Author: Jeta almakos

Silvana Begaj Aksesorë i nevojshëm, por i zëvendësueshëm. Matës i burrërisë së meshkujve të familjes ku jeton. Kukull robotike me programe dhe rregulla të përcaktuara nëse do ta kalojë këtë jetë me nder. Që fëmijë iu mësojmë punët e shtëpisë si një detyrë të domosdoshme për të qënë e denjë dhe jo si të nevojshme për të jetuar. Bën dhe punën e burrave, por përsëri nuk fiton dot respektin si një burrë. Se një femër në vendin tonë ashtu si e rrisim të luaj me kukulla, ashtu dhe e mësojmë të jetë një kukull në duart e të tjerëve në…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut prej në mesnatë përsëri do të rriten çmimet e disa derivateve të naftës, ndërkohë diseli do të jete 99.5 denarë, transmeton Portalb.mk. “Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 2,00 denarë/l, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 rritet për 2,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 3,00 denarë/litër”, raportojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit. Kështu, çmimet e derivative të naftës pas mesnatës: benzini BS-95 do të jetë 109 denarë, BS-98 do të jetë…

Lexo më Shumë

Nëse deri më 22 qershor nuk plotësohet kërkesa për rritje lineare të pagave deri në 2.806 denarë në sektorin publik, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njoftoi se kudo që ka sindikata të organizuara në sektorin publik, gjegjësisht ushtria, policia, arsimi, shëndetësia, ndërmarrjet komunale, udhëheqësitë, administrata do të hyjnë në grevë të përgjithshme duke e ndërprerë punën në vendin e punës, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot njoftoi se nga 22 qershori do të hyjë në grevë të përgjithshme kudo që ka organizim në sektorin publik nëse deri atëherë, gjegjësisht deri më 21 qershor, Qeveria nuk i…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i bën thirrje qeverisë që të pranojë propozimin e partisë së tij për TVSH-në 0 për qind për produktet ushqimore bazë dhe uljen e akcizës për derivatet e naftës nga 18 në pesë për qind, shkruan Alsat. “Kemi një goditje çmimesh, rritje të çmimeve të karburanteve, prandaj ne propozojmë, por për fat të keq sërish qeveria ka refuzuar të zgjasë masën që kemi propozuar më parë për të pasur normë preferenciale të TVSH-së si për karburantet, ashtu edhe për ushqimet dhe produktet që vlente deri më tani. Por, meqenëse VMRO-DPMNE-ja e propozon këtë, dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me personalitete në Shtëpinë e Bardhë si dhe në Departamentin amerikan të shtetit, ku ndër temat më të rëndësishme ka qenë siguria energjetike në rajon, bëjnë të ditur nga kabineti i ministrit. Në një postim në Facebook Bekteshi ka shkruar se të dy vendet janë përkushtuar për forcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. “Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut theksojnë përkushtimin e tyre për forcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të…

Lexo më Shumë

Pasditën e së enjtes, në vendin tonë mbretëroi mot i ndryshueshëm – në disa komuna të Kosovës, pati rebesh shiu e shkarkime rrufeshë. Një qytetar ka publikuar video-incizim, duke kapur momentin kur rrufeja godet minaren e xhamisë në Rahovec. Po ashtu një tjetër qytetar ka xhiruar shiun me breshër që ka përfshirë Komunën e Pejës dhe Istogut. Ndërkaq, sipas Prishtina Weather, të premten pritet të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Temperaturat pas rënies këtë fundjavë, ditëve të ardhshme shënojnë rritje graduale, sërish edhe mbi 30C. Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 15C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje nga 25C, të…

Lexo më Shumë

Pas një aksidenti hekurudhor në jug të Gjermanisë me disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur gjendja është ende konfuze dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën me një kontingjent të madh. Në ditën e fundit të shkollës në Garmisch-Partenkirchen, në jug të Gjermanisë, doli nga shinat një tren. Prej aksidentit hekurudhor gjetën vdekjen të paktën tre vetë. Po ashtu ka pasur 60 të plagosur, 16 prej tyre në gjendje serioze, tha një zëdhënës i policisë në Garmisch-Partenkirchen. Treni rajonal me destinacion Mynihun doli nga shinat rreth orës 12:45 dhe tre vagonë u përmbysën. Arsyeja nuk është ende e qartë.…

