Author: Hamdi Kumanova

Deputetja ukrainase Ivanna Klympush Tsintsadze në një intervistë në Klan News deklaroi se Ukraina do të njohë Kosovën në të ardhmen e afërt, duke vënë në dukje se kjo çështje nuk do të mbetet më e hapur dhe vendimi për njohjen e Kosovës pritet të merret së shpejti. Ajo shprehu besimin e plotë se ky vendim do të jetë në përputhje me pritshmëritë e popullit të Kosovës. “Unë besoj se në të ardhmen e afërt Ukraina do ta njohë Kosovën. Nuk do të jetë më një çështje e hapur. Besoj se Ukraina do ta marrë vendimin e duhur që pritet…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të zhvilluar bisedime me homologun e tij rus Vladimir Putin për të diskutuar kushtet e një marrëveshjeje paqeje. “Dëgjojmë deklarata nga Rusia dhe nëse ky është një sinjal i gatishmërisë së tyre serioze për t’i dhënë fund luftës me dinjitet dhe për të vendosur një paqe vërtet të qëndrueshme, dhe jo vetëm një përpjekje për të blerë më shumë kohë për luftë dhe për të vonuar sanksionet, atëherë Ukraina konfirmon edhe një herë gatishmërinë e saj për një takim në nivel udhëheqësish në çdo kohë”, tha udhëheqësi ukrainas në Telegram.…

Lexo më Shumë

Në fundprillin e këtij viti, në një atentat mafioz, vritet në Vlorë roja i një objekti. Një emër krejtësisht i panjohur dhe madje i paskeduar asnjëherë më parë nga policia lokale, ndërkohë që viktima sapo kishte dalë nga shtëpia në orët e para të ditës së 27 prillit. Grupi hetimor fillimisht e konsideroi ngjarjen të lehtë pasi nisi hetimet për ndonjë konflikt banal, por sa më shumë hetohej në lidhje me të, aq më shumë ndërlikohej krimi. Një kamera amatore kishte fiksuar atentatorin, i cili dukej që jo vetëm ishte tërësisht i maskuar po madje edhe me formë trupore të…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar me urgjencë drejtoreshën e Byrosë së Statistikave të Punës, vetëm pak orë pasi një raport zyrtar për punësimin nxiti panik në tregje dhe sfidoi narrativën e tij ekonomike. Në një postim në rrjetet sociale, Trump, pa paraqitur prova, akuzoi komisioneren Erika McEntarfer për manipulim të të dhënave të punësimit për arsye politike. Vendimi i papritur ka tronditur Wall Street-in dhe ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë në publikimin e statistikave zyrtare. Në reagimin e saj, McEntarfer e quajti periudhën në krye të Byrosë së Statistikave të Punës (BLS)…

Lexo më Shumë

Oficeri ushtarak në Kroaci, Esad Çollaku, ka thënë se janë akoma larg bashkëpunimit ushtarak Shqipëri-Kroaci-Kosovë. Sipas Çollakut, shteti i Kosovës duhet të vetëdijësohet dhe të mos pres shumë nga shtetet e tjera, por ta forcojë ushtrinë dhe policinë. “Akoma jemi larg një bashkëpunimi ushtarak Shqipëri-Kroaci-Kosovë. Ajo që në fazën e parë të nënshkrimit të marrëveshjes tregon se kemi mundësi t’i zgjerojmë këto marrëveshje, deri te marrëveshja që t’i ndihmojmë njëra-tjetrës në secilën rrethanë që mund të ndodhen shtetet tona”. “Ne duhet të vetëdijësohemi brenda territorit të Kosovës dhe nuk duhet të presim shumë nga shtetet e tjera. Duhet ta forcojmë…

Lexo më Shumë

Armando Broja ka marrë një vendim befasues për të ardhmen e tij. Sulmuesi shqiptar largohet nga Chelsea dhe i bashkohet Burnleyt në një transferim definitiv, duke qëndruar kështu në Premier League, pavarësisht interesimit të madh nga klube të rëndësishme të Europës. Sipas Fabrizio Romanos, Broja do të kryejë vizitat mjekësore brenda 24 orëve të ardhshme dhe më pas do të prezantohet si përforcimi më i ri i Burnleyt. Ky transferim vjen pasi Burnley pranoi kërkesat financiare të Chelseat dhe arriti marrëveshje me vetë lojtarin. Ky është një vendim që ka habitur jo pak, pasi Broja ishte kërkuar me ngulm nga…

