Drjetori i Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësis, Hajrullah Misini ka vizituar Universitetin e Tetovës, ku është takuar me rektorin Vullnet Ameti dhe kryetarin e Senatit, Kushtrim Ahmeti. Vizita e realizuar ka peshë të posaçme si për Agjencinë, poashtu edhe për UT-në, sepse është biseduar për një projekt tejet të rëndësishëm. “Me rastin e kësaj vizite u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për avancimin e Parkut Teknologjik që funksionon në kuadër të UT-së”, deklaroi pas takimit drejtori Hajrulla Misini. UT-ja ka arritur për Parkun Teknologjik të ndërtojë një ambient komfort e të pajisur me gjithçka që duhet, për zhvillimin e…
Author: Isen almakos
Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe korrupsion ka hapur hetim për gjashtë persona për “Trafikim të qenieve njerëzore”. Bëhet fjalë për rast ku një vajzë me aftësi ndryshe katër muaj është shitur për shërbime seksuale nga ana e nënës dhe motrës së saj, njofton Portalb.mk. “Në periudhën prej dhjetorit të vitit 2021 deri në prill të vitit 2022, e dyshuara e tretë dhe e katërt – nëna dhe motra e viktimës veçanërisht të ndjeshme, e kanë rekrutuar vajzën duke e keqpërdorur pozitën e saj si familjarë më të afërt të viktimës ndaj të cilës kanë pasur kontroll, por edhe…
Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, dënon qëndrimin e mazhorancës socialiste, kundër rezolutës së Partisë Demokratike për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. I ftuar në studion e Syri Tv, Sela e quajti absurde dhe skandaloze mosnjohjen e masakrave serbe si gjenocid nga Parlamenti shqiptar. Ai përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë për deputetët, duke kërkuar prej tyre që t’i kthehen pamjeve të vitit 1999, kur shqiptarët u masakruan dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre prej ushtrisë serbe. Sela tha se lënia në harresë e asaj që ka ndodhur ndaj shqiptarëve, rrezikon të riciklojë historinë.…
Në prag të manifestimeve të paralajmëruara për 20 vjetorin e partisë, nga BDI-ja nuk përgjigjen sa para do tu kushtojnë aktivitetet për këtë përvjetor dhe se kush do t’i paguaj shpenzimet. Në rrjetet sociale qarkullojnë informacione jozyrtare se këngëtarët e angazhuar do të marrin honorarë nga 4 mijë deri në 8 mijë euro ndërsa të dy koncertet e paralajmëruara për më tre dhe katër Qershor flitet se BDI-së do i kushtojnë rreth 100 mijë euro. Alsat dërgoi pyetje konkrete në pranë selisë së BDI-së dhe sekretarit organizativ, por akoma nuk ka marrë përgjigje mbi pyetjet e ngritura. Qytetarët nga ana…
Të premten (nesër 3 qershor 2022) pas namazit të Xhumasë (në ora 14) do të mbahet manifestimi i zbulimit të pllakës memoriale të ngritur për nderë të dëshmorëve të Sllupçanit të rënë gjatë shekullit 20. “Të nderuar qytetarë të Sllupçanit, të Komunës së Likovës dhe vendeve tjera, ju lajmërojmë se nesër (3. qershor 2022) pas namazit të Xhumasë (në ora 14) do të mbahet manifestimi i zbulimit të pllakës memoriale të ngritur për nderë të dëshmorëve të Sllupçanit të rënë gjatë shekullit 20. Prania juaj do ta begatoj këtë manifestim”, thuhet në ftesën e Këshillit organizativ – Sllupçan.
