Author: Hamdi Kumanova

LSDM-ja opozitare përmes një kumtesë për media thotë se “rasti i fundit i vrasjes së grave në Veles ka treguar paaftësinë e plotë të qeverisë për të siguruar mbrojtjen e gjësë më të rëndësishme – jetës njerëzore”. Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për të gjitha dështimet e institucioneve. “Ministri Pançe Toshkovski duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse ka dëshmuar se është i paaftë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve. Në vend të një institucioni që duhet të mbrojë jetët e njerëzve, Toshkovski e ka shndërruar Ministrinë e Brendshme në…

Lexo më Shumë

Gjithsej 31 zjarre në vende të hapura janë regjistruar në vend deri sot në mëngjes në orën 07:00, prej të cilëve dy janë aktivë, dy janë nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar, njoftoi QMK. Ende është aktiv zjarri në fshatin Viniçe të Shkupit ku po digjet pyll i ulët, si dhe në malin Kozhuf ku është kapluar pyll ahu. Nën kontroll janë zjarret në deponitë Drislla dhe Ostrec në Dellçevë.

Lexo më Shumë

Moti sot në mëngjes është i kthjellët dhe më i freskët, gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit, erë veriore përkohësisht e fuqishme. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 23 deri 30 gradë. Në Shkup moti sot do të jetë me diell, me erë të lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 30…

Lexo më Shumë

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pa rrymë sot prej orës 9 deri në orën 12 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rr. “Ho Shi Min”, në lagjen Butel, kumtoi Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza. Rrymë prej orës 9 deri në orën 14 nuk do të kenë as shfrytëzuesit e rrugës “Studeniçanska” në komunën e Kisella Vodës.

Lexo më Shumë

“Shtëpia jonë, Çairi ynë nuk po ecën në rrugën e duhur. Sipas të gjithë parametrave që i analizuam, kjo shtëpi jonë po shkon drejt kolapsit të plotë. Sepse për 20 vjet është punuar pa vizion dhe pa plan. I vetmi ‘plan’, për fat të keq, ka qenë interesi personal”, deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, në takimin e sotëm me qytetarët. Osmani kritikoi ashpër menaxhimin e komunës dhe paralajmëroi se “funksionet e Çairit janë në kolaps të plotë”. Sipas tij, sot Çairi është “komuna më e ndotur në Shkup”, “komuna me problemet më të mëdha…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një reagimi nga BDI vlerësojnë që akuzat politike nuk janë zgjidhja, por vetingu dhe sundimi i ligjit është zgjidhja. “Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron të papranueshme dhe të rrezikshme gjuhën populiste dhe sulmet boshe të përsëritura të kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj BDI-së dhe përfaqësuesve të saj. Në vend se të merret me premtimet e parealizuara të qeverisë së tij dhe me skandalet që rëndojnë mbi qeverisjen aktuale të VMRO-DPMNE-së, kryeministri zgjedh të shpërqendrojë opinionin publik me akuza boshe dhe të pabazuara. BDI ka qenë dhe mbetet forca kryesore që ka garantuar stabilitetin politik, anëtarësimin në…

Lexo më Shumë

Paga minimale pritet të arrijë në nivelin 50 mijë lekë nga 1 janari i vitit 2026 sipas programit të qeverisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2025 rreth 35% e të punësuarve kishin paga deri në këtë nivel. Ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025 ka ndryshime të dukshme në shpërndarjen e të punësuarve sipas nivelit të pagës, drejt niveleve më të larta. Pjesa e punonjësve që paguhen deri në pagën minimale (40 mijë lekë bruto në muaj) është përgjysmuar në harkun e një viti. Në vitin 2024, kjo kategori përfshinte mbi…

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor ka ndodhur mengjesin e sotem në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë nënstacionit elektrik. Një automjet tip “Mercedes” ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Lexo më Shumë

BDI e ka nxjerrë në shitje Strugën, duke u bërë bashkë me Levicën e Apasievit për ta penguar fitoren e Mendi Qyrës. Kandidatura e Mojsovskës është pazar i turpshëm, i kurdisur për të mbajtur gjallë një pushtet të kalbur që struganët e refuzojnë. Kjo nuk është hera e parë që BDI bën pazare me Levicën: nga Shkupi e Velesi, deri te busti i Andon Lazov Qosetos në mes të kryeqytetit, çdo herë qytetarët kanë paguar çmimin e këtyre marrëveshjeve të pista. Por këtë herë, Struga nuk do të bjerë pre. Me 19 tetor, struganët do ta thonë fjalën…

Lexo më Shumë

Sot shënohet 26-vjetori i themelimit të TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000. Udhëheqës i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në…

Lexo më Shumë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnate në zonën e Kamzës, ku dyshohet se është vendosur një sasi tritoli pranë një banese, e cila është në pronësi të deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 00:55, në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xhelal Mziu, është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas mesnate në zonën e Kamzës, ku një sasi e dyshuar tritoli u vendos pranë një banese në rrugën “Arjan Sala”. Burime bëjnë me dije se banesa ku ndodhi shpërthimi i përket deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur në murin rrethues të banesës së tij, rreth orës 00:55. Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në pjesë të jashtme të banesës dhe në zonën përreth./kb

Lexo më Shumë