Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ishte në fabrikën për prodhimin e miellit në Tetovë, shkruan TV21. Ai siguroi që vendi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore dhe se Qeveria po merr të gjitha masat për të parandaluar rritjen e çmimeve. I pyetur nga TV21, Bekteshi refuzoi të përgjigjet drejtpërdrejt se sa kushton një thes miell për momentin. TV21: Ministër, sa kushton një thes miell? “Nuk është momenti të bëjmë sensacione. Të gjithë e dinë se sa kushton një thes miell, por njëkohësisht edhe në Kuvend zgjidhjet ligjore dhe ato që janë miratuar nga deputetët, edhe ju si gazetarë edhe opinioni…
Author: Hamdi Kumanova
Në fundjavën e kaluar në çerdhen “Dimçe Mirçev” nga Velesi është kryer vjedhje në kuzhina kryesore e cila furnizon të gjitha njësitë e çerdherve tjera në qytet. Sipas informatave jozyrtare thuhet se është vjedhur sheqer, vaj, kripë dhe miell. Pritet që SPB Veles të del me informata më konkrete se cialt produkte janë vjedhur mbrëmë në çerdhe duke pasur parasysh që çerdhja për fundjavë nuk punon. /KlanMacedonia/
Gjatë ditës së djeshme, diku rreth orës 14:30, policia ka privuar nga liria 32-vjeçarin B.S. nga rrethina e Tetovës, i cili për shkak të keqkuptimeve të caktuara në lidhje me vajzën e tyre të mitur, një ditë më parë ishte raportuar se kishte kërcënuar gruan e tij 24-vjeçare nga Tetova, me të cilën ishin në procedurë divorci, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjykimi për ish sekretarin gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski u kërkua që të shtyhej nga ana e avokatit të tij i cili kërkoi shtyerje të seancës. Kërkesë të njejtë dorëzoi edhe avokatja Suzana Joshevska Anastasovska, avokate e Ivica Dimitrovskit I akuzuar tjetër në këtë lëndë. Përshkak se nuk ka mjaftueshëm prokurorë në séance si përfaqsues morri pjesë edhe shefja Vilma Ruskovska. Avokati I Rashkovskit u shpreh se “mendoj se nuk janë përmbushur kushtet të mbahet debat kryesor, sepse nga rezultatet pas vendimit për ndarjen e dëshmive, varet teoria e rastit të mbrojtjes, por edhe Prokurorisë Publike. Kjo është gjithsesi relevante,…
Dje policia në Shkup ka arrestuar 20 vjeçarin J.I dhe 23 vjeçarin F.I, të dy nga fshati Gllumovë e Shkupit, Saraj. Ato në ora 14:10 janë kapur duke vjedhur mjete ndërtimore, në pronësi të dy personave juridik të cilët kanë kryer aktivitete ndërtimore në Matkë të Epërme. Ato janë dërguar në stacionin policor dhe është realizuar bisedë zyrtare, ndërsa pajisjet e vjedhura i janë kthyer të dëmtuarve. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot pranoi në takim përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borell. Siç informojnë nga presidenca, Pendarovski e vlerësoi vizitën e përfaqësuesit të lartë Borel në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon si vërtetim për përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në dritën e realitetit të ri gjeopolitik në Evropë. Presidenti Pendarovski nënvizoi se fillimi i negociatave inkaudruese për vendin është test për kredibilitetin e Bashkimit Evropian. “Me dinamikat e reja gjeopolitike, ne nuk flasim për përshpejtimin e procesit tonë, duke patur parasysh se…
Pas uljes së çmimit të karburanteve, prej sot pritet të ketë korrigjime edhe në çmimet e produkteve ushqimore bazë, në përputhje me masat e anti krizë të qeverisë dhe ndryshimet ligjore për lartësinë e akcizës dhe normën e TVSH-së që të premten morën dritën jeshile në Kuvend. Ekipet e servisimit në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike do të harmonizojnë aparatet pas miratimit të ndryshimeve ligjore për ulje të TVSH-së, pas çka pritet ulja e çmimeve për produktet bazë të ushqimit, transmeton TV21. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Beketeshi tha se kjo procedurë pritet të përfundojë në fillim të kësaj…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Shërbimi Pedagogjik sot shpalli Konkurs për botimin e teksteve shkollore për vitin e katërt në arsimin e mesëm profesional katërvjeçar, për disa profesione. “Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë autorët që plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për Tekste Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm. Autori i tekstit shkollor mund të marrë pjesë në konkurs vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë dhe duhet të përgatitet sipas planit mësimor për vitin përkatës, lëndës dhe Konceptit për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm”, thuhet në…
Vazhdon trendi i uljes së numrit dhe i përqindjes të rasteve të reja me KOVID-19. Po zvogëlohet edhe numri i rasteve aktive i cili arrin 2091, nga të cilat gjysma janë në Shkup. Pas kryeqytetit më së shumti raste aktive ka në Prilep-148, në Manastir-135 dhe në Veles 101, ndërsa në qytetet tjera numri i tyre është nën njëqind. Pa asnjë rast aktiv janë Dojrani dhe Pehçeva.
Bashkia e Shkupit informon se në fundjavën e kaluar u dogjën tetë kontejnerë për deponimin e mbeturinave komunale të vendosura në hapësira publike në Shkup. Nga Bashkia thonë se autorë të panjohur kanë djegur tre kontejnerë me kapacitet 3.2 metër kub që ndodheshin në bulevardin “Krste Misirkov” afër Bit Pazarit dhe përveç kontejnerëve të djegur në Bit Pazar, katër kontejnerë janë djegur plotësisht, ndërsa një në “Debar Mallo”. “Kjo sjellje e pamatur e qytetarëve rrezikon mjedisin, por edhe dëme të mëdha të konsiderueshme financiare për Higjienën Komunale të Ndërmarrjes Publike. Ne bëjmë thirrje për asgjësim të ndërgjegjshëm të mbetjeve dhe…
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Zhozep Borell, ka arritur në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nesër do te del para mediave ne takim me zyrtaret larte shtetëror. Ai më pas do të udhëtojë në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Vizita do të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, gjithashtu duke pasur parasysh luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.
Ministria e Punëve të Brendshme në RMV informon se gjatë ditës së djeshme (12.03.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, me çka janë sanksionuar 335 drejtues mjetesh. Prej tyre 32 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dy mjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. “Kështu, 173 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, kurse 182 jashtë vendbanimeve. Aksionet…

