Author: Hamdi Kumanova

Në seancën e sotme të Komisionit për çështje kushtetuese, Propozimin për inkuadrim drejt ndryshimeve të Kushtetutës që erdhi nga Qeveria do ta elaborojë kryeministri Zoran Zaev. Nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare do të marrin pjesë në Komision dhe kush do të mbajë fjalim do të dihet pas koordinimit të grupit të deputetëve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, paradite nuk morën pjesë në seancën e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, ndërsa në hapjen e Dhomës së grave, që e bëri kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ka pasur asnjë prej deputeteve të tyre të cilët janë ndër më aktivët në…

Lexo më Shumë

Me titull “Hajvar i Referendumit”, gazeta proqeveritare e Serbisë “Politika” të martën doli me komente në të cilat vlerëson se “në vend se të pranojnë se referendumi ka dështuar, funksionarët evropian, amerikan dhe të NATO-s e kanë shpallur si fitore, që i përkeqësoi me tej pasionet politike”, transmeton Meta.mk. “Dyfytyrësia e elitave politike qeveritare perëndimore dhe përpjekja për ta rishkruar vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë që nuk u pajtuan të votojnë, relativizmi i rezultateve që u vlerësua si konsultativ, me presione diplomatike, ndryshimi i emrit po hyn në Kuvend, vetëm ta përforcojë rezistencën e maqedonasve”, shkruan Aleksander Apostollovski në komentin…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme për shtyp lidhur me vendimet nga seanca e 93-të e mbrëmshme të Qeverisë, i ka përsëritur pritjet e Qeverisë për arritjen e shumicës së dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, për çka sot Komisioni i Kuvendit për çështje të Kushtetutës duhet ta fillojë debatin për propozimin rreth nevojës për ndryshime kushtetuese, të parashtruar nga Qeveria. Ai paralajmëroi se fjalë hyrëse në Komisionin do të ketë kryeministri Zoran Zaev. “Vlerësojmë se ky vendim historik para të cilit gjenden deputetët në Parlamentin e Maqedonisë është me rëndësi thelbësore për realizimin e qëllimeve strategjike…

Lexo më Shumë

E përballur me të vërtetën, kreu i VMRO-DPMNE-së vazhdon me lajme të rreme, deputetët t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese, që i garantojnë identitetin dhe sjellin anëtarësim në NATO dhe BE. Kështu theksohet në kumtesën e LSDM-së, ku shtohet se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së e përballur me të vërtetën dhe vullnetin e shumicës së madhe të qytetarëve, përhap vetëm lajme të rreme. Qytetarët e kanë thënë qëndrimin e tyre, 80 për qind e të gjithë qytetarëve dhe mbi 90 për qind e atyre që kanë votuar në referendum, thanë qartë se janë për të ardhmen në BE dhe NATO, thekson LSDM. “Procesi vazhdon…

Lexo më Shumë

Sanksionet e caktuara, dënimi me burg, dënimi në para – gjoba ose ndonjë lloj tjetër i masave alternative të caktuara nga gjykata përkatëse për vepra penale të kryera, ekzekutohen kur vendimi me të cilin është caktuar dënimi do të hyjë në fuqi dhe kur nuk do të ekzistojnë pengesa ligjore për ekzekutimin e të njëjtit për shkak të parashtrimit të çfarëdo lloj ankese ligjore. Procesi është urgjent dhe e realizon gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve. Sipas dispozitave të ligjeve maqedonase për procedurë penale dhe ekzekutim të sanksioneve, gjykimeve dhe vendimeve hyjnë në fuqi kur nuk mund më tej të hidhen…

