Komuna e Shtipit ka plan se si ta zgjidh problemin e shpronësimit për nevojat e ndërtimit të gazsjellësit, informojnë për “Meta”, transmeton Portalb.mk. Nga komuna shtojnë se posa të përcaktohet saktësisht traseja e gazsjellësit me projektin bazë, do të përcaktohet nëse ka nevojë për shpronësim apo jo. “Komuna, gjatë projektimit të trasesë së naftësjellësit, do të kujdeset që traseja të kalojë nëpër tokë shtetërore, ashtu që të mos kemi kosto të larta për shpronësim. Nëse ndonjë pjesë bie që të kalojë nëpër ndonjë pjesë të tokës private, atëherë do të ketë nevojë për shpronësim,” thonë nga komuna. Nga komuna janë të kujdesshëm…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje. Zgjedhje do të ketë vetëm nëse janë të domosdoshme”, tha kryeministri Zoran Zaev në intervistën për “Euronews” në gjuhën greke dhe shtoi se në vijim janë konsultimet me deputetët. Kryeministri i Maqedonisë ka thënë se nëse nuk kanë sukses të gjitha mënyrat e mundshme për arritjen e shumicës së dy të tretave në Kuvend, vetëm atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje, ndërsa paralelisht u bëri thirrje deputetëve “ta bëjnë atë që është detyrë e tyre ndaj shtetit”. “Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje. Maqedonia tani është në rrugë të drejtë. Do të hapim një kapitull…
Partia “Maqedonia e Vetme” kërkon nga Zoran Zaevi ta anulojë marrëveshjen me Greqinë si zgjidhje e vetme e mundshme për tejkalimin e krizës aktuale dhe të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. “Në të njëjtën kohë, shprehim shqetësimin tonë të thellë nëse LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja shtetin përsëri e shpijnë në sytë e shteteve demokratike dhe të paraqitet si demokraci jo e pejkur, ku nuk mund të sigurohen zgjidhje, pa monitorimin ndërkombëtar”, thonë nga kjo parti. Ata shtojnë se për partinë “Maqedonia e Vetme” dhe popullin maqedonas, nuk ka dilemë në raport me tejkalimin e kësaj krize nga mos pasja e shumicës së…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në orën 16:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku në rend dite pika e vetme do të jetë “propozimi për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në drejtim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Deri tani ende nuk dihet se a ka siguruar Qeveria dy të tretën e shumicës në Kuvend për ndryshime kushtetuese me qëllim të aplikimit të Marrëveshjes së Prespës. Ndryshe, nëse deri të premten ndryshimet kushtetuese nuk kalojnë në Kuvend, atëherë ka shumë gjasa që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, sot është dënuar me gjashtë muaj burg në lëndën “Tanku” e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes”. Gjatë ditës së sotme kundër Jankulloskës ka qenë e caktuar edhe një seancë në Gjykatën Penale, për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, ndërsa jashtë objektit të gjykatës ajo është takuar nga gazetarët dhe u pyet për aktgjykimin e sotëm në lëndën “Tanku”, njofton Telegrafi Maqedoni. Jankulloska shkurt komentoi vendimin e Gjykatës Penale duke thënë se do të dorëzojë ankesë. “Nuk kam çfarë të komentoj. Gjitha i kam thënë në fjalët përfundimtare. Vendimin do ta komentoj…
Eshtë fakt se për opozitën kërkesë e vetme është të ketë zgjedhje, por të mos jenë këtë vit. Të shmangen zgjedhje të shpejta dhe të shmanget ballafaqimi i tyre me realitetin. Nëse nuk ka zgjidhje të disa prej problemeve të cilët qytetarët presin t’i zgjedhim, atëherë zgjedhjet ndoshta janë zgjidhja e vetme. Këtë e deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në Shkup, ku iu drejtua gjeneratës së re të kadetëve të vitit akademik 2018/2019. Në pyetjen nëse do të ketë Qeveri teknike, Shekerinska ka thënë se…
Këshilli Gjyqësor e pranoi propozimin e prokurores speciale publike, Fatime Fetai që t’i shqiptohet masë për përkujdesje ish-ministres, Gordana Jankullovska, gjegjësisht ndalesë që ta lëshojë vendbanimin, transmeton Portalb.mk. “Masa për përkujdesje është në fuqi deri në aktvendimin e fuqishëm”, tha gjykatësja Dobrilla Kacarka, e cila shtoi se nëse e akuzuara nuk e respekton këtë masë, mund t’i përcaktohet masë tjetër.
