Një aksident ka ndodhur në hyrje të Sarajit ku një veturë “Volkswagen” është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident. Pritet policia të arrijë në vendngjarje dhe të hetojë rastin e plotë. /KlanMacedonia/
Author: Jeta almakos
Për javën e tretë, në farmacitë spitalore në vend nuk ka dy lloje insuline. Gjithashtu nuk ka shirita, me të cilët pacientët monitorojnë gjendjen e sheqerit në gjak. Nga Shoqata e qytetarëve me diabet thonë se shumë pacientë janë të prekur nga kjo situatë. Dushko Ignevski, kryetar i Shoqatës së qytetarëve me diabet në Tetovë, thotë se problemi nuk është i ri, se pothuajse çdo muaj ka vonesë, por në muajin aktual ai personalisht nuk ka marrë terapi fare. “Unë duhet ta marr me datë 6 të çdo muaji, dy herë nuk kam marrë, madje as nuk ka njoftime se…
Premtuan jetë dhe luftë me korrupsionin, ndërsa në thelb sollën korrupsionin më të madh historik, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se si e komenton rpaortin e organizatës ndërkombëtare World Justice Project për matjen e indeksit të sundimit të së drejtës në shtet. Ai konsideron se shkalla e lartë e krimit dhe korrupsionit, si dhe mos sundimi i së drejtës në shtet janë shkaqe për të cilat qytetarët nuk shohin shpresë dhe shpërngulen hga shteti, duke treguar se një elitë e cakutar politike e cila është e afërt me qeverinë e BDI-së, mbështetur…
Një vajzë 17 vjeçare nga Kosova dje kishte ardhur për vizitë familjare në Shkup, por shumë shpejt është zhdukur dhe familja supozon se ajo ka ikur me një djalë me të cilin ishte në lidhje. “Dje në stacionin policor nv Shkup, E.C.(22) nga Shkupi ka raportuar se K.J.(17) nga Kosova, motra e gruas së tij, e cila kishte ardhur për ta vizituar së bashku me prindërit e saj, është larguar nga shtëpia e tij. Ata dyshojnë se ajo ka ikur me personin me inicialet J.G., me të cilin ndoshta kanë qenë në një lidhje dashurie. Po merren masa për gjetjen…
Një aksident ka ndodhur sonte në autostradën Kumanovë – Tabanoc, pasi vetura “Shkoda” ka aksidentuar veturën e policisë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, pasi ende po bëhen hetime në terren. Nga MPB-ja thanë se me detaje do të dalin nesër. Për shkak të këtij aksidenti, është ndërprerë qarkullimi në drejtimin Kumanovë – Tabanoc, njoftoi LAMM-i.
Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu ka njoftuar se ky institucion fetar ka siguruar 512.123 euro, mjete të cilat do t’i dhurohen Turqisë dhe Sirisë për të sanuar dëmet nga tërmetet shkatërruese, transmeton TV21. BFI E RMV KONSTATOI SHUMËN E AKSIONIT HUMANITAR PËR PASOJAT E TËRMETIT NË TURQI DHE SIRI 512 123 EURO Ju jemi mirënjohës të gjitha muftinive të BFI, muftinjëve, drejtorëve të sektorëve, mutevelive, imamëve dhe të gjithë besimtarëve. Mjetet materiale dorëzohen në llogarinë bankare të Dijanetit të Republikës së Turqisë. Reisul ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me një delegacion në emër të BFI dhe besimtarëve së shpejti…
Mbi 75 përqind antarësisë në referendumin e brendshëm partiak, kanë votuar “pro” hyrjes së ASH-së në Qeveri. Kështu tha sonte në emisionin “Argument” në TVM 2, kreu i ASH-së, Arben Taravari, i cili shtoi se paraprakisht janë konsultuar edhe ekspertë vendor e ndërkombëtarë mbi vendimn që e ka marrë ASH-ja. Taravari më tej bënë të ditur edhe arsyet e forta, sipas tij, që kanë çuar ASH-në të mendojë për t’u bë pjesë e ekzekutivit, sikurse janë krizat e mëdha globale me agresionin rus në Ukrainë në qendër dhe ato vendore me atë çka do ta priste vendin nëse nuk arrinë…
