Author: Hamdi Kumanova

Më 18 tetor, në Gjykatën e Apelit në Shkup do të bahet diskutim publik për ankesën e të akuzuarit, Jane Çento që t’i shfuqizohet masa e paraburgimit, konfirmuan të afërmit e tij për “Makfax”. Motra e Çentos ka konfirmuar se Gjykatës i kanë ofruar garanci prej 530 mijë euro që vëllai i saj të mbrohet në liri, njofton Portalb.mk. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore paraprakisht e ka refuzuar kërkesën për shfuqizim të paraburgimit të Jane Çentos, kryetarit të Shoqatës Patriotike Maqedonase “Pere Toshev”. Seanca e Gjykatës së Apelit, do të mbahet me kërkesë të Çentos.Avokatja e tij, Valentina Todorovska, tha se…

Lexo më Shumë

Të drejtën e ndihmës sociale në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë që me aktivitetin e tyre mbulojnë Qendrën ndërkomunale për punë sociale e realizojnë 1.388 shfrytëzues. Numri më i madh i takon të drejtës për ndihmë sociale në para të cilët e realizojnë 621 përdorues, me rreth 2.000 anëtarë të amvisërive. “Numri më i madh i shfrytëzuesve janë nga komuna Dibër, derisa 20 për qind janë nga komuna Qendër Zhupë. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, numri i shfrytëzuesve është më i vogël si rezultat i asaj që një pjesë e ish përdoruesve janë punësuar, janë pensionuar ose…

Lexo më Shumë

Sot papritmas u nda nga jeta, në moshën 73 vjeçare, Muharrem Idrizi, njëri nga kuadrot më të shquara të Radio Televizionit të Prishtinës. Ai nisi punën e tij në TVP, që në hapjen e këtij mediumi dhe punoi në redaksinë e programit arsimor-shkollor deri në mbylljen e TVP-së, në vitin 1990. Ai gjithashtu ka punuar një kohë të gjatë edhe në Tv ART Tetovë dhe së fundmi punoi edhe në komunën e Tetovës.

Lexo më Shumë

Komisioni për çështje kushtetuese në Kuvend filloi debatin për inicimin e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me marrëveshjen e Prespës. Në komision u paraqitën të gjithë anëtarët përfshirë edhe ata të opozitës. Shumica mbivotoi opozitën e cila kundërshtoi rendin e ditës. Në ekspozenë e tij, kryeministri Zoran Zaev foli për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe nevojën e konsensusit brenda-parlamentar me qëllim realizmin e aspiratave të Maqedonisë, integrimet në NATO dhe BE. Bëj thirrje për unitet rreth interesave shtetërore dhe kombëtare. Të japim mbështetje të fuqishme për progresin e vendit dhe të sjellim vendim të fuqishëm. Bëhuni ata që do ta coni…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës përmes një komunikate për medie ka bërë publike të dhënat e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” për analizat e ujit të kryera gjatë ditës së sotme në Tetovë, transmeton Almakos. “Të nderuar qytetarë, Sipas rezultateve të ditës sotme (10.10.2018) nga analizat e kryera nga Qendra për shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit, uji për pije në qytetin e Tetovës ËSHTË I PASTËR DHE PËR PIJE. Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM-së…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë ka numrin më të vogël të personave të infektuar me HIV, gjithsej 390 në këtë moment, e cila është rezultat i aktiviteteve parandaluese që ndërmerren vazhdimisht. Kjo është për shkak të realizimit të suksesshëm të aktiviteteve të programit për parandalim të sëmundjes HIV, e cili ka ekzistuar që nga viti 1987. Edukimi e kryhen një punonjës shëndetësor dhe një institucion shëndetësor i përfshirë në programin e parandalimit të HIV-it në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Parandalimi i HIV është i domosdoshëm për çdo individ. Brenda përdorimit të perzevativit, lubrifikanti ka një rol kryesor në parandalimin e infeksionit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Maqedoni, Ekselencën e saj, zonjën Rachel Galloway. Temë diskutimi në këtë takim ishte situata aktuale politike dhe mënyrat e zgjidhjes së kësaj krize. Kryetari Gashi fillimisht falënderoi Britaninë e Madhe për kontributin dhe ndihmën e dhënë gjatë këtij procesi dhe e siguroi Ambasadoren se Lëvizja BESA është duke bërë gjithçka që është në mundësinë e saj për t’u tejkaluar kriza dhe për të filluar implementimi i Marrëveshjes së Prespës. Kryetari Afrim Gashi gjithashtu edhe një herë shprehu qëndrimin e prerë se Lëvizjes BESA është e…