Lexo më Shumë

Prokuroria themelore publike Shkup mori urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër aktivistes Monika Ristevska për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”, dhe i caktoi paraburgim 30-ditor. “Me propozim të prokurorit kompetent publik, gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata penale në Shkup një personi të dyshimtë i përcaktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, si masë për sigurimin e pranisë gjatë procedurës penale”, kumtoi Prokuroria publike. Ristevska është e dyshuar se gjatë viteve 2017 dhe 2018, disa herë, duke përdorur raste të njëjta, në mënyrë të paautorizuar ka furnizuar drogë narkotike…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e kontestit rreth emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ofron mundësi historike për Maqedoninë dhe për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kështu theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel në letrën dërguar kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, transmeton lajmi.net. “Më 30 shtator një shumicë e madhe e qytetarëve, mbi 90 për qind e atyre që morën pjesë në referendum, votuan “pro” marrëveshjes me Greqinë. Marrëveshja ofron mundësi historike dhe përforcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kjo gjithashtu e largon pengesën kryesore për afrimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s. Tani është e rëndësishme që të ndërmerren hapa shumë…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot është duke u mbajtur seancë gjyqësore për rastin “Shuplaka”, në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë. Seanca gjyqësore ka filluar me 20 minuta vonesë, për shkak të mosparaqitjes në kohë të Nikolla Gruevskit. Prokurorja Speciale Fatime Fetai, kërkoi që ish-kryeministri të arrestohet, pasi nuk paraqitet në kohë në seancat gjyqësore. Fetai në seancë u thirr në rregullat ligjore sipas të cilave nëse personi i akuzuar është ftuar në mënyrë të rregullt dhe nëse nuk paraqitet në gjykatë…

Lexo më Shumë

Ajo parti politike e cila është militante ndaj anëtarëve të saj, shumë vështirë do ti lejoj që të vendosin në mënyrë të pavaruar nëse nuk ka presion nga prtitë si motra, kështu vlerëson profesori univeristar Lubomir Fërçkovski, duke komentuar qëndrimet e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet Kushtetuese në vend. “Në rast se Marrëveshja e Prespës nuk ka sukses, atëherë Maqedonia përsëri rikthehet në pozicionet e më herëshme, do të ti kërcnohet izolimi, pse nuk ka para nga të thithen ato që të jetojnë qytetarët një jetë normale, ndërsa shteti nga ana tjetër nuk ka para dhe për këtë arsye kemi numër të…

Lexo më Shumë

Me 47 vota për, nëntë kundër dhe një të përmbajtur, Komisioni për punë të jashtme i Parlamentit Evropian e miratoi raportin e raportuesit Ivo Vajgëll për Maqedoninë në të cilin mbështetet hapje e negociatave me BE-në në qershor të vitit 2019. Raporti duhet tani të miratohet në seancë plenare të Parlamentit Evropian gjatë nëntorit. Varësisht nga zhvillimi i gjendjes politike në Maqedoni deri atëherë është lënë mundësi e hapur që të dorëzohen amendamente plotësuese. Vajgëll dorëzoi një amendament plotësues pas referendumit që u mbajt më 30 shtator në të cilin thuhet se nevojitet mbështetje plotësuese për ardhmërinë euroatlantike të vendit…

Lexo më Shumë

Propozimi për hapjen e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë për ndryshimin dhe plotësimin që Qeveria e miratoi në seancën e sotme të jashtëzakonshme tashmë arrit në kuvend, konfirmoi sot Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. “Sa më erdh mesazhi se materiali ka arritur në Kuvend. Ende nuk e kam parë tekstin, por shpresoj se i njëjti do të publikohet në web-faqen e Qeverisë”, tha Xhaferi në emisionin “Top tema”. Në kontekst të Kushtetutës dhe Rregullores, Xhaferi tha se, janë caktuar kompetencat dhe institucionet kompetente të cilat mund të ngritin iniciativë për hapjen e ndryshimeve kushtetuese. “Kryetari i shtetit, Qeveria,…

Lexo më Shumë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, përmes një letre ka shprehur mbështetje për Qeverinë e Maqedonisë, duke thënë se tani është momenti kur duhet të ndërmerren hapa të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Merkel thotë se marrëveshja e Prespës ofron mundësi historike për Maqedoninë dhe forcon marrëdhëniet fqinjësore. “Më 30 shtator shumica dërmuese prej mbi 90 për qind e atyre që morën pjesë në referendum votuan “për” marrëveshjen me Greqinë. Marrëveshja ofron mundësi historike dhe forcon marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjithashtu largon pengesën kyçe për afrimin e vendit në BE dhe NATO. Tani është momenti të merren hapa të rëndësishëm për…

Lexo më Shumë