Fondacioni ALSAR nisi sot ndihma materiale drejt Turqisë, destinuar për të prekurit nga tërmetet shkatërrimtare të këtij muaji. Dy mjete të mëdha transporti mbartin artikuj ndihme dhuruar AFAD-it, Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi. Kryetari i Fondacioni ALSAR, z. Mehdi Gurra, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, koordinatorja e TİKA-s në Tiranë, znj. Emine Gizem Başkan, punonjës të Ambasadës së Republikës së Turqisë dhe të Fondacionit ALSAR, ishin të pranishëm në nisjen e kamionëve. Ndihma përmban gjeneratorë, ngrohësa elektrikë, lavatriçe, dyshekë, jorganë, jastëkë, veshmbathje dhe artikuj higjienikë. Sasia në copë e ndihmës…
Kuvendi i Degës së Aleancës për Shqiptarët sonte mbajti mbeldhjen e radhës në të cilën u zgjodh kryetari i ri i degës, pas zgjedhjeve që ishin mbajtur në pjesën më të madhe të nëndegëve. Me votim të fshehte mes dy kandidatëve, Pëllumb Vela dhe Halid Matoshi, kuvendarët me shumicë votash, për Kryetar të Degës së Tetovës zgjodhën Pëllumb Velën. Punimet e kuvendit i ndoqi nga afër edhe Kryetari i ASh-së, Arben Taravari, i cili në një fjalë përmbyllëse uroi kuvendarët, pjesëmarrësit në garë dhe kryetarin e zgjedhur, si dhe bëri thirje për mobilizim masovik me qëllim që Aleanca për Shqiptarët…
Duke diskutuar për shkaqet e migrimit masiv të të rinjve, gazetari Furkan Saliu në Klan Debat tregoi një rast emocional ku ishte i përfshirë një miku i tij i afërt. “Po të tregoj një rast konkret. Një shok, mik i imi ka vendosur që të shkojë, të vuajë atje, të bëhet rob, për shkak se këtu nuk ka mjek për djalin e vet. Nuk mund ta shërojë këtu. Duhet të udhëtojë çdo 2-3 muaj në Turqi. Edhe ka pranuar të punojë punë të rëndë, këtu ka qenë kameraman e atj punon punë të rëndë fizike, por e ka pranuar se…
Ka ose jo bazë për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike nga radhët e Alternativës, Admirim Aliti, u diskutua përsëri gjatë vazhdimit të debatit në Kuvend. Debati hyri në javën e dytë, ndërkohë që deri në shkarkimin e plotë të të tre ministrave të partisë së Afrim Gashit dhe në emërimin e ministrave të rinj nga radhët e Aleancës për Shqiptarët duket se ka një rrugë shumë të gjatë. VMRO-DPMNE-ja u vu në mbrojtje të ministrit Aliti, duke thënë se pushteti nuk ka asnjë arsye për të shkarkuar një ministër të pakorruptuar. Kuadrot e tilla, thanë nga VMRO-DPMNE-ja, flasin për…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi, së bashku me ministrin e Punëve të Jashme, Bujar Osamani, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, kanë vazhduar takimet me qytetarët, siç thanë ata në emër të kryetarit të tyre, Ali Ahmeti, me banorët e Çairit, më saktësishtë me ato të lagjes Fushë Tophanë. Nga atje Grubi u është përgjigjur edhe kërkesave tani më të qarta të “Grupit të Zjarrit”, të cilët doemos kërkojnë largimin e tij nga posti të cilin e ushtron. Ai tha se një vendim të tillë do të ndërmerrte vetëm nëse këtë e kërkon kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pasi sipas tij,…