Lexo më Shumë

Dhjetëra bastisje policore u zhvilluan në Belgjikë dhe gjashtë vende të tjera evropiane në një hetim të madh mbi mashtrimin dhe kurdisjen e ndeshjeve, përcjell “Press Associtation”. Prokuroria Publike Federale në Bruksel raportoi se 44 bastisje ndodhën në Belgjikë dhe 13 të tjera në Francë, Luksemburg, Qipro, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni. Zëdhënësi tha se hetimi vjetor gjeti prova të “veprimeve të dyshimta financiare” nga agjentët, si dhe indikacionet e “ndikimit të mundshëm mbi ndeshjet” gjatë sezonit të kaluar. Hetimi fokusohet në “aktivitetet që lidhen me organizimin kriminal, pastrimin e parave dhe korrupsionin privat”.

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në një replikë ndaj deputetes Sonja Mirakovska, potencoi se pas Marrëveshjes së Prespës nuk mund të thirren në trashëgiminë kulturore në territorin e Greqisë. “Shumë këngë maqedonase që i këndojmë dhe kërcjemë kanë origjinë nga Maqedonia e Egjeut. Përfundimisht, Kërste Misirkov ndaj të cilit e bazojmë identifikimin gjuhësor dhe nacional, asnjëherë nuk ka jetuar në territorin e Maqedonisë së tanishme”, tha Dimovski. Ai shtoi se maqedonasit në shtetet fqinje nuk mund të trajtohen si diasporë, sepse siç thotë ai kushtetuta i njeh si pjesë aktoktone në këto territore.

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Kuvendit nga radhët e VMRO-së, Trajko Veljanovski ka deklaruar sot se nëse qytetarët kanë dhënë vendimin e tyre, ne nuk kemi mandat as qëllim që të marrim pjesë në votimin e ndryshimeve kushtetuese. “Nuk do ta keni shumicën prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE, gjatë fjalimit të tij në Komisionin për Çështje Kushtetuese të Maqedonisë. Gjatë fjalimit, Veljanovski, Marrëveshjen me Greqinë e cilësoi të dëmshme dhe jolegjitime.

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë më 18 dhe 19 tetor në selinë e Aleancës Veriatlantike në Bruksel edhe zyrtarisht i fillon bisedimet hyrëse për anëtarësim në NATO, njofton Portalb.mk. Në seancën e djeshme, Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar informatën për formimin e Komitetit Punues i cili do të jetë i obligueshëm që t’i zbatojë bisedimet hyrëse. “Ne jemi të përgatitur plotësisht dhe Komiteti Punues për integrim të Republikës së Maqedonisë në NATO punon tanimë gjatë kohë”, tha në konferencë për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Ai shtoi se proceset po zhvillohen paralelisht për anëtarësim të plotë dhe theksoi se për të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka përfunduar kontrollin e jashtëzakonshëm inspektues në kopshtin “Buba Mara” në Liciçe të Re, të realizuar dje me kërkesë me shkrim të prindit. Gjatë kontrollit, përveç që janë marr deklarata me shkrim nga drejtori, psikologu dhe pedagogu, MPPS e detyroi udhëheqësinë e kopshtit që sa më shpejtë ta zbardh rastin. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kumtesën e sotme thekson se po punon me përkushtim në përmirësimin e kushteve në mbrojtjen e fëmijëve dhe se nëse vërtetohet autenticiteti i këtij rasti, të gjithë do të sanksionohen menjëherë. “MPPS nuk do të tolerojë çfarëdo…

Lexo më Shumë