Author: Jeta almakos

Filloi “gara” mes Shkupit dhe vendbanimeve të tjera në vend për thyerjen e rekordit për ndotjen e ajrit. Dhe përderisa të dhënat në ueb faqen „Iqair“ tregojnë se Shkupi ndodhet në majat botërore për nivelin e ndotjes së ajrit bashkë me qytetet aziatike si Nju Delhi, Hanoi, Lahore apo Kalkuta dhe qytetet fqinje si Sarajeva dhe Beogradi, statistikat e fundit tregojnë se Maqedonia gjithashtu thyen rekorde historike në konsumin e karburantit dizel në transportin rrugor. Në vitin 2021 konsumi i karburantit dizel në transportin rrugor është rritur në 597.256 tonë, shifër kjo që e tejkalon rekordin e mëparshëm nga viti…

Lexo më Shumë

Një 27 vjeçar nga Turqia është arrestuar të shtunën në Aeroportin e Shkupit. I arrestuari ka qenë në kërkim me masë arresti nga INTERPOL-i. “Më datë 26.11.2022 në ora 08.50 në vendkalimin kufitar ‘Aeroporti Ndërkombëtar Shkup’ me hyrje në RMV, gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se J.F(27) nga Republika e Turqisë është regjistruar në regjistrat operativ me masën ‘arrest’ pas kërkesës së Interpolit. Ai i është dorëzuar efektivëve të Komisariatit të Policisë Kisella Vodë për procedim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Kryetari Arben Taravari merr pjesë në prezantimin e parë rajonale shqiptare “ALBANAK” në Tiranë Kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit edhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkërisht me kryetarin e Komunës së Vrapçishtit dhe anëtarin e kryesisë së ASH-së, Isen Shabanin dhe me sekretarin e ASH-së në Gostivar, Valbon Limani, kanë qëndruar për vizitë pune në Tiranë me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Kisha nderin dhe kënaqësinë sonte të isha i ftuar në Tiranë së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në pritjen zyrtare të kryetarit të Tiranës, z.…

Lexo më Shumë

Fjala e drejtorit të AZGJ-së, prof.dr.Ylber Sela në hapjen e sesionit shkencor të konferencës mbarëkombëtare shkencore “Një komb – një gjuhë” në Tiranë, organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike. Është fat i madh të përjetosh ngjarje të këtilla siç është shënimi i 50 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. E quaj fat për arsye se po shënojmë një ngjarje shumë të rëndësishmese kombëtare, e cila sot po i sheh rezultatet e arritura kudo në hapësirat ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Kjo do të thotë se u bë një gjysmëshekull që jemi duke komunikuar në nivel kombëtar me një…

Lexo më Shumë

Profesoresha Mirjana Najçevska ka komentuar vendimin e Apelit për heqjen e dënimit prej tetë vjet burg ndaj ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov për rastin “Thesari” dhe kthimin e lëndës në rigjykim. “Përfundimisht do t’i japin një urdhër për merita në ndërtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Sido që të jetë, pres që të nxjerrin aktgjykim me të cilin do të vërtetohet se nuk ka pasur përgjim, se nuk ka “Shkupi 2014”, se policia ka qenë e madhe, ndërsa Mijallkov është viktimë e komunizmit”, ka shkruar Najçevska në Facebook. “Të them edhe një herë: të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët duhet të…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policorë nga stacioni policor Strumicë sot, në ora 14:45 në bulevardin “Marshal Tito” në Strumicë, kanë gjetur dy emigrantë nga Maroku. Ata së bashku me edhe tre emigrantë lypnin në oborrin e një shkolle në Strumicë. Siç informon MPB-ja, policia ka vepruar sipas një plani operativ të përgatitur paraprakisht për sigurinë brenda dhe rreth shkollave, i cili zbatohet në të gjithë shtetin. Emigrantët do të dërgohen në qendrën e pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli. Merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Shell, pas dy vitesh prezencë në tregun e Maqedonisë së Veriut, hapi pikën e parë të karburantit në Shkup me vendndodhje në rrugën Boris Trajkovski nr. 101, në lagjen Pintia. Coral Fuels DOOEL Shkup, si pjesë e Coral S.A., filloi të operojë nën markën Shell në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 dhe është bartës zyrtar i licencës për Shell në tregun vendor. Coral Fuels operon tashmë 2 stacione me pakicë nën markën Shell në Smokvitsa, në autostradën e Miqësisë pranë kufirit me Republikën e Greqisë. Shell vazhdon hyrjen e saj dinamike në tregun maqedonas, pas sigurimit të licencës për…

