Feta Alimi Shqiptarët kalben burgjeve!! Mbrenda nji muaji i hjeken 20 vj. Burg Dallimi i thjesht është!?? Ai ështe Sasho!!!!!! Unë jam Feta Alimi Cfar të thuash e kot eshte! Ky eshte fati i shqiptarëve ne ket vend! Qofshmi në mbrojtje të Zotit Turp turp turp.
Author: Jeta almakos
Qyteti i Shkupit kategorikisht refuzon që të takohet me transportuesit privat për të ballafaquar faktet dhe për tu gjetur mënyra e zgjidhjes së problemit me borxhin i cili është mbi 1,5 milion euro. Në momentin kur me kërkesë të kryeministrit, transportuesit tërhoqën autobusët që të mundësohet takim për të biseduar, kryetarja e Qytetit të Shkupit deklaroi se nuk shohin arsye për tu ulur me ta. Madje sot kanë hapur edhe një shpallje për tre linja të tjera, 9-ën, 11-ën dhe 12-ën. Ndërsa afati për tu paraqitur transportuesit e interesuar është 17 janari. Në vijim është edhe shpallja për linjat 20…
Një sërë kërcënimesh për vendosje të mjeteve shpërthyese u shpërndanë përmes postës elektronike të premten në dhjetë shkolla të Shkupit dhe në pesë në qytetin e Manastirit; në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në dy hotele të njohura, “Alexander Pallace” dhe “Marriot”, në qendrën tregtare “East Gate” si dhe një sallë sporti. Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski kishte planifikuar mbajtjen e një fjalimi në hotelin “Alexaner Pallace” mëngjesin e së premtes, së bashku me ministrat e Ekonomisë dhe Financave, por ngjarja u anulua për shkak të alarmit kërcënues. Alarmet rezultuan të rreme, sipas autoriteteve. Pas marrjes së njoftimit për vendosjen e mjeteve…
Në tenderin e EVN Home, EMV-ja shtetërore ka ofruar çmimin e energjisë elektrike prej 56 euro për periudhën janar – qershor 2023. Në thirrjen publike është e vetmja ofertë që ka mbërritur për furnizuesit Universal, për amvisëri dhe kompani të vogla. Ky çmim është 16 për qind më i lartë se çmimi aktual prej 48 euro për megavat orë energji elektrike, që EMV ia shet kompanisë private energjetike. Sipas autoriteteve, kostoja e prodhimit të një megavat ore është 73 euro. “Komisioni Rregullativ i Energjisë do të vendosë për çmimin e energjisë elektrike të EVN Home, në periudhën e ardhshme dhe…
Kriza energjetike dhe resurset që shfrytëzohen për të siguruar stabilitet energjetik janë disa nga arsyet kryesore për ndotjen e ajrit, thonë nga Ministria e Ekologjisë. Sipas zv/ministres Hristina Oxhaklieska për ulje të ndotjes duhet të veprohet paralelisht në sektorë të ndryshëm. Gjatë prezantimit të analizës për përparimin në fushën e harmonizimit të ligjvënësit vendor me atë evropian në ekologji, u konstatua se është bërë progres, por zbatimi në praktikë nuk është i mjaftueshëm. Nga Qendra për ndryshime klimatike thonë se kapitulli 27 i bisedimeve me BE-në është më i shtrenjti nga të gjithë kapitujt e tjerë.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se kërcënimet që i janë bërë Aeroportit të Shkupit të premten, kanë rezultuar të rreme, prandaj edhe është rikthyer orari i fluturimeve. Në orët e mëngjesit nuk ka pasur fluturime nga Shkupi, derisa ato që e kanë pasur destinacion kryeqytetin maqedonas e kanë devijuar udhëtimin. Përveç aeroportit, kërcënime për bomba ka pasur edhe në disa objekte tjera: hotele, qendra tregtare, në 15 shkolla fillore dhe të mesme, në kopshte fëmijësh dhe qendra të ndryshme sportive.Si pasojë e këtyre kërcënimeve është evakuuar edhe hoteli “Aleksandar Palace”, ku ka qenë kryeministri…
