Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara gjatë pjesëmarrjes në konferencën e sigurisë “GlobeSec Bratislava 2022”, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot pati një takim dypalësh me zv. kryeministren e Ukrainës përgjegjëse për integrime evropiane dhe euroatlantike, Olha Stefanishina. Në takim, kryeministri Kovaçevski dënoi agresionin ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe theksoi mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht para vitit 2014. Kovaçevski në takim me zv. kryeministren e Ukrainës, Stefanishina, shprehu respekt për mbrojtjen e guximshme të Ukrainës dhe rezistencën heroike…
Author: Jeta almakos
Prodhuesi turk i dronëve Baykar i ka dhënë Lituanisë një dron Bayraktar TB2, në mënyrë që droni t’i dhurohet Ukrainës për ta ndihmuar atë në luftën kundër Rusisë. Firma e Stambollit tha se do të dhuronte dronin TB2, i cili ka krahë që hapen deri në 12 metra dhe mund të arrijë në lartësi deri nësi deri në 25,000 këmbë, pasi Lituania i depozitoi kompanisë fondet e mbledhura posaçërisht për të blerë një dron për Ukrainën. Megjithatë prodhuesi turk e ofroi dronin falas me kushtin që fondet të jepen në formën e ndihmave humanitare për Ukrainën, shkruan BBC. Droni TB2…
Televizioni shtetëror kinez ka transmetuar pamjet brenda një klase me nxënës shkolle kur një tërmet i fuqishëm tronditi provincën Sichuan. Tërmeti ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen nxënësit duke u futur poshtë bankave sapo ndjejnë lëkundjet sizmike. Tërmeti i parë ishte regjistruar në një thellësi 17 kilometra nën tokë. Disa minuta më vonë një tjetër tërmet i dytë goditi vendin, me magnitudë 4.5. Katër persona humbën jetën dhe 14 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e lëkundjeve sizmike. Sichuan është një zonë sizmike. Në vitin 2008, veriperëndimi i Sichuan u trondit…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi të enjten se trupat ruse kontrollojnë afërsisht një të pestën e vendit të tij, përfshi Gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe territoret në lindje të kontrolluara nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014. “Sot, rreth 20 për qind të territorit tonë është nën kontrollin e pushtuesve”, deklaroi Zelensky gjatë adresimit të tij në parlamentin e Luksemburgut. Forcat ruse morën kontrollin e pjesës më të madhe të një qyteti industrial ukrainas si pjesë e përpjekjes së tyre për të kontrolluar rajonin lindor të Donbasit, teksa vazhdojnë të shënjestrojnë hekurudhat të përdorura për transportimin e armëve…
Sot zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Bekim Rexhepi pati takim me kandidati për Drejtor Gjeneral te Eurokontoll z. Jan Klas. Me z. Jan Klas biseduam për gjendjen e komunikacionit ajror në Еuropë si dhe për mundësit dhe mënyrat e zhvillimit të komunikacionit ajror edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi zëvendësi Rexhepi. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e përfaqëson vendin si anëtare e barabartë në komisionin e Përhershëm në Eurokontroll. Komisioni ka për detyrë miratimin e buxhetit vjetor të Eurokontrollit, regullat financiare, përcaktimin e politikave te Eurokontrollit dhe gjithashtu përzgjedhjen e drejtorit general. Republika e Maqedonisë së Veriut…
Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, i pranishëm në aktivitet tha se fëmijët shqiptarë kanë shumë dëshirë ta mësojnë gjuhën turke me kujdes dhe me dashuri të veçantë Në Tiranë është organizuar ceremonia e ndarjes së certifikatave për programin e kursit të gjuhës turke për fëmijët jetimë dhe për fëmijët e familjeve në nevojë në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA). Në aktivitet ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, përfaqësues të institucioneve vendore të Tiranës, nxënës dhe prindër. Gjatë…
