Reparti i Dermatologjisë në Spitalin e Kumanovës ka mungesë të mjekëve, gjë që detyron pacientët të presin me orë edhe kur ata kanë termin me prioritet. Ata për Portalb.mk thonë se madje ka raste kur stafi mjekësor është sjellur joprofesionalisht dhe i ka neglizhuar ata. Nga Spitali i Kumanovës e konfirmuan mungesën e mjekëve dhe thanë se gjatë muajit maj shpresojnë të punësohen tre specializantë në këtë repart,si dhe se janë duke u konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të punësuar staf mjekësor të mesëm dhe teknik ndihmës, shkruan Portalb.mk. E.A nga Kumanova rrëfen për Portalb.mk se më 24 prill…
Author: Hamdi Kumanova
Çdo vit, më 2 Maj, banorët e fshatit Sllupçan dhe më gjerë përkujtojnë një nga datat më të rëndësishme në historinë e re të kësaj zone, ditën kur kjo zonë u shpallë e lirë pas konfliktit të armatosur të vitit 2001. Kjo datë përfaqëson jo vetëm fundin e një periudhe të vështirë për qytetarët, por edhe fillimin e një kapitulli të ri, të mbushur me shpresë, angazhim për paqe dhe përpjekje për zhvillim të qëndrueshëm. Pas muajsh tensioni dhe sakrifice, 2 Maji u bë simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për të jetuar me dinjitet në tokën e vet për secilin…
Planet e detajuara për një paradë të madhe ushtarake të planifikuar të zhvillohet në ditëlindjen e presidentit amerikan Donald Trump janë zbuluar. Sipas planeve të para nga AP, më shumë se 6,600 ushtarë, 150 automjete, 50 helikopterë dhe më shumë se 2,000 civilë do të merrnin pjesë në paradë. Veprimtaria ishte planifikuar të shfaqte shtatë banda ushtarake, parashutistë, automjete ushtarake historike, një koncert në mbrëmje dhe fishekzjarre. Por planet për të ekspozuar automjete të blinduara luftarake, obus dhe tanke kanë ngritur shqetësime për dëmtime të mundshme në rrugët e Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump ka kërkuar prej kohësh një…
Sot mbushen 26 vjet nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm. Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve. Kjo ditë do të kujtohet sot me një akademi përkujtimore në Studime.
Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” sot në orën 11:00, do të dorëzojmë zyrtarisht padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Sipas “Asnjë Cent Më Shumë”, padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve. Grupi “Asnjë cent më shumë” është një iniciativë qytetare në Kosovë që u formua si reagim ndaj…
Në kanalet ruse në Telegram është shfaqur një video ku dronë ukrainas godasin me saktësi ‘kirurgjikale’ një stacion radarësh 91N6, i cili është pjesë e sistemit rus të mbrojtjes kundërajrore S-400, në territorin e pushtuar përkohësisht të Krimesë. Sulmi thuhet se ka ndodhur më 25 prill, pranë qytetit Saki, dhe në të morën pjesë tre dronë. Si pasojë e shpërthimit, antena për gjurmimin e objektivave është dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme. Bazuar në pamjet e publikuara, duket se radari është jashtë funksioni dhe me shumë gjasë ka nevojë për riparime, megjithëse nuk dihet se çfarë tipi dronësh janë përdorur. Ajo…
SPB Shtip njofton se dje Blagoj Stojanov nga Probishtipi e ka raportuar Kire Pavlov nga Probishtipi si person të zhdukur. Në raport thuhet se Pavlov dhe Stojanov po peshkonin së bashku në lumin Zletovska në zonën e fshatit Zhiganci, nga ku Pavlov u zhduk për një periudhë të caktuar dhe të gjitha gjurmët e tij u humbën. Rreth orës 21:30, SPB Shtip njoftuan se personi Kire Pavlov nga Probishtipi, i cili ishte raportuar i zhdukur, është gjetur i vdekur. Sipas të dhënave të para, personi ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Një zyrtar policor i SPB-Strumicë është arrestuar të mërkurën në mëngjes pasi dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm gjatë kryerjes së detyrës, përcjell TV21. Bëhet fjalë për një zyrtar të moshës 52 vjeçe me iniciale A.B. “Më datë 30.04.2025, në një dhomë zyrtare të Sektorit për Punë të Brendshme në Strumicë, ku kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë policorë, gjatë kontrollit të një pistolete zyrtare që është dashur ta kthejë, A.B. ka qëlluar një plumb me armë”, thuhet në njoftim të MPB-së.
Një Maji, si simbol i luftës për të drejtat e punëtorëve, për drejtësi sociale dhe për një jetë me dinjitet, është dita kur u japim mirënjohje të gjithë atyre që jetojnë nga puna e tyre, që me ndershmëri e kryejnë detyrën e tyre duke kontribuar për një të ardhme më të mirë për veten, për familjet e tyre dhe për gjithë shoqërinë, shkroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në urimin me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës. Prandaj, siç thekson Gashi, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, u drejtoj urimet më të përzemërta të gjithë punëtorëve në vendin tonë, të…
Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, u dërgoi një mesazh urimi të gjithë punëtorëve, duke theksuar se LSDM-ja gjithmonë ka qenë dhe mbetet në anën e punëtorëve. “1 Maji është një ditë kur festojmë punën dhe dinjitetin e çdo personi që krijon, ndërton, edukon, shëron dhe sakrifikon për familjen dhe vendin e tij. Si person, gjithmonë kam pasur respekt të thellë për këdo që e çon shoqërinë përpara me punën e tij. Si kryetar i LSDM-së, është detyrimi im që këtë respekt ta shndërroj në një politikë të vërtetë për të…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të enjten, në përpjekjen e nëntë, pasi nuk kaloi propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për kryeparlamentarin. Kryesuesi Avni Dehari njoftoi mbylljen e seancës pasi votimi për anëtarët e komisionit për numërimin e votave dështoi. “Të nderuar deputetë, në votim për kanë dhënë votën 55 deputetë kundër kanë qenë një, abstenim nuk ka, detyrohemi ta ndërpresim seancën shihemi më 3 maj, në orën 10:00”, ka deklaruar Dehari. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, konfirmuan refuzimin e partive të…
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias shënon Ditën e Punës, 1 Majin, duke paralajmëruar/theksuar se gazetarët dhe punonjësit e medias në Maqedoni punojnë në kushte të pasigurta ku vetëm një e treta e punonjësve të medias (rreth 700 nga 2,100) mbulohen nga një marrëveshje kolektive. “Të drejtat pozitive dhe të përmirësuara sipas Marrëveshjeve Kolektive i gëzojnë vetëm punonjësit në sektorin publik, pra të ashtuquajturat media “shtetërore”, ndërsa gazetarët dhe punonjësit e medias në sektorin privat ende përballen me një sërë shkeljesh të të drejtave të punës dhe mbrojtje më të vogël të tyre. Theksojmë se në kushtet…