Lexo më Shumë

Në Turqi kanë filluar të qarkullojnë thashetheme për një largim të mundshëm të Brahim Díaz nga Reali i Madridit dhe një transferimi të tij drejt Fenerbahçes, të drejtuar nga Zhoze Murinjo. Pas këtij spekulimi, tifozët e klubit turk kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe drejtuar sulmuesit të krahut, duke përsëritur frazën tashmë klasike: “Eja te Feneri”. Një nga faktorët që e nxisin këtë lidhje, është marrëdhënia e ngushtë midis Brahim Díaz dhe ish-lojtarit të Fenerbahçes, Arda Gyler. Gjatë festimeve të kampionatit të sezonit të kaluar, Brahim shprehu dashurinë e tij për mesfushorin e ri: “Ne jemi pothuajse gjithmonë bashkë.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i shtetit të tij do të mblidhet, pasi Gjykata në Bosnje e Hercegovinë dënoi me vendim të formës së prerë presidentin e entitetit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodikut. Sipas Vuçiçit, pas këtij vendimi të marrë nga drejtësia në Bosnje, Serbia nuk ka qenë në një situatë “kaq të vështirë” dhe nuk është përballur “me presion kaq të madh” që nga viti 2008. Siç tha ai, që nga viti 2008 – kur Kosova ka shpallur pavarësinë, vendim që Beogradi refuzon ta pranojë Serbia është përballur me një sërë krizash,…

Lexo më Shumë

VLEN me krenari njofton opinionin publik se sot, më 1 gusht 2025, në mbledhjen e Komisionit Qeveritar, është miratuar Propozim-Vendimi për themelimin e shkollës fillore komunale “Azem Marana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit, si një subjekt i pavarur dhe i veçantë shkollor. Ky vendim është fryt i angazhimit të pandalshëm të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, dhe i vizionit të VLEN për arsim gjithëpërfshirës, të dinjitetshëm dhe kombëtar. Themeli i kësaj shkolle nuk është vetëm një vendim administrative, është investim në të ardhmen, është shpresë për gjeneratat që vijnë, është nderim për figurat tona historike, si…

Lexo më Shumë

Lamine Yamal ka shënuar golat e tij të parë me Barcelonën në përgatitjet e verës. Ai ka shënuar dy herë në fitoren 7-3 të katalanasve në Seul, që ndër të tjera ishin dhe golat e tij të parë me fanellën me numrin “10”.Barcelona njoftoi zyrtarisht më 16 korrik se lojtari i ri do të trashëgonte këtë numër ikonik, të mbajtur nga lojtarë si Mesi dhe Maradona ndër të tjerë. Dhe kjo e bën të ndihet krenar 18-vjeçarin, që ka komentuar pas takimit në Seul. “Të jem në gjendje të shënoj me këtë fanellë dhe me këtë numër është shumë e…

Lexo më Shumë

Real Madridi thuhet se është gati të ndahet nga sulmuesi anësor Rodrygo këtë verë, por vetëm nëse plotësohen dy kushte kryesore. Rodrygo, 24 vjeç, është lidhur me një largim nga klubi gjatë gjithë verës, me skuadra si Arsenal-i dhe Liverpool-i që thuhet se janë të interesuara. Braziliani duket se nuk është më në favor të trajnerit të ri Xabi Alonso, pasi luajti vetëm 92 minuta gjatë gjithë Kupës së Botës për Klube. Sipas COPE, Real Madridi është i gatshëm ta shesë Rodrygon, por vetëm nëse ai kërkon shprehimisht të largohet dhe ata marrin një ofertë prej 100 milionë eurosh. Megjithatë,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Çairit, ku theksoi se pensionistët janë shtylla e shoqërisë dhe meritojnë respekt, dinjitet dhe barazi. “Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për dinjitet dhe e meritojnë plotësisht. Brenda vetëm një viti, pensionet janë rritur me 7.000 denarë, si dëshmi se politika mund të jetë mjet i dinjitetit dhe drejtësisë, jo i harresës”, u shpreh Mexhiti. Ai shtoi se kjo është vetëm pika e nisjes për investime serioze në shëndetin, kujdesin dhe mirëqenien e gjeneratës së…

Lexo më Shumë