Author: Hamdi Kumanova

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rrezikon ish kryeministrin Nikolla Gruevski që të vuaj dënimin e plotfuqishëm me burg të konfirmuar nga gjykata e Apelit për rastin Taku, nëse Kërkesa për marrjen e imunitetit nuk kalon në Kuvend. Këtë e theksoi eksperti juridik Qebir Avziu, i cili sqaron se dënimi i plotfuqishëm që parasheh dënim me burg prej më pak se pesë vitesh për deputetët parasheh procedurë për marrjen e imunitetit. “Në këtë rast bëhet fjalë për një person i cili gëzon ende imunitet kështu që aktgjykimi i gjykatës fillimisht duhet të dorëzohet në Kuvendin Republikan që t’i merret imuniteti…

Lexo më Shumë

Në një konferencë për shtyp Komiteti Komunl i OBRM-PDUKM-së thanë se “të dielën, qytetarët e Komunës së Vinicës treguan ndërgjegje të lartë demokratike dhe patriotike që nuk e përkrahën marrëveshjen nga Novaci për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, identitetit, historisë dhe traditës”. Sipas OBRM-PDUKM-së qytetarët zëshëm thanë jo shitjes së interesave kombëtare në llogari të karrierës politike të Zoran Zaevit dhe Nikolla Dimitrovit. Ata shtojnë se LSDM-ja në Vinicë për një vit të plotë ka humbur thuajse 2000 vota. KK i OBRM-PDUKM-së thotë se dalje prej 24% ose 3629 vota për, në krahasim me 5570 votat të…

Lexo më Shumë

Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickovski duhet të dalin nga matrica e Nikolla Gruevskit dhe të shprehen qartë nëse janë për BE dhe NATO ose janë kundër. Këtë sot e deklaroi nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri. “Përzgjedhja është e qartë. Vendimi është ose BE dhe NATO ose izolim dhe pasiguri. Nëse janë për BE dhe NATO është momenti kur duhet të heqin dorë nga kërkesa për amnisti për Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët dhe t’i ftojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kuvendit”, tha Zeqiri. Ai theksoi se asnjëherë më parë në 20 vitet e kaluara…

Lexo më Shumë

Përderisa vazhdojnë përplasjet në mes të pozitës dhe opozitës maqedonase nëse referendumi ishte i suksesshëm apo jo dhe se nëse mbi 660 mijë qytetarë që votuan për Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrin, e legjitimuan ose jo këtë marrëveshje, ekspertët thonë se arritja e pragut që një referendum të jetë i suksesshëm është i pamundur. Ata thonë se nëse duhet të arrihet pragu i daljes prej 50 për qind, Maqedonia duhet të zhvillojë procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili nuk është mbajtur që prej vitit 2002. Mosregjistrimi i popullsisë për një kohë kaq të gjatë, sipas tyre e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se do të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme që ta sigurojnë shumicën e nevojshme në Parlament për ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se nëse opozita “mundohet ta pengojë ardhmërinë e Maqedonisë” drejt BE-së dhe NATO-s, do të duhet të shkohet në zgjedhje, ka thënë Zaev në një intervistë për BHTV1, përcjell Portalb.mk.  Në lidhje me formulimin e pyetjes së referendumit dhe nëse ajo ka qenë arsyeja e daljes së ulët më 30 shtator, Zaev thotë se pyetja ka qenë e parashtruan në atë formë pasi pa marrëveshjen me Greqinë nuk është e mundur hyrja në BE…

