Pas alarmeve të vazhdueshme ditëve të fundit për bomba të vendosura në Shkup dhe qytete tjera, autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut deklaruan se i kanë njoftuar strukturat e NATO-s, ndërsa në MPB tashmë është krijuar seli e veçantë. Dje ka pasur njoftime për bomba në dhjetë shkolla të Shkupit dhe pesë në Manastir, Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, sallën sportive “Boris Trajkovski”, stadiumin nacional “Toshe Proevski”, Federatën e Futbollit të Maqedonisë, East Gate Mall, si dhe disa hotele. Konferenca vjetore e Odës Ekonomike të Maqedonisë, në të cilën do të fliste kryeministri Dimitar Kovaçevski, është anuluar pas raportimit për bombë…
Author: Jeta almakos
Shkruan: Ziadin Sela Pas shumë kriminelëve, terroristëve e të korruptuarve, sot u lirua nga dënimi edhe një kriminel tjetër, madje për të disatën herë me radhë. Ndërkohë, si Feta Alimi dhe shumë shqiptarë të tjerë vazhdojnë të dergjen burgjeve, disa edhe vdiqën aty, me të vetmin faj, sepse janë shqiptarë dhe kanë shpëtuar shqiptarë. Feta dhe ju vëllezër të tjerë, të jeni të bindur se kësaj të keqe do t’i vijë fundi, sepse zullumit i vjen fundi kur trashet më së shumti. Jeni gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona dhe do të mbeteni amaneti jonë!
Të gjitha hyrjet për parkingun e sallës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup janë të mbyllura nga policia. LSDM nesër mban tribunën partiake, ndërsa bllokimi vjen si rezultat i mjeteve shpërthyese. Objekti është nën vëzhgim policor dhe nëse nesër ka raportim për mjet shpërthyes, të pranishmit nuk do të kenë nevojë të evakuohen. Të gjithë ata që e përdorin sallën për ushtrime dhe rekreacion reagojnë për shkak të bllokimeve që ka vendosur policia. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryeministri Kovaçevski edhe pse kishte fjalim për të mbajtur në Konferencën e Odës Ekonomikë të Maqedonisë së Veriut, një gjë e tillë…
Kryetari u.d i Aleancës pës Shqiptarët, Arben Taravari ka mirëpritur sot farmacistin Muhamed Ceka i është bashkuar flotës së madhe të intelektualëvë që në mënyrë masive i bashkangjiten Aleancës për Shqiptarët, d shkruan Top24 Aleanca për Shqiptarët në Tetovë – çerdhe intelektualësh tetovarë. Mirë se vjen Muhamed Ceka! Muhamed Ceka lindi më 1973 në Tetovë, shkollën e mesme të mjekësisë e kreu në vendlindje, ndërsa fakultetin e farmacisë në Tiranë (1998). Në vitin 2011 magjistroi në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup. Objektivi kryesor i tij ka qenë dhe ka ngelur përmirësimi i cilësisë në shërbimin farmaceutik. Nga viti…
Ushtruesi i detyrës Shef i Prokurorisë së Lartë, Mustafa Hajrulla, nuk dëshiron të maltretohet me besimin në gjyqësor. Sipas tij, gjyqësori nuk është parti politike që të ketë nevojë për matjen e rejtingut, shkruan Alsat. “Nuk do të më shkonte asnjëherë mendja që të maltretohem më atë se sa e kemi besimin. Vallë është 8 për qind apo 10 për qind, sepse në fund të fundit ne nuk matim rejtingun. Nuk jemi parti politike që të matim rejtingun. E dimë se si punojmë, e dimë se në çfarë kushtesh punojmë dhe e dimë për çdo vite në bazë të raporteve…
Qeveria javën e ardhshme do të thërrasë takim me transportuesit privat, Ndërmarrjen Qarkulluese Publike dhe Qytetin e Shkupit që të informohet se për çfarë problemi po bëhet fjalë, raporton MIA. Këtë sot e bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në të cilën u prezantua Buxheti i ri i Ministrisë për vitin 2023. “Javën e ardhshme do të mbledhim informacione, që të informohemi për çfarë problemi bëhet fjalë dhe të thirren të tri palët. Kudo që mund të ndihmojë Qeveria, në…
