Presidenti Stevo Pendarovski ka vizituar sot Çarshinë e Vjetër të Shkupit, për të pi çaj dhe për të bashkëbiseduar me esnafët dhe qytetarët. “E diel paradite për çaj dhe muhabet në Çarshinë e Vjetër. Gjithmonë ka cka të degjohet dhe mësohet nga muhabetet esnafe të bashkëqytetarëve tanë”, ka shkruar Pendarovski në Facebook pas vizitës në Çarshi.
Author: Isen almakos
Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili do ta vizitojë të hënën Beogradin, shkruan Danas. Në të njëjtën kohë, nga zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është njoftuar se të hënën në orën 10, Vuçiqi do të takohet me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Siç ishte paralajmëruar më parë, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse duhet të vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq deklaroi se situata rreth mbërritjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në…
Opinionisti dhe ekonomisti Visar Ademi ka komentuar festën e BDI duke hedhur akuza ndaj partive opozitare. “Opozitë koti! Në vend që ti bëj “desant” dmth me i’a vjedh skenën BDIse në koncert p.sh. me 100 të rinj që do shpalosnin pankarta për krejt keq-bërjet dhe skandalet e pushtetit ashtu siç bëjne protestuesit e vërtetë (nëpër botë) ato dalin në press konferenca patetike për të treguar se sa kushton koncerti. Me këtë kapacitet që kanë gjynah edhe ato 2-3 komuna që i udhëheqin…Biles edhe ato shumë i kanë”, shkrun Ademi në një koment në Fejsbuk
Gjithmonë do të mbetesh simbol i rezistencës, qëndresës dhe krenarisë shqiptare. Gjithë jetën jetove si i huaj në shtëpinë tënde, por gëzohemi që në fund arritëm bashkërisht të triumfojmë mbi këtë padrejtësi. Pas një jete me shumë sakrifica, si shumë shqiptarë të tjerë, të malltretuan edhe burgjeve me një rast të montuar. Asnjëherë nuk u nënshtrove edhe pse plagët e padrejtësisë të kishin rënduan shëndetin. Baci Sulë, na bëj hallall! Ngushllime familjes dhe gjithë miqve! Lutemi që për sakrificat e tua të të shpërblejë Zoti 🤲 Qëndresa juaj do të jetë përjetësisht shembull dhe amanet për ne. (Zijadin Sela)
Sot në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë Sulejman Sulejmani nga fshati Sopot i Kumanovës, që u dënua i pafajshëm për rastin e montuar të “Sopotit”. Sulejmani, apo i njohur si Baca Sylë ishte arrestuar në maj të 2003 me akuzën e montuar se bashkë me disa bashkëfshatarë të tjerë kishte vendosur një minë shpërthyese në dalje të fshatit të tyre, ku kishin humbur jetën dy ushtarë polak të misionit të NATO-s. Baca Sylë ishte ndër 11 të dënuarit e fshatit me 156 vite burg, ku ai vuajti afër 7 vite burg. Pas rigjykimit të rastit, me insistim të bashkësisë…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar tre të mitur, dy nga Haraçina, të moshës 15-16 vjeçare dhe një nga Shkupi, i moshës 17-vjeçare, të njëjtit dyshohet se rreth orës 23:00 në sheshin “Skenderbeu” në Shkup kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta dhe se ka pasur të lënduar. “Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohri” me plagë nga mjetet e mprehta janë sjellë një 15 vjeçar nga fshati Haraçinë, G.S. (20) nga fshati Tanushë dhe A.N. (20) nga fshati…
