Author: Jeta almakos

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe gjatë seancës së sotshme ka ngritur çështjen e lokalitetit arkeoligjik në Shkup. Ai ka pyetur ministrin e kulturës, a jeni në dijeni për këtë lokalitet? pasi sipas të dhënave ky lokalitet është lokalitet arkeologjik në të cilin është shtrirë qyteti antik Skupi. Në këtë lokalitet Snopçe tha se janë gjetur shumë artefakte arkeologjike, por ajo që është e rëndësishme të theksohet është se është e çuditshme se pse nuk u është lejuar mediumeve që të marrin pamje nga ky vend.Përcjell Top24.

Lexo më Shumë

Bukëpjekësit nga nesër do të fillojnë të prodhojnë bukë, por kanë paralajmëruar se do ta padisin shtetin. Këtë e ka bërë të ditur Goran Malishiq nga Grupacioni i industrisë së bukëpjekësve. Grupi i industrisë së bluarjes dhe pjekjes sot ka marrë vendim që të ndërpresë grevën dhe të fillojë prodhimin dhe shpërndarjen e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë me çmim të ngrirë prej 33 denarë. “Bukëpjekësit u pajtuan me vendimin e mëparshëm, nga nesër të fillojnë me prodhimin e llojeve të caktuara të bukës varësisht mundësive të secilës furrë buke në mënyrë që t’ju përgjigjet kërkesave të konsumatorëve,…

Lexo më Shumë

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kanë mbajtur takim koordinues kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski. Siç njoftojnë nga Qeveria, temë e takimit ishin masat e sigurisë të ndërmarra nga institucionet në lidhje me përballjen me kërcënimet hibride. “Ministri Spasovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike Tasevski në takim i prezantuan udhëzimet e reja për procedurat dhe masat e ndërmarra nga Ministria e Punëve të Brendshme pas marrjes së informacioneve, përkatësisht njohurive apo raporteve për kërcënime terroriste…

Lexo më Shumë

Inspektorati i Tregut ka gjobitur 4 kompani, 3 nga Shkupi dhe 1 nga Kumanova për shitjen e bukës me çmim më të lartë se 33 denarë. Aleksandra Koteli nga Inspektorati tregoi se gjobat janë shumë të larta me mbi 300 mijë denarë. “Në këto kontrolle janë bërë 4 procesverbale me parregullsi të konstatuara, janë shqiptuar gjoba prej mbi 300.000 denarë. Siç e kam përmendur edhe më parë gjobat janë shumë të larta, sipas ligjit për tregti dhe ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, ku variojnë nga 500 deri në 10.000 euro për person juridik ose nga 50 deri në 500 euro…

Lexo më Shumë

Thuajse në çdo cep të Tetovës sheh lypës, madje në shumicën e rasteve ata janë fëmijë. Dy të mitur janë hasur nga Qendra Për Punë Sociale të cilët ditë më parë ndërmorën një aksion për parandalimin e lypjes nga të miturit. “Këtë radhë janë takuar fëmijët, një 4 vje¬çar dhe një 11 vjeçar, tani kemi filluar me procedura, ndoshta është bërë vizitë në shtëpi dhe nëse fëmija nuk është në shkollë, dërgohet në shkollë, për atë fëmijën 4 vjeçar i sigurojmë çerdhe falas, pasi që ka projekt ku fëmijët rom mund të shkojnë në çerdhe falas”, tha Olivera Sfetkovska, psikologe.…

Lexo më Shumë

Shqiptarja nga Shkupi emërohet asistente e drejtorit në Sh.F. “Bell Lane” të Londrës Laureta R. Zeqiri emërohet asistente e drejtorit në Sh.F. “Bell Lane” Londër, e cila me provojën e saj dhjetëvjeçare, punën e shkëlqyer, kontributin e dhënë është e para me mbulesë në këtë pozitë të lartë, njofton Nistori. Në Britanin e Madhe pothuajse nuk ekziston diskriminim për gratë me mbulesë në avancimin e tyre në karrierë për dallim nga vendet tjera të BE-së. /Nistori