Burgu i Tetovës ka vendosur të organizoj një koncert për të burgosurit e tij. Gjatë ditës së sotme në këtë koncert kanë performuar një sërë bendesh muzikore nga “SHKA Jehona e Malësisë” nga Tetova te bendi “Dale” nga Gostivari. Organizatori i këtij koncerti ka qenë drejtori i burgut të Tetovës, Qefail Havzija. https://youtu.be/Myoo6dvkV-0
Është shenuar përvjetori i pestë i Shoqatës të Mjekëve Specializantë. Duke ua uruar përvjetorin, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, ka uruar që ta vazhdojnë kontributin e tyre në avancimin e sistemit shëndetësor. “Shoqërim i shkëlqyer me mjekët e rinj specializantë, me të cilët kemi krijuar bashkëpunim të suksesshëm. Ata janë forca lëvizëse dhe prandaj me ta do të vazhdojmë të krijojmë bashkërisht politika shëndetësore, sipas nevojave të tyre”, deklaroi Sali me rastin e këtij solemniteti.
Ministri për Shoqëri Informatike Admirim Aliti sot mori pjesë në Tryezën e Ministrave, që u mbajt në korniza të Forumit 2022 të Samitit Botëror të Shoqërisë Informatike, në Gjenevë. “Në fjalën time të rastit informova mbi planet, projektet dhe fokusin tonë në digjitalizim të administratës”, deklaroi Aliti pas fjalimit të tij në këtë samit. Ai gjithashtu ka theksuar se vendet duhet të angazhohen më shumë për bashkëpunim, në zhvillimin e infrastrukturës së IKT-së.
Me rastin e 1 Qershorit- Ditës ndërkombëtare të Fëmijëve, ministri Bekim Sali ka vizituar fëmijët e Repartit të sapohapur të Onkologjisë në Klinikën e Sëmundjeve për Fëmijë. “Sot u shoqëruam me fëmijët e Repartit të sapohapur të Onkologjisë në Klinikën e Sëmundjeve për Fëmijë. Ata janë heronjtë tanë të mëdhenj, të cilët gjithmonë meritojnë më shumë. Me rastin e 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u dhurova dhurata simbolike dhe u dëshirova shërim sa më të shpejtë dhe fëmijëri pa brenga”, deklaroi me këtë rast ministri Sali. Vizitën në Repartin e Onkologjisë të Fëmijëve Sali e realizoi së bashku…
Në ambientet e Agjencisë për investime të huaja, Drejtori Bekim Emini sot zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë gjermane Weber GmbH & Co. KG. Kompania vepron në fushën e automobilizmit dhe është në fazën përfundimtare për marrjen e vendimit për fillimin e një projekti të ri në Maqedoninë e Veriut. Në takim morën pjesë Jorn Benner – Menaxher Profesional i Kontratës Marburger Heiner, i udhëhequr nga Ramadan Abdulai – Delegacioni i Odës Ekonomike Gjermane në Maqedoni, Drejtori i Invest North Macedonia Bekim Emini dhe përfaqësues të Sektorit për Shërbime të Investitorëve. “Në këtë takim u përmbyll komunikimi aktiv njëmujor…
Ilir Morina është një prej nxënësve të talentuar që impresionojnë me rezultatet e arritura, deklaroi prwaidenti Stevo Pendarovski, pas takimit në kabinet me nxënësin-gjeni të matematikēs, transmeton Almakos. “Ky gjeni i matematikës që nga mosha katër vjeçare zgjidh detyra dhe diturinë e tij e shpërndan publikisht përmes videove edukative në internet. I dëshirojmë shumë suksese në rrugën e tij drejt perfeksionimit të talentit që ka”, ka shkruar Pendarovski në Facebook, pas takimit me Ilirin dhe prindët e tij.
Kiro Gocevski (50) para tre viteve e tërheqi vëmendjen e opinionit kur vendosi ta braktisë Zvicrën dhe të kthehet në fshatin e tij Istvenik në Dellçevë, për të hapur fermë të gomerëve. Mirëpo tre vite më vonë ai është i deshperuar dhe dëshiron ta shesë fermën. Bisnesin e ka filluar me 43 gomerë, shkruan Fokus dhe planet e tij kanë qenë që të arrijë feri në 300 kokë. Mirëpo për tre vite ka arritur të rrisë numrin vetëm për një dhe tani ka 44 copë. Me këtë kanë dështuar planet e tij për ta sjellur edhe familjen në Maqedoni. Tekstin…