TRANSPORTI NGA SHQIPËRIA ME DESTINACION TË FUNDIT NË GREQI MPB-ja njofton se gjatë së Martës në Rajonin e Prilepit, gjatë një aksioni të ekipeve policore kundër tregtisë së jashtëligjshme me mjete narkotike, Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat’ dhe Policisë së Manastirit dhe Prilepit, është kryer një aksion anti-drogë, me cka, sic thonë nga MPB-ja, është ndërprerë një kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga Shqipëria, përmes vendit tonë, me destinacion të fundit – Greqinë, përcjellë KlanMacedonia. Gjatë aksionit janë konfiskuar 86 kg marijuanë me vlerë rreth 300.000 euro, kurse një person është privuar nga liria. “Në orët e mëngjesit në rrugën…
Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi në konferencën me temë “Përtej krizës…“Indikatorët për rritje të qëndrueshme”, tha se dy vitet e para të sajë, përcillen nga udhëkryqe. Ai tha se udhëkryqi i parë i kësaj conference ka qenë Covid-19 dhe I dyti është agresioni mbi Ukrainën. “Parashikimet e pasakta, qofshin ato të nënvlerësuara apo të mbivlerësuara, sjellin komplikime shtesë. Prandaj, parashikimi është vendimtar për gjithçka në jetë dhe parandalon plasaritjet në topin e kristaltë të parashikimeve. Në ekonomi, paparashikueshmëria rrënon tregjet. Në jetë, paparashikueshmëria shkatërron planet. Në politikë, paparashikueshmëria rrëzon sisteme. Në rrethana normale, proceset politike kanë rezultate parashikuese,…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut druajnë se nga 1 qershori do të përballen me valë të re të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë, pasi më 31 maj skadon masa e Qeverisë për marzhën tregtare. Kjo masë ishte vendosur më 1 mars me qëllim kufizimin e fitimit për tregtinë me shumicë për 5 për qind, si dhe 10 për qind për tregtinë me pakicë. Sipas vendimit, që skadon të martën, produktet bazë ushqimore si buka, sheqeri, kripa, mielli, vaji, qumështi dhe produktet e tij, mishi, orizi, vezët, pastat, gruri dhe frutat e perimet shiteshin me fitime të vogla, ndërsa…
Se a është provokim festa e BDI-së në Tetovë, ashtu siç pohon Kasami, pyetëm qytetaret. Ja se çfarë mendojnë disa prej tyre: “Nuk është provokim, nuk është provokim, duhet të shkoj tash .” “Mendoj se ata kanë bërë shumë lëshime edhe për qytetin edhe për shtetin. Mendoni se festa në Tetovë është provokim apo jo ? Nuk di të përgjigjëm në këtë pyetje.” “Provokim është. Pse mendoni se është provokim? Unë se dua atë parti, unë se simpatizojë.” “Jo be çfarë provokimi”. “Normale është, nuk është problem secili e din të vetën.” “Provokim, pse provokim, ata janë zgjedhë ata e…
Sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, prof. dr. Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së tij në Roterdam, me rastin e Kongresit të PPE-së, u takua me Roberta Mecolan, kryetare e Parlamentit Evropian. Roberta Mecola është pjesë e PPE-së. Në takim u theksua nevoja për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE. Ndërsa, presidenti Mickoski theksoi se populli ynë e meriton dhe se vendi i Maqedonisë është në BE, por u theksua edhe shantazhi bullgar, të cilët janë të gjitha joevropiane dhe që e mohojnë gjuhën dhe identitetin tonë. Zonja Mecola e theksoi mbështetjen që Maqedonia ka nga institucionet e Unionit dhe…
Lajmi i shpërndarë pasditen e sotme për shtrenjtimin e derivateve të naftës me të paktën 10 denarë për litër, ka krijuar konfuzion nëpër pompat e derivateve në të gjithë vendin ku shihen radhë kilometrike. Kështu një litër benzinë nga mesnata do të kushtoj 106 denarë, ndërsa nafta 95 denarë për litër, pra TVSH rikthehet 18% për karburantet.