Prokurori publik Gavril Bubevski thotë se ekziston frikë se lënda “Titanik 2” të vjetërsohet dhe ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov të shpëtojë nga dënimi. Në një intervistë për REL Bubeski u shpreh optimist që mos të vjetërsohen të paktën rastet “Target-fortesa” dhe “Thesari” “Në lidhje me lenden “Titanik 2”, ekziston frikë më e madhe për vjetërsim, sa i përket vetëm të akuzuarit Sasho Mijalkov, në raport me të akuzuarit e tjerë nuk ekziston rreziku i vjetërsimit të veprimeve të tyre. Sa i përket Mijallkovit, ekziston një rrezik i tillë, siç thatë ju, është prilli. Por aktgjykimi është përgatitur nga…
Author: Jeta almakos
Për zgjidhjen e problemit me sulmin ndaj sistemit të Fondit për sigurim shëndetësor, po punojnë ekspertë nga vendi bashkë me ekspertë të kualifikuar të shteteve anëtare të NATO-s. Kështu theksoi kryeministri Dimitar Kova¬çevski në një intervistë për AIM, duke komentuar protestën e mjekëve. Kovaçrvski thotë se kanë formuar ekip të veçantë pranë MPB-së ku marrin pjesë inxhinierë të IT-së nga Agjenci e kundërzbulimit dhe Agjencia e sigurisë të cilët po punojnë 24 orë për të zgjidhur problemin ashtu siç kanë punuar mjekët gjatë pandemisë. Të dhënat personale të qytetarëve janë të sigurta ndërsa për pagat ka para në buxhetin qendror…
VMRO-DPMNE ka vazhduar të publikojë, sic thonë nga kjo parti, detaje rreth njerëzve të afërt me Artan Grubin, që rrotullojnë biznese të mëdha, por edhe të funksionarëve të BDI-së që këtë ua kanë mundësuar. Byroja për metrologji, sipas VMRO-DPMNE-së, ka rëndësi kyçe në gjithë procesin. Në shënjestër të opozitës, sic percjell KlanM, është Merita Mustafai – drejtore e Byrosë, që sipas tyre mundëson bizneset e njerëzve të afërt të Grubit. Duke mos kontestuar listën anketuese, VMRO-DPMNE pretendon se bashkëshorti i Merita Mustafait, posedon vilë luksoze në Kodrën e Diellit me mbi 150 metër katrorë. “Kjo është hacienda në Kodër të…
Kryeministri, Dimitara Kovaçevski, duke folur për konkluzionet e konferencës të sigurisë në Mynih, tha se Ballkani Perëndimor perceptohet si stabil dhe se Maqedonia e Veriut momentalisht është faktor i stabilitetit në Ballkan, si anëtare e NATO-s, vend që ka filluar negociatat me BE-në dhe e cila kryeson me OSBE-në. Në një intervistë për agjencinëe lajmeve MIA, sic njofton KlanM, ai tha se, vendi është pëmendur si shembull që përmes përpjekjeve diplomatike, arriti t’i zgjedh problemet me fqinjët. Sa i përket luftës në Ukrainë, kryeministri theksoi se, vendet perëndimore dhe vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së janë më të unifikuar se…
Nëpër secilën palë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, një nga prioritet kryesore në programin e partive politike ka qenë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me theks të veçantë vettingun në gjyqësor dhe prokurori. Partitë vlerësojnë se pikërisht këto dy organet e pushtetit të drejtësisë janë “burimi” i krimit të organizuar, pasi shumë lëndë gjyqësore ose nuk marrin epilog ose vendimet lënë të lirë shumë prej individëve me precedentë të lartë penal, përfshirë politikanë e zyrtarë të pushtetit të kaluar dhe këtij aktual. Njëjtë sikur Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që vettingun e çdo gjykatësi dhe politikani e kishte…
Përveç BDI-së dhe LSDM-ja po e quan VMRO-në parti të kriminalizuar. Partia në pushtet ka komentuar edhe një herë vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg se falja që bëri ish-presidenti Gjorqe Ivanov ishte e paligjshme. “Përkundër vendimit të Gjykatës, as Hristijan Mickoski dhe as ndonjë funksionar i VMRO-DPMNE-së nuk kanë mundur t’u kërkojnë falje qytetarëve për dështimin për lirimin e kriminelëve. Përkundrazi, VMRO-DPMNE i mbrojti edhe më shumë kriminelët në radhët e saj”, thekson LSDM-ja. Vendimi i Gjykatës Evropiane është inkurajues edhe për gjyqësorin, sepse i udhëzon kërkuesit që të përdorin të gjitha mjetet e…
