Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon raporti i fundit javor nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. Sektori i Kontrollit sanitar në periudhën nga data 28 korrik deri më 1 gusht 2025 mori 213 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 213 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 46 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Author: Hamdi Kumanova
Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Arben Taravarit, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi politike dhe për afrim të qëllimshëm me BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti. Në një reagim me tone të ashpra, VMRO-DPMNE thotë se Taravari, dikur bashkëpunëtor dhe lavdërues i Hristijan Mickoskit, sot ka kthyer kursin dhe po e sulmon pa bazë atë, nën presion të, siç thuhet, “disa dosjeve” dhe “shantazheve politike”. “Arben Taravari edhe një herë e tregoi fytyrën e tij të vërtetë – një njeri që deri vonë e lavdëronte publikisht Hristijan Mickoskin dhe…
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës, ku Renato Hoxha u vra me katër plumba në kokë dhe trup, më 27 prill 2025. Policia njoftoi arrestimin e Armando Gegës, i dyshuar si një nga autorët kryesorë të vrasjes. Në kërkim është shpallur një shtetas rumun 53-vjeçar me precedent penal, si bashkëpunëtor në këtë krim. Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se rumuni i shpallur në kërkim është Daniel Cornea. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të gjithë të përfshirëve. Njoftimi: Si rezultat i angazhimit profesional të strukturave hetimore dhe operacionale, ditët e fundit, në…
Qendra për Menaxhim me Kriza informoi sot se zjarri në komunën e Likovës në zonën midis fshatrave Sllupçan dhe Vaksincë është ende aktiv. Zjarri shpërtheu dje pasdite dhe përfshiu bar të thatë dhe pyll me vegjetacion të ulët në atarin e fshatit Sllupçan të Likovës, kumtuan sot nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Kumanovës. Në zjarrin gjatë ditës së djeshme ndërhynë dy automjete kundërzjarrit me gjashtë zjarrfikës, dy ekipe nga dega e Kumanovës e “Pyjeve kombëtare”, si dhe pjesëtarë të Armatës së RMV-së. Ekipi i “Pyjeve Kombëtare”, përveç ndërhyrjes gjatë natës, kishte ndërhyrje edhe sot në sipërfaqet e…
Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore ndaj dy personave, nga të cilët njëri dyshohet për veprat penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (në tentativë), si dhe Dhuna sipas nenit 386 paragrafi 1 në lidhje me paragrafi 3 të Kodit Penal, ndërsa i dyshuari i dytë ka ndihmuar në kryerjen e tentativës për vrasje. Më 2 gusht, për shkak të marrëdhënieve të prishura paraprakisht mes palëve, i dyshuari i parë ka tentuar të vrasë një person. I dyshuari i dytë, me veturën e tij BMW X6,…
Nga maji deri në fund të korrikut të këtij viti, në të gjithë Maqedoninë kanë ndodhur më shumë se 2,000 aksidente trafiku. Të dhënat tregojnë se 22 persona kanë vdekur në aksidente trafiku gjatë periudhës së analizuar. Arsyeja më e zakonshme për aksidentet ishte shpejtësia. Statistikat nga Ministria e Brendshme tregojnë se numri më i madh i aksidenteve rrugore – 780 kanë ndodhur në korrik dhe më pak në maj. Përveç shtetasve të RMV-së, në aksidente trafiku në rrugët e Maqedonisë kanë marrë pjesë edhe të huaj. Për dy muaj, pra në maj dhe qershor, numri i të huajve që…
Afër dy vjet e nëntë muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të letërnjoftimeve, në kuadër të Procesit të Berlinit, shtetasit e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza drejt Bosnjë e Hercegovinës. Kjo e fundit ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë, për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve serbë në institucionet shtetërore atje. Teksa tregoi përvojën e saj për pajisje me vizë, në një përgjigje për TV Dukagjinin, zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, tha se pret që “ratifikimi të ndodhë shumë shpejtë, pavarësisht kompleksitetit të qeverisë aktuale në Bosnjë”. “Së fundmi kam vizituar Bosnjën,…
Qendra për Menaxhim me Kriza informoi sot në mëngjes se në territorin e vendit ka katër zjarre aktive, në komunat Çashkë, Likovë, Studeniçan dhe Makedonski Brod. Në komunën e Çashkës, mbi Bogomillë po digjet një pyll i përzier, në komunën e Likovës midis fshatrave Vaksincë dhe Sllupçan është djegur një pyll i ulët, në komunën e Studeniçanit, më saktësisht pranë fshatit Dreçavicë, ka zjarr pyjor në male, ndërsa në komunën e Makedonski Brod pranë fshatit Greshnicë po digjet një pyll i degraduar me bimësi të ulët. Nën kontroll janë zjarret në komunën e Dollnenit, pranë fshatit Strovijë, pas vendit të…
Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje në komunat e Gjakovës dhe Malishevës. Rasti i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Gjakovë. Sipas raportit policor, një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër. I dyshuari është arrestuar menjëherë nga njësitet policore dhe me vendim të prokurorit është dërguar për trajtim në Spitalin Psikiatrik. Ndërkohë, rasti i dytë është regjistruar në orët e mbrëmjes në Malishevë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij. Policia ka bërë të ditur…
Milani thuhet se ka vendosur një afat vetëm edhe për ditën e sotme (e hënë) për të arritur një marrëveshje me Club Brugge për Ardon Jasharin ose për t’u drejtuar te Javi Guerra i Valencias. “Rossonerët” mendojnë se kanë arritur ofertën e tyre maksimale prej 38 milionë eurosh duke përfshirë bonuset, por belgët vazhdojnë të kërkojnë më shumë. Vetë lojtari është i vendosur të vijë në San Siro dhe këmbëngul se Club Brugge kishte premtuar ta linte të largohej nëse do të kishte një propozim me vlerë 32.5 milionë euro plus bonuse. Ai tani ka kërkuar një takim me drejtuesit…
Marcus Rashford iu bashkua Barcelonës nga Manchester United javën e kaluar, por deri më tani nuk është regjistruar në La Liga, që do të thotë se aktualisht nuk është i kualifikuar për t’u përballur me Mallorcan në javën e parë të kampionatit. Shitjet janë të nevojshme përpara se katalanasit të mbledhin fondet e nevojshme për të regjistruar Rashfordi si edhe lojtarin e ri Joan Garcia. Megjithatë, sulmuesi anglez është i bindur se do të jetë në gjendje të luajë kundër Mallorcës brenda dy javësh, siç u shpreh për mediat të dielën. “Jo, mendoj se është diçka që klubi duhet ta…
Një grua është arrestuar në Obiliq të dielën, nën dyshimin se kishte sulmuar familjarët. Sipas policisë, e dyshuara ka dëmtuar edhe disa orendi në shtëpi. Ndryshe, në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se dyshohet se kishte sulmuar familjarët dhe kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

