Author: Hamdi Kumanova

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se propozim-ndryshimet për Kushtetutën tregojnë se forcohet identiteti maqedonase dhe garantohen kufijtë e shtetit. Nga LSDM thonë se vetëm udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së i pengon identiteti i përforcuar maqedonase, i cili sipas partisë në pushtet do të pranohet nga e gjithë bota “Pse udhëheqësve të OBRM-PDUKM-së ju pengon mbrojtja dhe ruajtja e kufijve të Maqedonisë? Çfarë ka Hristijan Mickoski kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe fillimit të bisedimeve me BE-në?”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se nëse opozita vazhdon ta bllokojë të ardhmen e vendit, atëherë zgjedhjet e parakohshme…

Lexo më Shumë

Një pjesë e shfrytëzuesve të fshatrave Banjani, Çuper dhe Sandevë nesër nga ora 8:00 deri në orën 15:00 do të mbesin pa energji elektrike. Në periudhën nga ora 8:40 deri në orën 14:00 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Zheniçka, “Koce Metalec”, “Gemixhiska”, “Filip Filipoviq”, “Tashko Karaxha”, “Bapçor”, “Lazar Pop Trajkov”, “Kiro Gligorov”, “Gabrezh” dhe SHM “Pançe Arsovski” në komunën e Gazi Babës. Pa energji elektrike nga ora 10:15 deri në orën 13:15 minuta, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e vilave rreth fshatit Kuçkovë, komuna e Gjorçe Petrovit, ndërsa nga ora 9:00 deri në…

Lexo më Shumë

Qeveria dje në seancë të jashtëzakonshme e shqyrtoi Propozimin për fillimin e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, e miratoi tekstin dhe e dorëzoi në Kuvend, me qëllim që të shqyrtohet dhe të sillet vendim për fillimin e ndryshimeve të Kushtetutës të parapara me Marrëveshjen e Prespës. Sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit, e gjithë procedura për ndryshimin e Kushtetutës, nëse respektohen afatet e fundit, duhet të zgjasë rreth tre muaj e gjysmë. Procedura për ndryshim të Kushtetutës do të shkonte në tre faza. Në fazën e parë, Kuvendi, me shumicë prej dy të tretave duhet të sjellë vendim…

Lexo më Shumë

Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han, në intervistë për “Standardin” austriak thotë se është i njohur me kanosjet nga ana e opozitës kundër deputetëve që dëshirojnë ta dalin nga vija partiake dhe ta përkrahin Marrëveshjen me Greqinë në Kuvend. Ai nga VMRO-DPMNE-ja kërkoi që të heqin dorë, nga siç tha ai, qasja konstruktive dhe interesat e vendit dhe të qytetarëve t’i vendosin para interesave partiake. Shton se partia do të mbajë tërësisht përgjegjësinë për mbylljen e dyerve të BE-së për Maqedoninë, nëse marrëveshja nuk kalon. “Kjo është tërësish e papranueshme për një parti e cila thotë se është proevropiane, një parti…

Lexo më Shumë

Propozimi për hapjen e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë me 4 ndryshime thelbësore, që të hyjë në fuqi Marrëveshja me Greqinë mbrëmë ka arritur në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk. Me këtë, procedura është transferuar në shtëpinë ligjvënëse. Në Rregulloren, në pjesën për ndryshime kushtetuese nuk parashihet afat në të cilin kryetari i Komisionit për Çështje Kushtetuese duhet ta thirr Komisionin. Sipas paralajmërimeve, Talat Xhaferi, do ta aplikojë nenin 12 të Rregullores e cila ka të bëjë me caktimin e trupave punues, i cili thotë “Ftesën për seancë me propozim të rendit të ditës…

Lexo më Shumë

Aleksis Cipras ka bërë lëshim kombëtar me gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas, ashtu siç asnjë pushtet paraprak nuk ishte e përgatitur ta bëjë, kështu konsideron lideri i partisë opozitare greke, Kirjakos Micotakis, transmeton Portalb.mk. Gjatë vizitës së tij në qytetet Elir, Arta dhe Preveza, lideri i partisë më të madhe opozitare mbajti konferencë për media dhe e akuzoi kryeministrin grek se nuk i ka dëgjuar qëndrimet e popullit. “Nëse do të kishte biseduar me popullin grek, do t’i dëgjonte shqetësimet e tyre dhe nuk do të vazhdonte me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës. Do ta kuptonte se lejimi i gjuhës dhe nacionalitetit…

