Në komunat e Jugut, fëmijët numërohen me gishtat e dorës, teksa të dhënat mbi popullsinë tregojë tkurrje të madhe të moshave të reja nga Censi deri më 2025. Me fillimin e vitit të ri shkollor, një pjesë e vendit përballet me zhvillime dramatike, mungesën e nxënësve. Të dhënat nga censi 2023 mbi popullsinë 0–14 vjeç tregojnë se disa njësi administrative kanë aq pak fëmijë, sa nuk kanë nevojë për shkolla. Në njësinë administrative Frashër, në zonën e Përmetit, në vitin 2023 ishin vetëm dy fëmijë të moshës 0-14 vjeç. Në këtë njësi administrative janë tetë fshatra – Frashër, Zavalan, Ogren,…
Author: Hamdi Kumanova
Për shkak të kushteve minimale për tregtim që ekzistonin në tregun e gjelbër të vjetër, i cili ndodhet pranë Qendrës Tregtare “MDH”, Myftinia e Dibrës, në një parcelë të saj, pas ndërtimit të Bulevardit “Iliria”, aty ku dikur ishin vreshtat e vjetra, me qëllim që t’u mundësojë banorëve kushte më të mira për tregtim, ndërtoi para disa vitesh tregun e gjelbër në pjesën e re të qytetit. Ky është një lokacion që, sipas sipërfaqes, plotëson nevojat e një tregu modern. Megjithatë, që nga ndërtimi e deri më sot, Myftinia ka tentuar që tregun t’ia japë me qira Ndërmarrjes komunale të…
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, shkruan Alsat. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan…
Një rast i pazakontë ka marrë epilog pas më shumë se një viti në Ferizaj. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se N. Jakupi, e cila ishte raportuar e zhdukur nga bashkëshorti i saj, G. Jakupi, është kthyer në Kosovë dhe ka treguar arsyen e largimit. Sipas dosjes hetimore, G. Jakupi kishte raportuar më 29 qershor 2024 se gruaja e tij ishte larguar nga banesa më 18 qershor dhe nuk ishte lajmëruar më. Pas kërkimeve, policia kishte siguruar informacione se ajo ndodhej në Beograd. Më 8 shtator 2025, N. Jakupi është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Ferizaj,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i dërgojë sot Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen e konstituimit të Kuvendit, proces ky po tejzgjatet. Këtë e ka konfirmuar dje për Gazetën Express këshilltari i saj për media, Bekim Kupina. Kupina nuk dha detaje për përmbajtjen e komenteve, mirëpo tha se qëndrimi i presidentes është që askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet. “Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në…
Java e punës katër-ditore shpesh paraqitet si një ide e guximshme dhe shkatërruese – diçka që qeveritë duhet ta miratojnë me ligj ose kompanitë duhet të ristrukturohen rrënjësisht për ta zbatuar. Por në Holandë, është rrënjosur në heshtje dhe organikisht. Jo si një ndryshim i madh politikash, por si një evolucion kulturor që tani po e bën fuqinë punëtore holandeze një nga më efikaset në kohë në Evropë. Sipas një raporti të kohëve të fundit nga Financial Times, holandezët nuk e miratuan me ligj një javë pune katër-ditore – ata u futën në të, falë dekadave të politikave të punës,…
Qyteti i Bostonit në Massachusetts më 9 shtator 1919, mbeti qëllimisht pa mbrojtjen e policisë, pasi kjo e fundit u hodh në grevë për ngritjen e rrogave. Policëve nuk u ishin ngritur rrogat gjatë viteve të Luftës së parë Botërore, kur kostoja e jetesës u ngrit. Sindikata e policëve të Bostonit u themelua në vitin 1918 dhe u njoh nga Federata amerikane e Punës. Kur negociatat për ngritjen e rrogave dështuan, sindikata e policëve votoi për t’u hedhur në grevë. Më 10 shtator, kryetari i Bashkisë së Bostonit i bëri thirrje gardës lokale që të kryente detyrat e policisë…
Gjykata e Lartë e Tajlandës ka urdhëruar ish-kryeministrin dhe miliarderin Thaksin Shinawatra të vuajë një dënim prej një viti burg, duke shënuar kthesën më të fundit në ngritjen dhe rënien e tij politike. Vendimi erdhi vetëm katër ditë pasi partia e lidhur me të humbi kontrollin e qeverisë në një votim parlamentar, duke goditur rëndë ndikimin e familjes Shinawatra që për dy dekada ka qenë ndër më të fuqishmet në politikën tajlandeze. Vendimi, i shpallur të martën, përbën një tjetër goditje të madhe për familjen e fuqishme që ka dominuar politikën tajlandeze për më shumë se dy dekada. Sipas…
Arkeologët në Shqipëri kanë zbuluar një dhomë të madhe varri romak që daton nga shekulli i tretë deri në të katërt pas Krishtit, e para e këtij lloji e gjetur në vendin ballkanik që dikur ishte pjesë e Perandorisë Romake, shkruan Reuters. Të njoftuar nga vendasit që kishin vënë re disa gurë të pazakontë në një pllajë pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, stafi i Institutit të Arkeologjisë filloi gërmimet në fillim të gushtit dhe gjeti strukturën nëntokësore, pllakat e mëdha prej guri gëlqeror të së cilës ishin të gdhendura me shkronja greke, transmeton Telegrafi. “Mbishkrimi na tregon se…
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, kur i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u transferua me urgjencë nga qelia drejt spitalit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Lala u shpreh se mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë marrë edhe analiza për të përjashtuar përdorimin e drogës, alkoolit apo helmimit të mundshëm. “Deri tani është konfirmuar se Dumani nuk ka qenë nën efektin e drogës apo alkoolit, por ende priten rezultatet e analizave toksikologjike, të cilat do të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me një helmim të…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Ubrique, në rajonin e Kadisë në Spanjë, ku një 57-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua nga një dem gjatë një festivali tradicional. Sipas raportimeve nga Daily Mail, viktima kishte tentuar të shpëtonte duke u ngjitur mbi një gardh mbrojtës, por ka rrëshqitur dhe ka rënë në tokë. Në atë moment, dema i quajtur “Mosquetero” e ka goditur për vdekje me brirët e tij. Ngjarja ndodhi të dielën pasdite, gjatë fazës së dytë të aktivitetit, kur një nga dy demat e lëshuar në rrugët e qytetit për qëllime spektakli ka dalë jashtë kontrollit. Viktima…
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ka theksuar se furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë prioriteti i tij kryesor. Ai ka publikuar një grafikë me mbishkrimin “Premtimi im kryesor: Uji i Pijshëm”, duke theksuar se mbi 90 për qind e banorëve të Sarajit kërkojnë zgjidhje për mungesën e ujit. “Nuk guxon që bashkëvendasit e mi të qëndrojnë pa ujë në shekullin XXI!”, ka shkruar Elmazi, duke e cilësuar këtë problem si shqetësimin më të madh të qytetarëve të komunës.

