Author: Hamdi Kumanova

Me leximin e raportit nga 31 maji të vitit 2017 me data bazë nga SMS mesazhe midis Mile Janakeskit dhe Zoran Stavreskit filloi seanca e sotme gjyqësore për “Trajektorja”, ku janë të pranishëm të gjithët të akuzuarit dhe avokatët e tyre të mbrojtjes. Avokati Elenko Milanov i kontestoi dëshmitë dhe theksoi se ekziston rezultat dhe mendim nga këshilltari teknik Orce Simov, i cili tregon se nuk mund të garantohet origjinalitet të mesazheve. Në këtë kryetari i Këshillit Gjyqësor tha se do të nxirren dëshmitë, ndërsa më vonë do të dëgjohen vërejtjet e mbrojtjes. Paradite në Gjykatë ishin lexuar gjithsej 103…

Lexo më Shumë

Votimi për implementimin e Marrëveshje së Presës është zëri i arsyes, i cili do ta lëvizë Maqedoninë përpara, citohet në kumtesën e Lidhjes Demokratike duke i bërë thirrje deputetëve se duhet të debatojnë në mënyrë të hapur, t’i përballin qëndrimet dhe argumentet e ndryshme dhe pa emocione të sjellin vendim të arsyeshëm dhe të mençur. “Partizimi i fuqishëm i referendumit dhe ndarjet në bazë partiake, etnike dhe fetare, na solli para një kolapsi dhe puna njëzetë e tetë vjeçare e të gjithë qytetarëve dhe qeverive, të jetë e kotë dhe të na kthejë në kanalin ballkanik”, thuhet në kumtesë. Nga Lidhja Demokratike…

Lexo më Shumë

Dragan Silanoski, agjent i trajnerit kroat Ivan Leko nga klubi belg Brizh, është arrestuar për larje të parave dhe korrupsion në skandalin me ndeshjet e manipuluara të futbollit. Ivan Leko, para dy ditësh, gjithashtu, ishte marrë në pyetje, por kundër tij nuk ishte dhënë urdhër-arrest. Informacioni për arrestimin e Silanoskit në mëngjes ishte konfirmuar nga Prokuroria federale belge. Silanoski (44) është ish futbollist i Maqedonisë, i cili gjatë karrierës ka luajtur për klubin belg Antuerp. Në këtë  operacion policor të prokurorisë, gjithashtu,  janë arrestuar edhe Mogi Bajat dhe Dejan Velkoviq me prejardhje nga Serbia dhe sipas mediave belge është i…

Lexo më Shumë

Plani B për Marrëveshjen e Prespës me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërshtetërore me vendet e rajonit dhe hapjen e bazave të reja amerikane në Greqi – propozimet e ministrit grek të Mbrojtjes Panos Kamenos gjatë vizitës së tij në SHBA, kanë shkaktuar reagime në Greqi. Pas përfundimit të takimit të sekretariatit politik të SYRIZA-s, i pyetur nga gazetarët grekë për qëndrimet e Kamenosit i cili është partner koalicioni në Qeverinë, Aleksis Cipras me një dozë humori ka thënë se “në SHBA ka uragan, por nuk quhet Panos, por Majkëll”, transmetojnë mediat greke. Në këtë, përmes Tuiterit zyrtar, mbrëmë vonë ka reaguar…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seancat gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja”. Me leximin e mesazheve SMS duhet të vazhdojë gjykimi për lëndët “Trajektorja” ku janë të akuzuar disa ish funksionarë se i kanë tejkaluar autorizimet gjatë zgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër. Në rastin “Trajektorja” janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski.

Lexo më Shumë

Në muajin gusht 349 qytetarë të Republikës së Maqedonisë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa prej tyre një e treta janë azilkërkues të sërishëm  prejse njëherë janë refuzuar, tregojnë të dhënat e fundit të Zyrës Evropiane për Azil (EASO). Ende 919 persona nga Maqedonia janë në hap të përgjigjes nga autoritetet (pending). Në korrik shifra e kërkesës nga Maqedonia ka qenë 351, ndërsa në tetor të vitit 2017 ka qenë 505. Qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Taxhikistanit janë regjistrues rekord  për numrin e kërkesave të sërishme për azil, që, sipas EASO, tregon se këta persona janë  të…