Lexo më Shumë

Asgjë zyrtare nga bisedimet e përfolura mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për sigurimin e 2/3 në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. Data e fundit deri kur partia e kryeministrit Zaev do të presë opozitën është 10 tetori. Nga LSDM-ja shprehen se proceset nuk guxojnë të bllokohen dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për socialdemokratët në pushtet, një ndër opsionet për zgjedhje të parakohshme është edhe lista të përbashkëta e partive që ishin PËR në referendumin e 30 shtatorit. Të gjitha opsionet janë të hapura dhe asgjë nuk është mbyllur. Po presim afatin a do të mund të…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar pothuajse një javë nga zbatimi i referendumit në vend, Hyrja në NATO dhe BE e Maqedonisë është prioritet, nga i cili nuk heqin dorë as pushteti, as shumë organizata ndërkombëtare. Maqedonisë, siç theksohet nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme, por zbatim i Marrëveshjes me Greqisë me sigurimin e dy të tretës së shumicës në Kuvend. Eurokomisari për politikë të fqinjësisë dhe zgjerim Johanes Han konsideron se nuk nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni, por duhet të shfrytëzohet mundësia të sigurohen dy të tretat e shumicës në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Në deklaratën për gazetën…

Lexo më Shumë

Partia “Maqedonia e Bashkuar” e përcaktuar si parti proruse dhe simotër e partisë “Rusia e Bashkuar” e Vlladimir Putin është përfshirë në përplasje të brendshme, që çuan në largimin e nënkryetarit të saj Stefan Vllahov Micov, informon INA. Ky i fundit që njihet si një historian kontrovers ka akuzuar kryetarin e partisë, Janko Baçev se ka qenë në lojë me kryeministrin Zoran Zaev, gjoja me orientime proruse, me qëllim që siç thuhet për të rritur presionin ndaj NATO-s. Ai ka shkruar se Baçev e kishte lutur për tu bërë pjesë e kësaj partie të re. Micov e ka quajtur “udbash”…

Lexo më Shumë

Lënda “Tanku” është rasti i parë i Prokurorisë Speciale që është parave vendimit të plotë. Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit e refuzoi si të pa bazë ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe në tërësi e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënim me burgim prej dy viteve. Gruevski është fajtor për nxitjen e kryerjes së veprës penale për furnizimin e “Mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë eurove. Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmës ministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me burg…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit dje konfuirmoi dënimin me burg prej dy viteve të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, por akoma i dënuari për veprimtari kriminale nuk ka përfunduar në burgun e Idrizovës ose të Shutkës. Njohësit e çështjeve juridike japin versione të ndryshe se përfundimisht kur Gruevski do të përfundojë prapa grilave, përcjellë INA. Avokati Aleksandar Tortevski thotë se për 20 ditë i akuzuari do të marrë ftesën për fillimin e kryerjes së burgut, dhe pas kësaj ai mund të ankohet. Këto ditë do të jenë procedurale, pasi që Apeli do ta njoftojë Gjykatën Penale, e cila më pas ka afat prej 8…

Lexo më Shumë

Për shkak të një gare rrugore, gare automobilistike dhe marsh qytetar në kuadër të një kampanje, gjatë dy ditëve të fundjavës në Shkup do të jenë të mbyllura disa rrugë të rëndësishme dhe do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit, informojnë nga MPB, përcjell Portalb.mk. Gjatë kohës së garën ndërkomëbate për automobila “Shkupi 2018” nën organizim të AKK Primo AVJ- Shkup, sot dhe nesër në periudhën nga ora 7 deri në orën 17, do të jetë i mbyllur bulevardi Goce Dellçev, si dhe rrugët e arëfrta përrreth. Gara do të mbahet përgjat udhëkryqit tek Mavrovasja deri tek ish panairi…

Lexo më Shumë

Në një kumtesë të lëshuar sot, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se “Popullin maqedonas nuk kanë arritur ta shkatërrojnë dhe ta frikësojnë as tiranët që në mënyrë brutale i kanë likuiduar patriotët vetëm për dashurinë e tyre ndaj Maqedonisë. Këtë nuk mund ta kalojë as Zoran Zaevi i cili është kundër popullit vetëm për shkak se nuk fitoi përkrahje për politiken e tij e heqjes dorë nga gjithçka që është Maqedonase”. Sipas OBRM-PDUKM-së Zoran Zaevi është i gatshëm ta heq identitetin maqedonase, emrin, kulturën, historinë dhe traditën që ta shpëtojë karrierën e tij dhe të fitojë amnisti për kriminalitetin dhe…

Lexo më Shumë