Pajisja inovative elektrike IQOS për ngrohjen e duhanit, e cila është alternativë më e mirë për pirjen e cigareve, do të mundë ta gjeni në ambulant zonën IQOS të vendosur në sheshin e qendrës të Gostivarit. Orari i punës në këtë pikë të shitjes IQOS në Gostivar është nga e hëna deri të shtunën, nga ora 10:00 deri në ora 22:00. Pos në Gostivar, kjo pajisje është në dispozicion edhe te partnerët e shitjes në disa qytete të tjera të vendit. Në kryeqytet – Shkup ka gjithsej pesë zona IQOS, përkatësisht në qendrat tregtare si: East Gate Mall, Skopje City…
Aleanca për Shqiptarët reagoi ashpër ndaj vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin “Target-Fortesa”. Sistemi i drejtësisë tanimë është në agoni dhe shteti ka kapituluar para krimit dhe korrupsionit. Rikthimi në pikën zero i lëndës së Mijallkov për përgjim masiv të qytetarëve të vendit është dëshmia më e mirë për këtë, tha ushtruesi i detyrës kryetar, Arber Taravari. “Arsyetimi se në shkallën e parë janë bërë lëshime, vetëm se dëshmon rrjetin e organizuar të krimit në drejtësi, ku gjykatat themelore qëllimisht bëjnë lëshime për t’i dhënë alibi gjykatës së apelit që të shfuqizojë vendimet. Këtë e mundëson gjyqësori…
Pas një mosmarrëveshjeje me pronarin e një lokali në Shkup, dy shkupjanë kanë dashur që të hedhin bombë në lokal. Ty dy personat janë arrestuar, ndërsa bomba e paplasur është marrë marrë nga autoritetet kompetente. “Me datë 16.12.2022 rreth orës 01:25 në një objekt hoteliere në bulevardin “K.J.Pitu”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria M.S (40) dhe A.P (45), të dy nga Shkupi. Pak para kësaj, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme me drejtuesit e objektit, ata kanë dashur të hedhin një granatë dore në objekt. Personat janë ndaluar në stacion, ndërsa bomba e paplasur është siguruar dhe marrë nga Njësia…
Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjin për tatimin e të ardhurave personale me të cilin nga 1 janari i vitit 2023 vazhdohet me zbatimin e tatimit të sheshtë prej 10 për qind, gjegjësisht hiqet tatimi progresiv dhe shtyhet tatimi i interesit të kursimeve deri në hyrjen e shtetit në Bashkimin Evropian, raporton MIA. Ndryshimet ligjore që u votuan sot, janë pjesë e Konceptit të Reformës Tatimore, që e përgatiti Ministria e Financave, ndërsa duhet të kontribuojë për një drejtësi më të madhe dhe shpërndarje më të drejtë të barrës tatimore, me qëllim të rritjes ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme. “Qëllimi…
Gjyqtarët të cilët vërtetuan gjykimin për rastin “Haraçi” janë të njëjtit që liruan Sasho Mijallkovin bashkë me të akuzuarit tjerë në lëndën gjyqësore “Shënjestra – Fortesa” për përgjimin ilegal. Përbërja e gjyqtarëve janë Jani Niça, kryetar i këshillit, ndërsa anëtarë janë Enver Bexheti, Gjoko Ristov, Tanja Mileva dhe Lidija Çaçeva. Gjyqtari Jani Niça dy herë për gjysmë muaji është kryetar i Këshillit dhe vendos për dënimet e Mijallkovit dhe sjell vendim lirues. Në fund të nëntorit, pikërisht ky gjyqtar, me përbërja tjetër hoqi vendimin gjyqësor ku sërish Mijallkov ishte i akuzuari i parë. Gjyqtari Niça në opinion njihet edhe për…
Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ishte në takim pune në komunën e Likovës ku së bashku me zëvendës kryeministrin e parë, Artan Grubi dhe kryetarin e komunës Erkan Arifi ishin prezent në fillimin e punimeve për rehabilitimin e dhe rekonstkrumin e rrugës lokale P2133 respektivisht prej fillimit të fshatit deri tek liqeni i Likovës. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe qeveria qendrore vazhdojnë të investojnë fonde të konsiderueshme në pushtetin lokal, ne ofrojmë mbështetje për të gjitha komunat për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore që përmirësojnë drejtpërdrejt cilësinë e jetës së qytetarëve. Sot jemi të…

