Partia shqiptare në pushtet BDI e udhëhequr nga Ali Ahmeti ka rritur pronësinë e paluajtshme partiake me një objekt afarist-administrativ që ndodhet në qendër të Tetovës, shkruan Fokus. Sipas edicionit online të javores maqedonase, objekti gjendet në rrethin e “Telekom”. Sipas të dhënave të javores, bëhet fjalë për një godinë me kat përdhes dhe 3 kate, me sipërfaqe të brendshme 1423 metra katrorë. Përkatësisht, BDI-ja e ka në pronësi objektin në ngastrën kadastrale 2061/3 përmes certifikatës pronësore 38220, ndërsa toka është ende në pronësi të shtetit përmes certifikatës pronësore 38219. Siç na tha shefi i departamentit financiar të BDI-së, Bejtula…
Author: Isen almakos
Aktivisti i sektorit civil nga Tetova, Arianit Xhaferi ka fituar cmimin “Personalitet human i vitit” (Human Poedimec na Godinata) për vitin 2021, për aktivitetin e tij humanitar. Ky çmim i është ndarë nga shoqata “Shtëpia e Fatit” (Kuqata na Sreqata). “S’kam bërë asgjë më shumë se sa që kam mundur… dhe s’kam qenë asnjëherë vetëm në misionet humanitare. Kemi ndërtuar shtëpi, kemi blerë banesa, kemi furnizuar me ushqim e ndihma të tjera familjet më të sfiduara financiarisht, kemi paguar fatura të energjisë elektrike, kemi blerë mjete pune, kemi blerë ilaçe, kemi paguar shërbime shëndetësore, dhe shumë gjëra të tjera… e…
Nga kërkesat e qytetarëve iu drejtova Këshillit dhe kryetarit të Komunës (Seanca e Vlll (e tetë) e Këshillit Komunal të Likovës) – Për më shumë siguri për qytetarët, pyeta: kur do të vendosen “policët e shtrirë” (pengesat) në rrugët më të rrezikuara në fshatrat e K. së Likovës? Kryetari i Komunës Erkan Arifi me përgjigje: “Po shpresojmë se shumë shpejtë do të marrim dritë të gjelbër nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore .“ Në fund vendosëm që këshilltarët komunal, secili në fshatrat e tyre së bashku me përfaqësues të bashkësisë lokale, kuptohet në konsultime me qytetarët të vendosim se në…
Shkruan: Ylber Pilku, Nju Jork Shqiptarët e Amerikës me tronditje të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të presidentit Bujar Nishani. Në kohën kur prisnim lajme të mira nga Gjermania, ku po shërohej, erdhi lajmi i kobshëm. Ai ishte një burrështetas që kishte lidhje të jashtëzakonshme me shqiptarët e Amerikës. Si në Shqipëri, ashtu edhe në mesin e shqiptarëve në diasporë, presidenti Nishani rrezatonte energji pozitive unifikimi, aq e nevojshme për kombin tonë. Çështja shqiptare ishte preokupim i tij i vazhdueshëm, mu ashtu siç i ka hije presindtit të shtetit amë. Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për…
Sot, ministri për diasporë Xhemail Çupi ishte në vizitë jooficiale në galerinë dhe në kishëzën (faltoren) në Shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë. “Gjatë vizitës ai realizoi takim të rëndësishëm me drejtorin e institucionit z. Naser Curri, ku diskutuan për ide, plane dhe për projekte të ardhshme si dhe për bashkëpunim të ndërsjelltë”, njoftuan nga drejtoria e Shtëpisë Memoriale.
