Author: Jeta almakos

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka zhvilluar sot një takim me shefin e delegacionit të BE-së në RMV, David Geer. Në takim u diskutuat për reformat e planifikuara në drejtësi, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, skriningun, proceset integruese evropiane, Strategjinë për reformat në drejtësi 2023-2027, reformën zgjedhore, zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. “Lloga, e informoi euroambasadorin Geer për aktivitetet që po ndërmerren për përmirësimin e kushteve dhe gjendjes së burgjeve, duke marrë parasysh rekomandimet e Komisionit për parandalimin e torturës dhe trajtimit apo ndëshkimit ç’njerëzor dhe poshtërues…

Lexo më Shumë

Pas vrasjes që “tronditi” Shkupin, dëshmitarët okularë kanë deklaruar se pesë persona të maskuar kanë hyrë në lokal, fillimisht kanë vënë në shënjestër dhe pastaj kanë qëlluar në drejtim të tashmë dy personave të vrarë duke i qëlluar në kokë Sipas informacioneve të fundit, kur grupi i armatosur ka hyrë brenda kanë bërtitur që askush të mos lëvizë, duke theksuar se bëhet fjalë për bastisje. Në momentin e të shtënave në lokal nuk kishte shumë njerëz. Dy të vrarët ndodheshin në një pjesë të veçantë të kafenesë, pra në pjesën e sipërme të godinës, në një zyrë të veçantë, ku…

Lexo më Shumë

Deri në fund të javës do të merret Vendimi për ngrirjen e çmimeve të makaronave dhe po bëhen analiza për mundësinë e ngrirjes së çmimit të produkteve të qumështit. Sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë nga informacionet e prodhuesve, çmimi i vajit për ushqim në 10 ditët e ardhshme do të jetë nën 100 denarë për litër, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi sonte në 24 Analiza në Televizionin 24. “Gjatë kësaj jave do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve të tjera ushqimore, janë duke u bërë analiza nga Ministria e Ekonomisë në fushën e çmimeve të…

Lexo më Shumë

Portali TS.mk ka siguruar identitetin e dy personave që u vranë mbrëmjen e sotme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni. Ata ndryshe njihen me nofkat “Laçi” dhe “Zhilla”. Dhe  personi i tretë Talha Ali është i plagosur rëndë që gjendet në Spitalin Klinik të Shkupit. Vrasja ka ndodhur në kafiterinë “Shisha Bar” që ndodhet në rrugën “Samoilova”, vend ky shumë i frekuentuar.

Lexo më Shumë

Arkeologu Mixhait Pollozhani i ftuar sonte në Click Plus në TV21, duke folur për gërmimet arkeologjike dhe zbulimin e pllakave dardane në Shkup, tha se maqedonasit nuk e mohojnë dot se këtu kanë jetuar fise ilirësh. Polozhani thotë se arekologët maqedonas janë mbyllur me të gjithë, jo vetëm me arkologët shqiptarë, por edhe me ata fqinjë dhe të Evropës. “Pala maqedonase mendon se gjithçka që fshihet nën tokë duhet të emërtohet ose me emërtimin me periudhën romake, ose me emërtimin me periudhën helene. Por këtu brenda, janë njerëzit që kanë jetuar këtu në këto territore. Në rastin konkret, kur flasim…

Lexo më Shumë

22:15: Sapo ka ndërruar jetë edhe personi i tretë nga vrasje në Shkup. T.A është personi i cili pas plagosjes me Kallashnikov, ka ndërruar jetë në Spitalin Klinik të Shkupit. 21.30: Ministria e Punëve të Brendëshme për TS thonë se sonte rreth orës 20.11 minuta në një objekt  hoteliere në Shkup disa persona kanë qëlluar në drejtim të J.K. dhe E. I.,të cilët  kanë  ndërruar jetë në vendin  e ngjarjes dhe A.T. ka mbetur i plagosur ku  është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. “Më datë 6 Mars 2023 në orën 20:11. Në SVR Shkup është raportuar se në një objekt…

Lexo më Shumë

Emërimi i Bujar Osmanit si koordinator për Degën e BDI-së në Çair sipas Izet Mexhitit është revanshizëm politik nga ana e Ali Ahmeti ndaj atyre që kanë mendim ndryshe në BDI. Mexhiti thotë posti i koordinatorit politik në një degë nuk ekziston si pozitë në organet e BDI-së. Sipas tij emërimet e këtij lloji kanë shkaktuar pasoja të rënda më herët. “Është tragjike mënyra e revanshizmit, dmth, e diferencimit politik që po ndodh brenda BDI, që edhe njëherë vërteton që nuk është tendencë por tjetërsim i BDI-së. Këtë të fundit që e kuptova nga mediat, koordinator për çështje politike në…

Lexo më Shumë

Pesë persona të veshur me uniforma me fantoma në kokë kanë hyrë në një kafene në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kanë vënë në shënjestër dy të vrarët dhe i kanë qëlluar në kokë. Dëshmitarë okularë të shkëmbimit të zjarrit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit që ndodhi sonte dhe në të cilën mbetën të vrarë dy persoan kanë folur për “Makfax”, dhe njëri është lënduar dhe është dërguar në spital, përcjell FLAKA. Sipas informacioneve të “Makfax”, kur grupi i armatosur ka hyrë brenda kanë bërtitur që askush të mos lëvizë, duke theksuar se bëhet fjalë për bastisje. Në momentin…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetsisë së RMV, Fatmir Mexhiti ishte pjesë e kongresit të shëndetësisë që po zhvillohet në Tiranë të cilin e hapi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shkruan Top24 ‘Sot kisha nderin që në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, D-r. Fatmir Mexhiti të marr pjesë në Kongresin e Shëndetësisë që mbahet në Tiranë në datat 5, 6 dhe 7 Mars. Punimet e Kongresit u hapën nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë. Në të marrin pjesë ministra dhe drejtues të…

Lexo më Shumë

Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz-Sektori për Hetime Kriminalistike-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale Policore, SPB Shkup dhe ekipe të qenve zyrtar nga Dogana mobile, nën udhëheqjen e Prokurorit Publik realizuan kontrollim aksional në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup. Gjatë kontrollit, në bazë të urdhëresës gjyqësore, janë kryer bastisje në dy biruca dhe gjatë kësaj janë gjetur dhe sekuestruar 25 paketime me materie pluhur ngjyrë të bardhë si dhe dymbëdhjetë telefona celularë. Pas ekspertizës dhe dokumentimit të plotë të rastit, Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz do…

Lexo më Shumë

Anëtarët dhe simpatizantët e Aleancës për Shqiptarët në fshatin Tuhin të Kërçovës me një pritje të ngrohtë për Kryetarin, Arben Taravari, Sekretarin Organizativ, Isen Shabani, Ministrin për Shoqëri Informatike, Azir Aliu, Zëvendësministren e Bujqësisë, Vjollcë Berisha dhe deputetin e zonës, Syrija Rashidi. Në këtë bashkëbisedim, drejtuesit e partisë dhe funksionarët qeveritarë të emëruar nga ASh, shpalosën zotimet dhe vizionin për përgjegjësitë e reja në pushtetin ekzekutiv dhe ligjvënës. “Ashtu si në opozitë edhe në Qeveri do të jemi zëri juaj, ndërsa tani edhe me punë të përkushtuar për të përmbushur nevojat tuaja dhe zotimet tona. Kuadrot e deleguar nga ASh…

Lexo më Shumë