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetovë” kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të mos pagesës së pagave për muajt tetor dhe nëntor. “Për shkak të kësaj nuk ka sigurime shëndetësore. Nuk mund të shkojmë te mjeku, gjysma e punëtorëve janë të sëmurë, kur shkojnë te mjeku nuk mund të marrin ilaçe. Do të vazhdojmë të protestojmë derisa të na paguhen pagat”, thonë punëtorët. Ka reaguar edhe Mislim Zendeli nga Aleanca për Shqiptarët (ASH). Ai në reagimin e tij thotë se të punësuarit kanë ngelur pa paga, derisa zyrtarëve të Komunës të njëjtat nuk u vonohen as edhe një ditë.…
Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,44% në raport me vendimin e datës 12.12.2022. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) rritet për 3,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 17.12.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik filluan proces për përcaktimin e arsyjeve të lëshimeve gjatë miratimit dhe botimit të tekstit shkollor të lëndës Histori dhe shoqëri për klasën e V-të, në të cilën janë konstatuar disa gabime dhe gjëra të palogjikshme , të cilat nuk duheshte të lejoheshin. Përmes Komisionit Nacional të Teksteve shkollore si organi më i lartë në procesin e miratimit të teksteve shkollore, MASH tashmë kërkoi informacione për punën e të gjitha palëve të interesuara në procedurën e miratimit të tekstit shkollor konkret dhe pas marrjes së raportit, Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të jepë propozim konkret për trajtim të mëtutjeshëm . Në kohën kur në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen reforma të mëdha arsimore deri më tani, me investime intensive në avansimin e kushteve infrakstrukturore, ngritjen…
Maqedonasit janë bashkëfajtorë në shkatërrimin e vendit tim. Prandaj sot u bashkuam me njerëzit tanë të mendimit dhe partinë politike për të bombarduar lokacionet e mëposhtme në Shkup me 8 bomba në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, 5 bomba në Arenën Kombëtare “Toshe Proeski”, një bombë në ndërtesën e FFM-së, një bombë në TC “East Gate”, dy bomba në hotel “Marriott” dhe një bombë në hotel Senigalia, shkruan në letrën që sot në mëngjes i është dërguar emailit të aeroportit të Shkupit, tekst që tashmë po shpërndahet në rrjetet sociale. Në letër ndër të tjera thuhej se bombat po aktivizohen dhe…
Shkëlzen Halimi Pas demonstratave të studentëve të vitit 1981 që ndodhën në Kosovë, organet policore maqedonase ndërmorën një varg masash represive për ta ç’rrënjosur, sipas tyre, “nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar”. Verbëria, por edhe absurditeti i komunistëve maqedonas sikur nuk do të ketë fund, ndaj do të bëhet ndërhyrje brutale edhe në lëmin e toponimeve, me ç’rast shqiptarët do të detyrohen dhunshëm t’i përdorin emrat e qyteteve me toponime sllave (përjashtim bënte vetëm gazeta “Flaka e vëllazërimit”, stafi i së cilës atëbotë nuk i pranoi kërkesat e çoroditura të kastës komuniste maqedonase). Kështu, në tekstet shkollore, por edhe në radio-televizionin e…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton një Shkupjan ka pranuar se ka marrë paratë e kompanisë së basteve ku punonte dhe të njëjtat ia ka dhënë një personi tjetër për të luajtur në makina të bastit. “Me datë 15.12.2022, në Stacionin Policor Qendër është zhvilluar bisedë zyrtare me M.S.(24) nga Shkupi. Ai dyshon se në një lokal bastesh në rrugën “Fronti i Popullit”, ku është i punësuar, ka përdorur paratë që i janë besuar dhe ia ka dhënë Z.K. nga Shkupi. Në bisedë ai e ka pranuar veprën penale dhe ka pranuar se në disa raste i ka dhënë të…

