Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski shprehet i revoltuar ndaj miratimit të ligjit për amnisti. Megjithatë, ai thotë se interesi nacional është më i rëndësishëm se bindja e tij. Spasovski shton se para drejtësisë duhet patjetër të përgjigjen organizatorët dhe ekzekutuesit e dhunës në Kuvend, në të kundërtën, rrezikon përsëritja e ngjarjeve të njëjta. Te unë ekziston revoltë e madhe, fillimisht për shkak se u organizua një grup i njerëzve që me dhunë dëshironte të shkatërronte rendin kushtetues të Maqedonisë, të hyj në shtëpinë ligjvënëse dhe kështu me radhë. Megjithatë shumë më e rëndësishme është të ketë përgjegjësi për gjithë këtë…
Author: Hamdi Kumanova
Vdekja e papritur e kryetarit të komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski ngre procedurë që do të duhet të zbatohet për funksionimin e rregullt të pushtetit lokal. Në pajtim me dispozitat ligjore, në rast vdekjeje të kryetarit aktual të komunës, Këshilli i komunës formalisht duhet që të konstatojë përfundimin e mandatit, ndërsa një anëtar i Këshillit i cili do ta zëvendësojë në një afat prej 15 ditësh nga dita e arsyes të përfundimit të mandatit është i angazhuar që për këtë ta njoftojë Ministrinë dikasteriale të Pushtetit Lokal. Ministria për 15 ditë nga dita e marrjes së njoftimit i raporton Qeverisë e…
Paraditen e sotme në seancën e sotme gjyqësore të rastit “Titanik” janë treguar fletëpagesa të skanuara PP-10 nga persona fizik, që ishin donacion nga VMRO-DPMNE në shuma prej gjashtë deri 60 mijë denarë. Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanovska theksoi se ata janë paguar në disa data të njëjta që përsëriten edhe atë në sportelin e njëjtë nga personi i njëjtë, për të cilën kanë edhe dëshmitarë që e konfirmojnë, si dhe disa fletëpagesa kanë emra të gabuar, ndërsa numra të saktë amë. Në fillim të seancës janë treguar materiale dëshmi. Prokurorja Stefanovska theksoi se ka rreth 5.900 materiale dëshmi dhe…
Një veturë e llojit “Pezho” sot në mëngjes ka rënë në gropë të hapur gjatë aktiviteteve ndërttuese te “Procredit” banka afër “Skopje City Mall”-it në lagjen Karposh të Shkupit.“Rreth orës 7-8 të mëngjesit në emergjencë te spitali ‘8 Shtator’ janë sjellur tre fëmijë të cilët me gjasë kanë vjedhur një veturë dhe gjatë vozitjes kanë rënë në gropë. Janë kontrolluar dhe pasi nuk janë konstatuar lëndime më të rënda, janë dërguar në stacion policor”, kanë thënë burime nga spitali për sdk.mk.
Deputeti Ljuben Arnaudov, i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, për “Makfaks” thotë se mendon nëse do të dërgojë kërkesë për amnisti. Se si do të veprojë, do të dihet kur do të konsultohet me avokatin e tij. “Nuk di nëse do të kërkoj amnisti për vete, për këtë do të konsultohem me avokatin”, tha deputeti Arnaudov Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Johan Traçkulovski dhe Ljupço Dimovski janë pesë deputetët të akuzuar për ngjarjet në Kuvend dhe që votuan për sjelljen e Ligjit për amnisti.