Lexo më Shumë

Më duhet tju njoftoj se kërkesën time PUBLIKE përmes formatit FB për një takim me Ministrin e sapo zgjedhur të Drejtësisë z. Krenar LLOGA e realizova SOT. Mbrëmë mbeta i befasur sesi me seriozitet dhe aq shpejt kabineti i tij kishte targetuar qasjen time publike dhe pasi më kontaktuan u dakorduam se për sot ministri kishte ndarë disa minuta nga agjenda e tij e ngjeshur. z,Lloga më priti përzemërsisht dhe ishte bërë kureshtar për sfidimin publik nga ana ime për tu takuar kuptohet PËR INTERES TË PËRGJITHSHËM. Meqë nuk e kam njohtur personalisht më parë përveç se rrjedh nga familja…

Lexo më Shumë

Bullgaria reagon dhunshëm, sillet si shtet i fuqishëm dhe ndërhyn në punët e brendshme të një shteti sovran si Maqedonia, thotë ish-kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski, duke komentuar marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ai e vlerëson veprimin e Bullgarisë në rastin e Hristijan Pendikov si të dhunshëm dhe të pacipë. “Një veprim i pacipë dhe i dhunshëm i presidentit të Bullgarisë dhe Qeverisë bullgare për një shtetas maqedonas që u rrah në Maqedoni, u dërgua një aeroplan special për ta trajtuar atje, që është precedent në marrëdhëniet ndërkombëtare. Bullgaria humbi shumë në sytë e opinionit ndërkombëtar me atë lëvizje”, tha…

Lexo më Shumë

Ganiu fajëson qeverinë për zvarritjen e punimeve në rrugën “Ismail Kadare” Kanë vendosur me qeset për tu mbrojtur sadopak nga balta. Por vështirë ia dalin, veçanërisht fëmijët, të cilët kalojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë. Ata janë të rrezikuar edhe nga kanalizimi që është hapur dhe mbuluar me dërrasa. “Shikoni si ka mbetur kanalizimi, vjen fëmiju dhe bien. A keni fëmijë. Po 3 fëmijë i kam. Po ka edhe banorë të tjerë…Përgjegjësinë kush e ka atëherë? Do të jetë vonë. Shikoni si ka mbetur”, thotë një banor i kësaj lagjeje. “Si është të jetoni këtu? Bangladesh… edhe aty…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Tregut dje dhe sot ka kryer inspektime dhe kontrolle në më shumë se 400 subjekte ekonomike në nivel të gjithë vendit dhe ka konstatuar se në përgjithësi është respektuar vendimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës nga 450 gama në 33 denarë. “Deri më tani nga kontrollet është konstatuar se çmimi i bukës, varësisht nga pesha dhe në varësi të qyteteve të ndryshme ku shitet, është nga 25 deri në 33 denarë, dhe se buka që përfshihet me këtë vendim, u është dorëzuar marketeve”, njofton ISHT. Ata theksojnë se Inspektorati Shtetëror do të vazhdojë të…

Lexo më Shumë

Norma e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (BPV) për tremujorin e katërt të vitit 2022 është 0,6 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH). Në tremujorin e katërt të vitit 2022, rritja më e madhe është vërejtur në sektorët – Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; Transporti dhe magazinimi; Objektet për akomodim dhe veprimtari shërbimi me ushqim për 8.3 për qind; Arte, argëtim dhe rekreacion; Aktivitete të tjera shërbimi; Aktivitetet të amvisërisë si punëdhënës; aktivitete të amvisërisë që prodhojnë mallra dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre nga 1.5 për qind,…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Se Kryeministri i Shqipërisë nuk ndjehet përgjegjës për asgjë dhe se popullin e sheh si një turmë që duhet t’i shërbejë atij dihet dhe për këtë nuk kishte nevojë për dëshmi shtesë siç ishte interpelanca për çështjen “McGonigal”, gjatë së cilës ai e tha atë që donte dhe u largua nga Kuvendi duke ua bërë me dije deputetëve se nuk janë të denjë të debatojnë me të?! Se ky Kryeministër, Shqipërinë e ndjen si kopsht të vetin të cilin mund ta kanabizojë e ta mbjellë me çka t’ia dojë qejfi, nuk e dëshmon vetëm rrënimi i ‘Teatrit Kombëtarë’,…

Lexo më Shumë