Është mbyllur afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetarë në disa degë të BDI-së por edhe në organe tjera partiake. Thirrja publike e publikuar më 19 maj ka qenë e hapur 7 ditë dhe është mbyllur dje më 26 maj. Thirrja publike është për zgjedhje të kandidatëve për anëtar të Kryesisë, për kryetar dege dhe kandidatëve për anëtar të Kryesisë së Këshillit vendor dhe të kandidatëve për kryetar të Këshillit vendor të BDI-së në degët e Tetovës, Gostivarit, Tearcës, Zhelinës, Bogovinës, Studeniçanit, Vrapçishtit, Bërvenicës, Dollnenit dhe Çashkës, shkruan Almakos. Edhe pse komisioni partiak nuk ka shpallur zyrtarisht listat e kandidatëve…
Disa nga e yjet e reja të politikës në Maqedoninë e Veriut për momentin gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po marin pjesë në progamin e Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL), ka njoftuar Ambasada amerikane në Shkup në profilin zyrtar në facebook. Mes tyre janë edhe politikanë të rinj shqiptarë nga parti të ndryshme nga Maqedonia e Veriut, si Faton Fazliu kryetar i degës së Alterantivës në Çair (dhe shef i kabinetit të kryetarit partiak Afrim Gashi), Kaltrina Zekolli Shaqiri nga BDI, Besa Kadriu, anëtare e Kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa si dhe Zogza Saiti…
Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Sul, Devoll. Një fëmijë 2-vjeçar ka mbërritur i pajetë në ambientet e spitalit të Bilishtit. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike, konkretisht raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë. Pasi e ka konsumuar sipas mjekëve i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. E ëma e ka gjetur djalin të shtrirë në dysheme dhe e ka…
Gjelbrim Jasiqi, një 33-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident në Zvicër. Siç njoftuan familjarët, ai la prapa babanë, nënën, gruan, djalin një vjeç dhe dy motra. “Pas një aksidenti në Zvicër humbi jetën nipi im – djali i motrës – Gjelbrim Jasiqi në moshën 33-vjeçare. Ai la pas babën, nanë, nusen me djalin 1 vjeçar dhe dy motrat e tij. Do mbetet në kujtim gjithë jetën si djalë me zemër dhe shpirt të bardhë. Zoti të dërgoftë në xhehnet, ishe dhe do mbetesh pika ime e dobët në familjen që na rrethon”, ka shkruar Jeton Krasniqi, një…
Gjatë vizitës treditore në Republikën e Turqisë, Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, realizoi disa takime me përfaqësues zyrtarë, ndër të cilët edhe takim pune me kryetarin e Qytetit të Konjas, z. Ugur Ibrahim Altaj, në të cilin u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit, ndërsa si gjest dhe konfirmim i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të vendosur miqësor dypalësh, kryetari Altaj për nevojat e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit do të sigurojë një automjet zjarrfikës. Pjesë e delegacionit që mori pjesë në takim ishte edhe Hisrev Emin, kryetar i MATUSITEB Shkup. – Në takimet e punës që patëm në Konja,…
Sot, në orët e pasditës në kompleksin memorial të dëshmorëve të kombit në Sllupçan të Komunës së Likovës, iu bënë homazhe dhe nderime dëshmorit të luftës së vitit 2001, Harun Kasumi, i cili 21 vite më parë ra në altarin e lirisë. Në homazhe morën pjesë ish ushtarë të UÇK-së dhe banorë të Sllupçanit dhe komunës së Likovës. Kasumi ra dëshmor në altarin e Lirisë më 26 maj 2001, gjatë luftimeve të ashpra mes UÇK-së dhe forcave maqedonase. Edhe pse ishte në moshë të re, Kasumi ishte ushtar mjaft i dalluar, duke u angazhuar edhe në operacionet më të komplikuara…
Mbrëmja e profilit më të lartë për Evropën ishte planifikuar për të martën në Davos të Zvicrës. Në tavolinat e një sallë të izoluar në qendër të Kongresit u ulën tre kryeministra të BE-së, ai i Belgjikës, Greqisë dhe Spanjës. Pranë tyre presidentja e bankës qendrore evropiane Christine Lagarde, dy pesha të rënda të Komisionit të Brukselit si Paolo Gentiloni dhe Frans Timmermas, shumë ministra nga vende të ndryshme dhe shefi i inteligjencës së jashtme në Paris. Megjithatë mungonte i ftuari më i shumëpritur në këtë mbledhje, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, prezenca e të cilit ishte njoftuar…