Lexo më Shumë

Në ministrinë e punëve të brendhsme janë zbuluar 40 të punësuar që kanë pasur diploma të falsifikuara në fakultete, tha ministry Oliver Spasovski në paraqitjen e tij në Tv 21, transmeton Gazeta Lajm. “Deri tani janë zbuluar mbi 40 persona të punësuar në MPB me diploma të falsifikuara. Këta persona kanë arritur edhe në poste të rëndësishme në MPB, por pas zbulimit janë përjashtuar nga puna dhe janë paditur penalisht. Kurse padi penale janë ngritur edhe kundër fakulteteve që i kanë dhënë këto diploma”, deklaroi Spasovski.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi, në emisionin e mbrëmshëm në “Click Plus” tha se arsyeja kryesore që referendumi ka pasur dalje të ulët është bojkotimi i VMRO-DPMNE-së. Ai tha se nuk është në rregull të bojkotohet di[ka për të cilën nuk ka propozime që e njëjta të zgjidhet në mënyrë tjetër, njofton Portalb.mk. I pyetur nëse ndonjë nga deputetët ka paraqitur kërcënim rreth miratimit të propozimit të Qeverisë për ndryshime kushtetuese, ai thotë se asnjë deputet nuk ka paraqitur kurrfarë shkelje të ligjit. Por, thotë se ka paraqitje nga personat udhëheqës të partisë opozitare, dhe anëtarë nga e njëjta.…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i një komplesi banesash dhe objekti afarist në komunën Aerodrom të Shkupit është bllokuar nga grupe qytetarësh, të cilët kanë thënë se nuk lejojnë ndërtimin për shkak të uzurpimit të hapësirave gjelbëruese. Investitori i këtij projekti të ndërtimit të banesave është biznesmeni shkupjan Fatmir Etemi. Ai në një intervistë për “Studio 1” theksoi se bllokimi i ndërtimeve në lokalitetin “Shtëpia e Nënës” po i shkakton dëme të mëdha në biznesin e tij, informon INA. Ai ka theksuar se për projektin ndërtues deri tani ka harxhuar 5.5 milionë euro, prej të cilave 3 milionë është blerë toka dhe 2 milionë…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i është përgjigjur deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi në replikën e këtij të fundit për ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen me Greqinë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Dimovski i ka thënë Ademit se edhe maqedonasit kanë hequr dorë nga ëndrra e Maqedonisë së madhe. “Ne kemi hequr dorë nga Maqedonia e madhe, me kufinj më të mëdhenj 10 here se këto aktualët. Njejtë edhe ju keni hequr dorë. Tani duhet me përgjegjësi t’i themi jo kësaj marrëveshje” tha Dimovski. Ademi tha se e ardhmja është e të gjithëve. Përndryshe, në Komisionin e Kuvendit të Maqedonisë, realizohet debati për…

Lexo më Shumë

Pas informacioneve për supozimet për prezentimin e një plani B të prezentuar nga Kamenosi në Uashington për marrëveshje ndërshtetërore, burime të kabinetit Cipras, komentuan se Qeveria greke mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe i mbështet angazhimet e kryeministrit të Maqedonisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Qeveria greke mbetet e përkushtuar në Marrëveshjen e Prespës. I respekton proceset kushtetuese në vendin fqinj dhe i mbështet angazhimet e zotëri Zaevit për t’i implementuar parakushtet që Marrëveshja të hyjë në fuqi”, komentojnë burime të kabinetit të kryeministrit grek, Aleksis Cipras.

Lexo më Shumë

Ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska ende ka mekanizma që mund t’i shfrytëzojë për t’i ikur burgut, dhe një prej tyre sipas ish gjykatësit Sejfulla Osmani, është edhe falja e mundshme e presidentit Gjorge Ivanov, sikurse para dy vjetësh kur nisën hetimet masive të Prokurorisë Speciale ndaj zyrtarëve të lartë të VMRO DPMNE-së. Sejfulla Osmani, ish gjykatës “Ne kemi patur rast kur presidenti i shteti ka bërë falje, që nga faza e hetuesisë, ju e dini më mirë. Ndodhi shumë shpejt. Njëherë e dha dhe pastaj e tërhoqi. Kjo e drejtë e kryetari ekziston ende dhe kjo mundësi është shumë…

Lexo më Shumë