Aleanca për Shqiptarët dhe Besa e Bilall Kasamit kanë pranuar edhe njëherë të bëhen vegla të BDI-së, kësaj radhe kundër Universitetit të Tetovës. Ata i janë vërsulur Universitetit të Tetovës, të themeluar me gjak, për ta shkatërruar këtë institucion të arsimit të lartë shqiptar, vetëm pse BDI-ja ka humbur ndikimin aty me qëllim që universiteti i BDI-së Nënë Tereza të mbetet universiteti i vetëm shteteror shqiptar në Maqedoni. Studentët e UT-së dhe udhëheqësia janë të gatshëm ta mbrojnë Universitetin nga ky sulm që po e bën BDI-ja përmes veglave të saj ASH dhe Bilall Ksamit, ashtu sikur që e kanë…
Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe politikë sigurie, James Apparthurai tha se “NATO kushton shumë vëmendje politike Ballkanit Perëndimor se sa në vitet e kaluara, dhe ajo që është më e rëndësishme dhe më konkrete është politika e ‘dyerve të hapura’ që do të realizohet me pranimin e Maqedonisë pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë”. Në intervistën për portalin “Europian Western Ballkans”, Apparthurai deklaroi se është reale që Maqedoni të anëtarësohet në NATO me emrin e saj të rij. “Politika jonë është e qartë: nëse arrihet të zgjidhet problemi i emrit, mund të…
Prokurorja Vilma Ruskovska thotë se “Asgjë nuk mund ndërmarrim para se Ligji për amnisti të publikohet në ‘Gazetë zyrtare”. “Procesi gjyqësor për 27 prillin vazhdon. Të enjten ka seancë dhe do të vazhdojmë me plotësimet e procedurës dëshmuese. Ligji i amnistisë do ta analizojmë kur do të publikohet në ‘Gazetë zyrtare’. Nga ajo që dëgjojmë, është se ligji parasheh amnisti vetëm për veprime të caktuara, dhe se amnisti nuk ka të bëjë për kërcënimin ndaj rendit kushtetues”, thotë Vilma Ruskovska. Ndërkaq dje, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë miratuan me 95 vota “për” Ligjin për amnisti që liron një pjesë të…
Unioni Studentor Shqiptar përkrah protestat dhe njeh kërkesat e studentëve si legjitime. Unioni Studentor Shqiptar edhe pse nuk është organizatore e protestave, ajo i perkrah studentët që vendosën të mos heshtin kundër parregullsive në sistemin edukativo-arsimor. Partitë politike kanë pasur në dorë timonin për kontribut dhe nuk e kanë shfrytëzuar prandaj le të qëndrojnë shumë larg nga lëvizjet studentore.
Komisioni kuvendar për Çështje Kushtetuese sot duhet të vazhdojë debatin për katër propozim amendamentet e Kushtetutës dhe raportin që Qeveria ia dorëzoi Kuvendi pas pesë debateve publik që u mbajtën si hyrje në fazën e tretë dhe përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese. Pas debateve publike nuk ka ndryshime të mëdha tek amendamentet kushtetuese. Në amendamentin e parë parashikohet në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të ndryshohen me fjalët “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa fjala “Maqedoni”, të zëvendësohet me fjalët “Maqedoni Veriore”, përveç në nenin 36 që ka aspekt historik. Në amendamentin e dytë në Preambulën e Kushtetutës falët “vendimet e ASNOM-it”,…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 110-të aprovoi Informacionin për realizimin e projektit për shfrytëzimin e shërbimit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës së veçantë financiare për dimrin e vitit 2019. Nëpërmjet këtij projekti gjatë pushimit dimëror të vitit 2019 pushim falas o të kenë afër 1000 fëmijë të lindur gjatë periudhës 2004- 2009 dhe/ose fëmijë që janë nxënës të rregullt në vitin shkollor 2018/2019 ndjekin klasën e pestë, të gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë nga familjet me rrezik social, përkatësisht shfrytëzues të asistencës sociale, ndihmës së…
Deputeti Amdi Bajrami nuk ka qenë në seancën e djeshme në të cilën u votuar Ligji për Amnisti për një pjesë të akuzuarve në ngjarjet e 27 Prillit.Barjmari është regjistruar në listën si deputet që nuk ka votuar, e jo si deputet që ka munguar në seancë.“Pas pauzës nuk isha në Kuvend. E kisha patjetër të pranon një infuzion për shkak të probleme që kam me njërën këmbë. Cdo ditë shkoj marr infuzione nga tre orë. Përndryshe e mbështesë Ligjin dhe do të votoja po të isha aty“, deklaroi Bajrami për Fokus.