Lexo më Shumë

Pamje mbresëlënëse vijnë nga fshati Bojanë në rrethinën e Shkupit në prag të 28 Nëntorit. Pavarësia e Shteti Shqiptar në Bojanë do të festohet ndryshe. Qindra flamuj kuq e zi valëviten në qendrën e fshatit duke krijuar atmosferë të këndshme festive. Pamjet po shpërndahen me të madhe në rrjetet sociale. Kështu, fshati Bojanë duhet të meret si shembull për vendbanimet tjera shqiptare sepse nuk është vetëm 28 nëntori, por edhe në raste tjera si për festën e Bajramit por edhe ditëve tjera, Bojana së fundmi njiher për një organizim të mirë nga fshatarët për mirëmbajtjen e pastërtisë në rrugët e…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë. Ky lajm është konfirmuar për Kosovapress nga zëdhënësja e Gjykatës Supreme, e cila tha se tre infermieret janë lënë të lira pas kërkesës së bërë nga avokati i njërës prej tyre. Incidenti për të moshuarën u bë i njohur pas publikimit të një videoje, ngjarje kjo që solli një reagim të madh jo vetëm në Kosovë por edhe Shqipëri e më gjerë. Në pamjet e publikuara shihet një infermiere vazhdimisht duke sulmuar të moshuarën, derisa një tjetër incizon të gjithë…

Lexo më Shumë

 Me përgjegjësi pohoj se “Slloboda prevoz” që nga vendosja e sistemit dhe kurrë më parë nuk ka qenë ajo që ka shitur bileta për transport, raporton MIA. Për blerjen, shitjen dhe grumbullimin e biletave është ekskluzivisht përgjegjëse Ndërmarrja qarkulluese publike (NQP). Asnjë transportues privat nuk shet bileta në autobusët e tyre, theksoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski, duke përgënjeshtruar kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Paraprakisht Arsovska theksoi se nga viti 2017, transportuesit privatë kanë ngarkuar biletat dhe nuk i raportojnë paratë, por nga NQP-ja kanë faturuar 400 mijë euro çdo muaj dhe…

Lexo më Shumë

Sipas hulumtimit të fundit të agjencisë “Market Vision” për portalin MKD, shumica e qytetarëve të vendit nuk janë të kënaqur me politikën e jashtme në lidhje me zhvillimet në Ukrainë dhe në raport me Rusinë dhe nuk i miratojnë sanksionet e zbatuara nga Maqedonia kundër Federatës Ruse. Megjithatë, sipas disa analistëve, në një prononcim për “Lokal”, të dhëna të tilla janë befasuese dhe besojnë se të gjithë duhet ta dënojnë agresionin rus. Analisti Agim Jonuz thotë se “partitë gjithmonë do të krijojnë një fushë për njëra-tjetrën dhe anketat që bëjnë analiza dhe informacione për tregun janë gjithmonë në anën e…

Lexo më Shumë

Nesër shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare do të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës. me 28 Tettor këshilltarët unanimisht, 31 këshilltarët votuan pro këtij vendimi që shkritmari i madh të jetë “Qytetar Nderi” i Tetovës. .n e tij dhe rëndësinë që përfaqëson ai. “Ndër pikat e seancës së katërt që u miratua ishte edhe pika që shkrimtari i njohur shqiptar dhe ndërkombëtar Ismail Kadare të shpallet Qytetar Nderi i Tetovës”, është shprehur Besar Durmishi, kryetar i Këshillit të Komunës me 28 tetor të këtij viti, përcjell TS. Ndryshe çdo kryetar i komunës së Tetovës ka shpallur “Qytetar Nderi” figura të…

Lexo më Shumë