Time Kadrijaj tha se ndryshimi i mënyrës së votimit është joligjor, teksa tha se kjo është një taktikë e LVV-së “që Haxhiu të mos dështojë sërish që të zgjidhet kryeparlamentare”. Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje po e shfrytëzon kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, për taktikat e tyre politike. Ajo sërish kërkoi që partia fituese e zgjedhjeve të ndryshojë propozimin për kryeparlamentar. “Tash po kërkojnë votë për formimin e komisionit, ndërsa nuk e kemi emrin e kandidatit. Fillimisht duhet të vijë emri i kandidatit. Ne nuk e dimë për cilin kandidat do të votojmë. As për komision nuk i kanë…
Author: Hamdi Kumanova
Partia politike Levica nuk do ta mbështesë Ligjin e propozuar për Energjinë, kryesisht sepse ai, në tërësi, thellon më tej procesin e liberalizimit të tregut në një nga fushat më kritike strategjike – energjinë. Ky Projektligj tregon qartë se shteti nuk ka as qëllimin dhe as planin për të shtetëzuar kapacitetet energjetike dhe për t’i vënë ato në shërbim të interesit publik. Me liberalizimin, sektori i energjisë dhe kapacitetet strategjike bëhen pre e lehtë për kapitalin e huaj, i cili, i motivuar vetëm nga interesat e fitimit, nuk do të ketë asnjë detyrim për të mbrojtur interesat kombëtare ose për…
Deklaratat e Filipçes në të cilat ai e vlerëson Zaevin si një politikan nga i cili “duhet të mësojmë”, a janë për shkak të thelbit të asaj që përfaqësonte Zaevi, i cili la kaos në institucione dhe shkatërroi reputacionin e Maqedonisë. Maqedonia po përballej me tragjeditë më të vështira, vrasjet në Liqenin e Smilkovës dhe vdekjen e Mladenovit, dhe Zaevi premtoi të zbulonte të vërtetën rreth këtyre ngjarjeve. Populli nuk mori as shpjegim dhe as të vërtetën nga Zaevi, vetëm tradhti në çdo fushë. Filipçe të thotë nëse kjo është qasja politike që ai e quan “një shembull nga i…
Një grua 39-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi një sasi lënde plasëse e improvizuar shpërtheu në Selanik, jashtë degës së Bankës Kombëtare në kryqëzimin e rrugëve Agios Dimitrios dhe Platonos. Që në momentin e parë, një ekip i Skuadrës Antiterrorizëm, mbërriti në vendngjarje. Shpërthimi ndodhi jashtë një parkingu të mbyllur në një bllok apartamentesh, në katin përdhes të të cilit ndodhet banka, pak pas orës 5 të mëngjesit në qendër të Selanikut, duke rezultuar në gjymtimin e një gruaje që ndodhej në vendngjarje në atë kohë. Gruaja nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit, duke gjetur vdekjen…
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas vdekjes së një personi në Entin Special në Shtime. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “Është raportuar se në Entin Special Shtime, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Bregdeti shqiptar po përjeton një krizë mjedisore të rëndë që kërcënon natyrën dhe ekonominë e vendit. Nga Velipoja, ku forca e valëve po shndërron në hi një pyll me pisha shekullor, deri në Golem, ku urbanizimi i pakontrolluar po përshpejton erozionin, pasojat e ndryshimeve klimatike janë gjithnjë e më të dukshme, shkruan La Repubblica. NASA: Rritja e nivelit të detit dhe pasojat për Shqipërinë Në një raport të fundit, NASA ka njoftuar se niveli mesatar i detit në planetin Tokë është rritur me 10 cm gjatë 30 viteve të fundit, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në bregdetin shqiptar. Gjatë…
Maqedonia renditet e 42-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, një rënie prej gjashtë pozicionesh. Sipas një raporti nga Reporterët pa Kufij, rënia është rezultat i financimit të padrejtë të medias, mungesës së transparencës dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj integritetit të gazetarëve. Sindikata e Gazetarëve thekson se legjislacioni duhet të harmonizohet me standardet evropiane dhe duhet të merren masa kundër padive SLAP që frikësojnë gazetarët. Edhe pse ka pasur përparim në mbrojtjen e gazetarëve, nevojiten masa shtesë për të përmirësuar sigurinë e tyre.
Mediat serbe raportojnë bazuar në informacione jozyrtare se presidenti serb Aleksander Vuçiq ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara. Kjo pasi siç raporton “Blic”-i serb, kreu i shtetit serb nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe ka fluturuar prapë për në Beograd. Vuçiq raportohet se nuk është ndjerë mirë në orët e pasdites së djeshme dhe pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është kontrolluar, ai ka vendosur të kthehet në Serbi. Presidenca serbe pritet të japin informacione lidhur me këtë sot gjatë ditës. Vuçiq kishte paralajmëruar se në SHBA do të takohej edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.
Sot, me krenari dhe përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve njoftojmë për nisjen zyrtare të punimeve për ndërtimin e autostradës së re Tetovë–Gostivar, një projekt kapital dhe strategjik për rajonin dhe të gjithë vendin. Kjo autostradë me gjatësi prej afërsisht 25 kilometrash përfaqëson një investim prej mbi 90 milionë eurosh dhe do të jetë një shtyllë e rëndësishme për infrastrukturën e vendit. Qytetarët do të përfitojnë udhëtim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas mes Tetovës dhe Gostivarit, ndërsa bizneset do të kenë një qasje më të lehtë në realizimin e veprimtarisë së tyre. Si VLEN veçmë kemi kaluar…
Policët që nuk i dhanë gjobë vëllait të kryetarit të Komunës së Gazi Babës në Shkup, Boban Stefkovski, janë përballur me padi penale. “Departamenti për Kontroll të Brendshëm në kuadër të MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër dy policëve nga SPB Shkup – D.K. dhe B.D., të dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Sipas kallëzimit, më 20 prill 2025, D.K. kishte lëshuar një gjobë për kundërvajtje ndaj një personi, por më pas e kishte falsifikuar dokumentin dhe kishte futur të dhëna të një personi tjetër, të njohur për…
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski deklaroi se është e nevojshme të miratohet një Ligj për Gjykatën Kushtetuese, i cili, sipas tij, do të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe besimin më të madh tek qytetarët. Ai njoftoi se seanca e ardhshme përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve do të mbahet më 19 qershor, duke theksuar se shoqëria nuk duhet të ketë frikë nga vendimet e Gjykatës dhe se kjo nuk është një sulm ndaj të drejtave të askujt. Lidhur me nevojën për një ligj për Gjykatën Kushtetuese, Kostadinovski në emisionin “Triling” tha se së pari duhet të ndryshohet…
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nisur procedurë ndaj një personi për veprën penale – Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sipas nenit 288, paragrafi 1 i Kodit Penal. I dyshuari, më 2 maj, në orët e mëngjesit, në një shtëpi vikendi në fshatin Katllanovë dhe në një banesë në Shkup, që janë në pronësi të bashkëshortes së tij me të cilën ishte i ndarë dhe kishte proces divorci, ka shkaktuar zjarr duke krijuar rrezik serioz për jetën e njerëzve. Edhe pse ishte i vetëdijshëm se veprimet e tij mund të shkaktonin pasoja të rënda, ai u pajtua me këtë pasojë dhe,…