Lexo më Shumë

Populli i Maqedonisë zgjodhi që mos ta ndryshojë emrin e shtetit dhe identitetin kombëtar. Vendimi i Zoran Zaevit që t’i iniciojë ndryshimet kushtetuese për fshirjen e Republikës së Maqedonisë është shkelje e popullit të vet, nënçmim i tij dhe mohim, kumton Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së. “Zaevi me siguri është tmerrësisht i kushtëzuar për krimet që i ka bërë, pasi hoqi dorë nga populli dhe shkon në kundërshtim me zgjedhjen e qytetarëve. LSDM-ja vazhdon me shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutën. Qeveria e Zaevit në mënyrë të turpshme vendosi të mos e respektojë vullnetin e qytetarëve, të cilët i thanë jo…

Lexo më Shumë

Në emisionin “360 shkallë”, është thënë se jozyrtarisht janë siguruara vota “për” e 80 deputetëve të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. Përndryshe, në lidhje me deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kanë vendosur që të të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese, eurokomesari për Zgjerim, Johanes Han ka deklaruar se ka informacione se të njëjtët janë kërcënuar. Sigurimi i votës “për” i deputetëve opozitarë, vjen si rezultat i nevojës për miratim të ndryshimeve kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë, mes Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas asaj që deklaroi Qeveria e Maqedonisë, Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian është bashkësi e vendeve më të mëdha dhe më të vogla, të vogla në raport me ndikimin në botë, por si bashkësi, të gjithë jemi të fuqishëm. Do të jemi më të fuqishmi me juve pranë nesh, ndërsa ju do të jeni më të fuqishëm si pjesë e familjes sonë. Ne si donatorët më të mëdhenj në vend do ju ofrojmë mbështetje akoma më të madhe, ka aq shumë gjëra që duhet të bëhen, me qëllim të përmirësimit të jetëve të qytetarëve. Këtë e porositi ambasadori i bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, mbrëmë në një akademi solemne…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski qëndroi për vizitë pune në Podgoricë në suaza të së cilës mori pjesë në takimin e ministrave dikasterial nga Ballkani Perëndimor përgjegjës për administratën dhe shoqërinë informatike me temë “Agjendë digjitale për Ballkanin Perëndimor”. Në takim, kumtuan nga Ministria është biseduar për obligimet të cilat dalin nga agjenda digjitale, të cilat janë pjesë edhe prej konkluzioneve nga Samiti i parë digjital që u mbajt në Shkup. Krahas ministrit Mançevski, në takim kanë marrë pjesë eurokomisarja për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Maria Gabriel, ministrja e Administratës Publike të Malit të Zi, Suzana Pribiloviq,…

Lexo më Shumë

LSDM-ja akuzon kryetarin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski se përsëri flet me zërin e Gruevskit. “Për qytetarët është e qartë se çfarë dëshiron Mickoski: e para, Maqedonia t’i mundësojë amnisti Nikolla Gruevskit dhe e dyta, Maqedonia të heq dorë nga NATO dhe BE, të heq dorë nga interesat madhore strategjike”, thonë nga LSDM duke shtuar se as njëra dhe as tjetra nuk do të ndodhin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas LSDM-së shumica dërmuese e mbi 80% e qytetarëve janë për NATO dhe BE dhe ky përcaktim strategjik i Maqedonisë është interes madhor dhe duhet të respektohet. Mickoski, sipas LSDM-së, mbetet në…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë opozitare maqedonase Hristijan Mickoski, ka dërguar letër të hapur për kryeministrin Zoran Zaev, në të cilën e akuzon për qeverisje kriminale dhe frikë nga zgjedhjet fer dhe demokratike. Mickoski në letër thekson se LSDM ka pasur mundësinë që të tregojë se lufta kundër krimit ka qenë prioritet për qeverinë e tyre, ndërsa në vend të kësaj sipas Mickoskit, Zaev ka treguar tre punë. “E para përmes mospranimit të propozimit dhe heshtjes së tij për formimin e një prokurorie të pavarur, ai është bërë mbrojtës i krimit, padrejtësisë dhe joligjshmërisë në këtë shtet. E dyta, me atë që…

Lexo më Shumë