Shkruan: Bujar Bajrami Ligji për financimin e partive politike nuk lejon shpenzimin e mjeteve buxhetore (të cilat ndahen nga shteti për partitë politike) për evente dhe çështje që nuk lidhen me funksionimin dhe organizimin e mbrendshëm të partisë. Pra, paratë e derdhura për koncertin famoz që organizon BDI duhet të kenë ardhur nga kanale të tjera (legale ose ilegale) në formë donacionesh. Nëse është ashtu, atëherë duhet të shihet se kush janë ata oligark që derdhin shuma të majme parashë për festën e një partie politike dhe cilat janë lidhjet e tyre me po të njëjtën. Përderisa për një festë…
BDI-ja po bëhet gati për të festuar 20 vjetorin e partisë në Tetovën e tragjedive. “Janë bërë edhe përgatitjet e fundit, këtu në sheshin “Iliria” në Tetovë për koncertin e madh që sonte do mbahet në kuadër të javës festive të BDI-së. Në këtë Tetovë ku vërshimet e lanë gjysmake pjesën më të madhe të saj, në këtë Tetovë ku zjarri që përshiu modularin tek spitali, mori jetën e 14 personave. Në këtë Tetovë, ku, para vetëm ca ditësh ndodhën edhe dy fatkeqësi të tjera, njëra në amvisëritë, e që janë rreth 100 të atilla që nga reshjet e shiut…
“Çmimet e grurit janë kthyer në të njëjtat nivele si dy muaj më parë pas dritës jeshile nga presidenti rus Putin për të zhbllokimin e porteve edhe për prodhimet e Ukrainës”. Sipas një analize nga Coldiretti në mbylljen javore të Bordit të Tregtisë së Çikagos, gruri kuotohej me 10.4 dollarë për buhel (27.2 kilogramë) për shkak të rënies prej 10% në tre ditë, duke u kthyer në vlerat në fillim të prillit. “Çmimet e misrit të destinuar për ushqimin e kafshëve kanë shënuar gjithashtu rënie, sipas Coldiretti, të cilat janë 7.27 dollarë për buhel për shkak të rënies prej 6.4%…
Drejtori i Agjencisë për Investime të huaja z.Bekim Emini bashkë me koordinatoren e Grupit sot në hapsirat e Agjencisë takuan, inkurajuan dhe bashkuan sektorin e Automobilistikës i pa prekur deri më tani. Në takimin koordinativ pjesmarës ishin ekzekutivi i 13 kompanive që bashk me InvestNorthMacedonia do të ekspozohen në Panairin e madh që do të mbahet në Shqipëri me 17-19.06.2022 ku edhe do të marin pjesë mëshumë shtete. InvestNorth udhëton me TAB -MAK, RUEN, GIGABEL, SANOS, SATRA, ARC, AUTOMEN, MOMO, RR, BUNAR Gostivar, SUPER AUTO KONTROL, BALTEPE, MEGA, dhe shumë vizitor të tjerë nga Maqedonia e Veriut Në takim u…
BDI për dy ditë radhazi hesht se sa do të kushtojnë aktivitetet dhe koncertet për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të partisë dhe kush do t’i paguajë ata shpenzime, shkruan Alsat. Në opinion flitet se vetëm këngëtarët e angazhuar do të paguhen nga 4 000 deri në 8 000 euro, ndërsa të gjitha shpenzimet e aktiviteteve mbërrijnë rreth 100 000 euro. Alsat dje dërgoi pyetje konkrete pranë selisë së BDI-së dhe sekretarit organizativ, por akoma nuk ka marrë përgjigje mbi pyetjet e ngritura. Ish-politikani Hysni Shaqiri i vlerëson si të pandershme koncertet në periudhë kur qytetarët ballafaqohen me krizë…
Sot përcolla nipin e fundit të familjes për në Gjermani. Mjek me profesion. Para tij iku i vëllai, specialist i IT, që ka lidh kontratë pune me BMW e Bavarisë. Nga 12 nipër e mbesa të familjes së ngushtë, me ikjen e Jetonit sot, nuk ka mbetur më asnjë prej tyre në Maqedoni. Dhimbja është e madhe, sepse për këtë gjendjeje fatzeze në vend e fajësoj edhe veten. Se deri ku shkon kufiri i dëshpërimit në këtë vend, nuk e di. (Bekim Qoku)