 raste për 100 mijë banorë. Mjekët paralajmërojnë se asnjë grupmoshë nuk është e kursyer, pasi goditja në tru mund të shfaqet edhe tek fëmijët dhe të rinjtë nën 45 vjeç. Shefja e repartit për urgjencë neurologjike në Klinikën Universitare të Neurologjisë, profesoresha Anita Arsovska, theksoi rëndësinë e reagimit të shpejtë. “Është shumë me rëndësi të njihen shenjat e sulmit në tru të cilat vijnë përnjëherë. Zakonisht një pjesë e…
Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ngriti aktakuzë kundër një personi për veprën penale të “Vrasjes”. Prokuroria sqaroi se i akuzuari, një burrë 43-vjeçar, vrau vëllanë e tij, i cili ishte një vit më i ri, në ditëlindjen e tij më 27 korrik, pasi të dy filluan grindje për pronën.I akuzuari besonte se vëllai i tij donte të merrte të gjithë pronën dhe, i shtyrë nga një ndjenjë zemërimi dhe urrejtjeje, e sulmoi atë me sqepar, duke e goditur në kokë. PROKURORIA “Ai e goditi vëllain e tij në kokë me pjesën metalike të sqeparit, dhe kur i dëmtuari ra, ai…
Në Tetovë vijon të ketë kufizime të ujit si pasojë e ndotjes dhe turbullirave nga reshjet. Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” nuk tregon se përse nuk gjen zgjidhje të përhershme për këtë problem, shkruan Portalb.mk. “Do të ketë kufizim të ujit për arsye te sasisë së ulët të ujit kufizimi i ujit do të bëhet prej orës 14:00-16:30”, informoi NPK “Sharri”. Në ndërkohë, më herët gjatë ditës ndërmarrja njoftoi se kufizim do të ketë edhe nga ora 09:00 – 11:30. Sipas njoftimit më të fundit, uji nuk është i pijshëm. Ditëve të fundit, ashtu si çdo vjeshtë kur ka reshje, Tetova është përballur përsëri…
Kandidati i AKI-së për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi, zyrtarizoi bashkëpunimin me kandidatin e pavarur Besnik Asanin, i cili në rrethin e parë arriti të marrë 783 vota. Bashkërisht nënshkruan deklaratë për bashkëpunim dhe menaxhim të përbashkët të komunës së Strugës pas zgjedhjeve lokale. Ky bashkim është moral, qytetar dhe njerëzor për t’i dhënë fund padrejtësisë tha Dalipi. Programi i tyre do të bazohet në katër shtylla. “Strugë e pastër dhe ekologjike. Luftë e hapur kundër ndotjes dhe deponive ilegale. Do ta pastrojmë Strugën rrënjësisht dhe do ta kthejmë jetën pranë Drinit dhe liqenit. Administratë funksionale dhe transparente. Mjaft më…
Sezoni i ngrohjes në Maqedoni ka filluar me panikë. Shumë familje që përdorin peleta janë përballur me mungesë në treg dhe rritje të çmimeve. Depot raportojnë se peletat shiten menjëherë sapo mbërrijnë kamionët, ndërsa kërkesat janë shumë më të larta se furnizimi. Situata është përkeqësuar pasi importi nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja pothuajse ka ndalur – disa fabrika atje kanë mbyllur prodhimin për shkak të kostove të larta, raporton denar.mk. Në vend ekziston vetëm një fabrikë e madhe për prodhim peletash, që nuk e përmbush dot kërkesën në rritje. Ndërkohë, çmimi i një thesi 15 kg ka arritur…