Lexo më Shumë

Stuhi të forta breshëri kanë goditur orët e fundit Kroacinë, Slloveninë dhe Hungarinë. Ata që po udhëtonin në autostradat në pjesën e Zagorjes përgjatë kufirit slloven ranë pre e breshrit të dendur që ka rënë nga qielli në madhësinë e korkrrës së arrës. Sasitë e breshrit kanë qenë aq të mëdha saqë janë mbuluar plotësisht oborret e shtëpive, rrugët dhe livadhet, sikur të kishte rënë borë. Sipas mediave kroate, disa rrugë kanë qenë të mbushura me akull, gjë që ka krijuar mjaft rrëmujë në trafik dhe disa automjete kanë mbetur të bllokuara. Ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara…

Lexo më Shumë

Një shpërthim i fuqishëm nga ushtria izraelite hodhi në erë sot shtëpinë e 27 vjecarit Diaa Hamarsha, në Bregun Perëndimor, autorit të një sulmi me pesë të vrarë pranë Tel Aviv. Izraeli shkatërron rregullisht shtëpitë e individëve që fajëson për sulme ndaj izraelitëve, megjithsë praktika është dënuar si ‘dënim kolektiv’ ndaj familjareve. Vetëm në 24 orët e fundit 3 të rinj palestinezë janë vrarë nga ushtria gjatë përleshje të nisura prej muajit të kaluar me sulmet në xhaminë e Jeruzalem. Ushtria tha se gjithashtu kishte arrestuar babanë e atentatorit dhe se kishin informuar familjen për urdhrin e shkatërrimit të shtëpisë.…

Lexo më Shumë

Që nga fillimi i pushtimit rus, zonja e parë ukrainase ka qenë e fshehur me dy fëmijët e saj. Një pyetje e vështirë që djali i saj 9-vjeçar vazhdon të bëjë është se kur do të përfundojë lufta, tha Olena Zelenska në një intervistë ekskluzive për ABC News. “Për fat të keq, nuk mendoj se asnjë ukrainas do të ishte në gjendje t’i përgjigjej kësaj pyetjeje,” i tha Zelenska bashkë-prezantueses së “Good Morning America” ​​Robin Roberts në intervistën e saj të parë televizive që nga fillimi i pushtimit. Gjatë diskutimit për konfliktin gati 100 ditësh, pasi presidenti rus Vladimir Putin filloi…

Lexo më Shumë

Nuk ka marrëveshje me Qeverinë për rritje lineare të pagave për 2.806 denarë dhe nesër do të merret vendim për grevë të përgjithshme, deklaroi kryetari i LSM-së Darko Dimovski pas mbledhjes dy orëshe në Qeveri. Dimovski tha se është i zhgënjyer nga bisedat me qeveritarët, të cilët, siç theksoi, kanë përgjigje për gjithçka, por jo për gjënë kryesore – për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë. – Kërkojmë rritje të menjëhershme të pagave. Goditjet e çmimeve dhe inflacioni dyshifror na japin të drejtën që menjëherë të kërkojmë korrigjim të pagave, sepse kjo nuk është më e qëndrueshme, tha Dimovski.

Lexo më Shumë

Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet pasditen e sotme ka miratuar propozimin që Fatmir Skenderi të zgjidhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni. Skenderi vjen me propozim të koalicionit qeverisës dhe disa nga deputetët e opozitës kanë bërë sërish vërejtje pasi nuk ka kaluar propozimi që kandidatët për gjyqtarë kushtetues të paraqiten personalisht në komision. Komisioni do të përcaktojë edhe dy kandidatë për gjyqtarë kushtetues. Kryetarja e Komisionit Marija Georgievska pas votimit të propozimit e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër në ora 11:00.

Lexo më Shumë