Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në debatin për rekonstruimin e qeverisë i është përgjigjur deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendelit i cili pyeti ASH-në se nëse qëndron pas deklaratave që kanë thënë kundër BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-së, deputeti Snopçe tha se qëndrojnë pas çdo deklarate që kanë deklaruar kundër LSDM-së, BDI-së, VMRO-së dhe qeverisë në përgjithësi. Madje deputeti Snopçe i kujtoi Fadil Zendelit disa ngjarje kur ai ka zgjedhur të hesht si për ligjin për shtetësitë ku Zendeli është reshtuar me qeverinë, “ne ishim kundër avokatit të popullit që të mos jetë zgjidhje partiake e ai ishte kandidat i…
Author: Jeta almakos
SPB Shkup njofton se ka arrestuar në flagrancë një hajdut bizhuterish, menjëherë pasi kishte kryer një vjedhje të rëndë në Qendrën Tregtare të Qytetit (Shkup). Atij i janë konfiskuar bizhuteritë e vjedhura dhe i janë dorëzuar pronarit, ndërsa personi në fjalë është shoqëruar në komisariat dhe po të bëhet kallëzimi përkatës. “Sot (16.02.2023) rreth orës 12:00 në Tregun e Gjelbër, në qendër të Shkupit, efektivët e policisë e Stacionit Policor Qendër kanë ndaluar personin me inicialet E.A(19) nga Shtipi. Ai u kap menjëherë pasi kishte kryer një vjedhje të rëndë në Qendrën Tregtare të Qytetit, Shkup, duke vjedhur me forcë…
Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, ka paralajmëruar një skandal lidhur me rastin “Reket” për të cilin është dënuar me burg. Në një kumtesë të shkurtër nga mbrojtja e tij, paralajmërohet se nesër do të zbardhin skandalin nga përmasa të papara. “Nesër më 17 shkurt 2023 do të dorëzohet komunikatë për media nga ana e Bojan Jovanovskit, i dënuar në lëndën “Reket”, ku për opinionin do të zbardhet skandal me përmasa të papara për falsifikim të kryer nga ana e Gjykatës Penale, e si dëshmi për atë komunikatë do të dorëzohet edhe dokumentacion i plotë”, thuhet në komunikatën e…
Në disa aksione të organizuara në rajonin e Gostivarit për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, janë grumbulluar më shumë se njëqind mijë euro dhe një sasi e madhe batanije, rroba dhe produkte higjienike. Mjete të konsiderueshme siguroi edhe myftiu i Gostivarit, ndërsa kontribut të madh dhanë edhe iniciativat e të rinjve që grumbulluan shuma dhe donacione më të mëdha. Nismëtarët e aksionit dhe fushatës më të gjerë për mbledhjen e ndihmave humanitare që filloi më 7 dhe përfundoi më 12 shkurt, i shpallën rezultatet e siç thanë ata shprehjes së solidariteti. “Gjatë fushatës u prekëm thellë…
Me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve të shërbimeve mjekësore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore, në Kumanovë ka filluar rikonstruimi i objektit në Lagjën e Trimave, me çka u ofrohen lehtësi më të mëdha banorëve të lagjës gjatë shërbimeve mjeksore, përcjell Televizioni Festa. Drejtori z.Faruk Alili paralajmëroj edhe hapjen e një laboratori në këtë lagje ku qytetarët tanë do të kenë mundësinë ti shfrytëzojnë shërbimet laboratorike. Punimet që kan filluar muaj më parë, po vijojn me intensitet të lartë në objektet e Ndihmës së Shpejtë, Dispanzerit të vaksinimit, ambulantës së natës dhe objektit për vizitat shtëpiake.
Pas pranimit të ekspertizës për gjendjen shëndetësore të Muhamed Zeqirit, gjykimi për ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë i caktuar për 21 shkurt do të shtyhet, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup. “Seanca shtyhet me faktin se është marrë ekspertizë me urdhër të gjyqit nga eksperti-psikiatër, sipas të cilit i akuzuari për shkaqe shëndetësore nuk është në gjendje të ndjekë gjykimin e ardhshëm”, theksohet në kumtesë. Përndryshe Zeqiri ngarkohet se duke “keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin” e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 89 milionë denarë.
Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se nesër me fillim në ora 10:30 minuta, për shkak të marshit protestues të paralajmëruar të gazetarëve, Njësiti për Siguri në Komunikcionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin qendror të qytetit të Shkupit. “Rruga e lëvizjes të marshtit të gazetarëve do të fillojë përpara godinës së Qeverisë së RMV-së në drejtim të SH.A. “Posta e Maqedonisë” në bulevardin. “VMRO”, pastaj bulevardi. “VMRO” në drejtim të QT “Paloma Bjanka”, majtas në drejtim të blv “11-të Tetori” në drejtim të Kuvendit”, informojnë nga MPB-ja.…
ARTA TAHIRI Ju ndodh shpesh që të lexoni tituj të njëjtë të lajmeve në media të ndryshme? Kjo ndodh për shkak të plagjiaturës, e cila tashmë është bërë dukuri e zakonshme në media. Mirëpo, plagjiatura është rreptësisht e ndaluar me Kodin Etik të Gazetarëve, apo siç thuhet decidivisht në Kod – “Bërja e plagjiatëve është e palejueshme”. Pra vjedhja, e cila quhet plagjiaturë – është e ndaluar! E lajmit gjithashtu, dhe është njësoj sikur t’i vjedhësh dikujt në xhep! Nuk mund të mohojmë se ka portale që prodhojnë lajme autentike, bëjnë punë profesionale dhe për këtë meritojnë respekt e mirënjohje.…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki në emisionin “Intervistë në Shenja”, duke folur për spekulimet lidhur me rikonstrumimin e Qeverisë, sa i përket lëvizjes së deputetëve, tha se nuk ka asnjë rrezik, dhe se propozimi edhe për shkarkimin edhe për rikonstruimin e ri do të kalojë. “Ne jemi dëshmitarë se ekziston gjendja në të cilën do të krijojmë ndonjë krizë, tensione, do të krijohen anketa, e gjithë kjo është në funksion të lojrave politike, në vend që kjo të bazohet në debat të sinqertë, në konfrontim të ideve. Çdo qytetarë i Maqedonisë së Veriut duhet ta shoh se cilën…
Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se dje rreth orës 18:15 në pikëpagesën e Gllumovës ka ndodhur një keqkuptim mes dy shoferëve të automjete, ku fillimisht zënka ka qenë verbale dhe më pas ka degjeneruar me dhunë fizike, ku një i ri është sulmuar nga dy persona të tjerë. Rasti më pas është paraqitur në polici. “Më 14.02.2023 në ora 18.15 në SPB-në e Shkupi, shtetasi J.B.(28) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 16.30 në vendkalimin e pagesës Glumovë, Shkup, pas një keqkuptimi të mëparshëm në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga dy persona. Rasti është duke u…
9 pjesëtarët e grupi i shpëtimtarëve nga njësia për intervenim në kuadër të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Tetovë u kthyen nga zonat e prekura nga Tërmeti në Turqi. Ata ndihmuan në kërkim shpëtimin e njerëzve ndërsa arritën të nxjerrin nga rrënojat një 38 vjecar dhe jo vetëm. Grupi i shpëtimtarëve u pritën në Komunën e Tetovës, kur kryetari Kasami i falënderoi për kontributin e dhënë. “I falënderojmë për kontributin që e kanë dhënë në ndihmën e qytetarëve Turqisë të vendeve të prekura nga kjo katastrofë që u ndodhi. Gjithashtu morëm edhe impresionet e tyre nga vendngjarja dhe njëherit urojmë…
Ndaj deputetit të BDI-së, Arbër Ademi ku numëroi të arriturat e këtij mandati qeverisës, ka reaguar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova. Ajo tha se ajo, dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk duan t’i bindin, por këtë, kërkoi ajo ta bëjë Ademi fillimisht me anëtarët e “Grupit të zjarrit”. “Shihet se pse flisni vazhdimisht për BE-në, marrë parasysh funksionin tuaj paraprak. Kjo më mirë ju ka shkuar në jetë – të gënjeni para përfaqësive të huaja. Por, ne, qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të na gënjeni. Nëse flasim për të arritura në mandatin tuaj, ju më shumë duhet të bindni…