VMRO DPMNE e Hristijan Mickoskit është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata, por edhe pa këtë, nuk ka qytetar në vendin tonë që nuk e di, edhe anëtarët e VMRO DPMNE-së e dinë se korrupsioni dhe krimi i organizuar në vendin tonë është shpikur dhe perfeksionuar nga VMRO DPMNE. Djali i graduar nga babai i tij në fakultet, Hristijan Mickoski, partner ideologjik i Dodikut, Janshës, Orbanit dhe Apasiev-it, dhe hidrobiznesmen politik, bashkëpunëtor me ish zëvendësit e tij dhe elementet anti-NATO dhe anti-BE në shoqërinë tonë, nuk ka kredibilitet, as mbështetje për të folur e akuzuar për korrupsion, as për të…
BDI i ka reaguar VMRO-DPMNE-së në një komunikatë duke e quajtur atë si organizatë kriminale e vërtetuar kjo nga gjykata. Nga BDI, thonë se kjo parti është në garë të vdekur raciste me Levicën se kush do jetë parti më antishqiptare. Ja dhe komunikatë e plotë: VMRO DPMNE e Hristijan Mickoskit është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata, por edhe pa këtë, nuk ka qytetar në vendin tonë që nuk e di, edhe anëtarët e VMRO DPMNE-së e dinë se korrupsioni dhe krimi i organizuar në vendin tonë është shpikur dhe perfeksionuar nga VMRO DPMNE. Djali i graduar nga babai…
Prokurori Publik, Gavril Bubevski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se po rritet numri i pacientëve që duan të dëshmojnë kundër Zhan Mitrevit dhe Klinikës së tij, lidhur me mjekimin me metodën e hemofiltrimit. Numri që dihej, sic percjell KlanM, ishte 283 pacientë. “Po, ky numër do të rritet dhe ndërkohë është rritur. Do të shohim tani, në gjykatë ndodh kryesorja. Atje do të përballen argumentet e Prokurorisë dhe palës mbrojtëse dhe do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i gjykatës lidhur me veprimet mashtruese për të cilat Prokuroria vlerëson se do t`i dëshmojë” –…
Viteve të fundit jo vetëm për fajin e organeve të gjyqësorit, janë miratuar vendime të mëdha në vend që kanë implikuar veprimet e organeve të drejtësisë – thotë Prokurori Publik Gavril Bubevski. Ai përmend amnistitë, normat ligjore dhe të ngjashme që nga qytetarët shihet si drejtësi jofunksionale. Zgjedhja e disa prokurorëve publik ka zgjuar dyshimet në shtetin e së drejtës duke shtruar pyetjen nëse lidhjet politike e jo profesionalizmi janë vendimtare për pozitën e prokurorit. Prokurori publik Bubevski, në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, sic percjell KlanM, është pyetur rreth një fotografie ku shihet Prokurori Publik…
Bullgaria nuk do të bëjë lëshime për marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut. Kështu ka bërë të ditur nënkryetarja bullgare, Iliana Jotova, e cila gjatë kthimit nga Kosova ka mbërritur dje në Shkup për një takim me përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut. Takimi u zhvillua në ndërtesën e ambasadës bullgare në Shkup, ku Jotova falënderoi bullgarët maqedonas për guximin për të mbrojtur, siç tha ajo, vetëdijen e tyre bullgare. “Nëse bullgarët nuk janë të shkruar në Kushtetutë, ju them – nuk do të ketë asnjë pëllëmbë përparim në negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Evropë. Nuk…
Një kompani e re e një personi të afërt me Artan Grubin ka marrë akreditim për servisimin e pikave të karburantit, vallë për të dy herë është ndryshuar tarifa e shërbimeve. Derisa populli varfërohet, njerëz të afërt me funksionarët e pushtetit grumbullojnë miliona dhe prona, thonë nga VMRO-DPMNE, njofton Portalb. “Persona të afërt me kryeministrin joformal të qeverisë artan Grubi janë dëshmi më e mirë për këtë. Njëherit, Ermir Imami i punësuar në agjencinë turistike në pronësi të familjes Grubi më 16.09.2021 ka formuar firmën ‘Metrolab’ për servisim të pistoletave për kalibrimin e dispenzuesve të karburantit në pikat e karburantit. Kjo kompani pas 4 muajve fiton akreditim…