Nxënësit e vitit të dytë që janë pjesë e EVN klasës speciale pranë SHMET „Mihajllo Pupin“ nga Shkupi morën kontrata për kompensim mujor. Kompensimi do të ju paguhet për trajnimin praktik që do ta realizojnë në hapësirat e EVN Maqedoni gjatë vitit shkollor. Nxënësit deri tash kanë pranuar kompensim për praktikën verore, ndërsa ky kompensim shtesë është motivim dhe vlerësim i mundit dhe angazhimit të nxënësve gjatë kohës së të mësuarit nëpërmjet punës në EVN. Ky projekt është mënyrë e suksesshme e të ndërtuarit të aftësive që janë të nevojshme në tregun e punës. Kontratat i ndanë ministresha e Ministrisë…
Deputetët e VMRO-DPMNE-së, me të cilët ka disa ditë që kolegët e tyre nga LSDM-ja dhe BDI-ja i shohin edhe njëherë argumentet për përkrahje të ndryshimeve kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen me Greqinë, ankohen para tyre dhe para ambasadorëve të huaj se janë duke u kërcënuar me jetë nëse i përkrahin ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Siç bën të diturSdk.mk, ata që janë kërcënuar, në telefonat e tyre kanë marrë kërcënime nga kolegët e tyre. Në disa nga kërcënimet janë bërë nëpërmjet sms porosive, viberit dhe në Whats App, në kërcënime përmenden edhe fëmijë, transmeton Portalb.mk. Gjoja se për shkak mosbesimit në…
“Kuvendi duhet të vendos nëse do ta ndjekë vullnetin e popullit”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në debatin e sotëm “Bilateralja në Ballkan: Implikimet rajonale në kontestet bilaterale” të organizuar në kuadër të Forumit për shoqëri civile – Shkupi 2018. “Jehona në referendum ishte afër 37 për qind dhe edhe pse kemi Kod Zgjedhor i cili parasheh census, megjithatë 609 mijë qytetarë thanë “po”. Kjo është shumica dhe ata dëshirojnë që Maqedonia të shkojë përpara. Vijojnë bisedime në Parlament. Na paraprin një vendim historik. Realiteti ynë është se nuk mund ta shmangim kontestin për emrin në rrugën…
Eurodeputeti Eduard Kukan në një prononcim për Dojçe Wele thotë se Qeveria ka të drejtë legjitime të vazhdon me zbatimin e marrëveshjes në Parlament, transmeton Zhurnal. Pjesmarrja e ulët në referendum nuk është pengesë për Qeverinë që të vazhdon me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës përmes Parlamentit, shprehet Kukan. “Të gjithë e potencojnë rëndësinë historike të këti referendumi për ardhmërinë e IRJM-së. Mendoj se edhe përskaj pjesmarrjes së ulët në referendum, qeveria duhet të vazhdon dhe të tenton që ta miraton marrëveshjen përmes ndryshimit të Kushtetutës. Mendoj se ky është një proces legal sepse referendimi kishte karakter konsultativ dhe ata…
Në Gjykatën Penale në Shkup sot është mbajtur seancë në të cilën është shqiptuar aktgjykimi kundër Gordana Jankulloskës për lëndën “Tanku”, e cila është gjykuar me procedurë të ndarë. Gjykatësja gjatë leximit të aktgjykimit njoftoi se ish-ministrja e Punëve të Brendshme dënohet me gjashtë vite burg dhe do të detyrohet t’i paguajë harxhimet që janë bërë gjatë procesit gjyqësor në të cilin ajo është gjykuar, njofton Telegrafi Maqedoni. Ish-minstrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, në këtë lëndë e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” ka qenë e akuzuar së bashku me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe…

