Author: Hamdi Kumanova

Mohamed Salah ka goditur përsëri. Falë dy golave ​​të tij kundër Xhibutit (3-0) të mërkurën në mbrëmje, gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, kapiteni i Faraonëve jo vetëm që kualifikoi Egjiptin për Kupën e Botës për herë të katërt, por ai u bë gjithashtu golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës Afrikane, me 20 gola në emrin e tij. Një rekord që i lejon atij të kalojë legjenda si Didier Drogba, Samuel Eto’o dhe Islam Slimani, të gjithë të bllokuar në 18 gola. Akoma më mirë, Salah e arriti këtë total në vetëm…

Lexo më Shumë

Në spitalin rajonal të Ferizajt, shtretërit janë plot dhe pacientët presin radhën për një ekzaminim që shpesh nuk mund të bëhet aty. Rreth 35 kilometra larg, në Prishtinë, Qeveria në detyrë ndan 26 milionë euro ndihmë studentëve – vetëm pesë ditë para zgjedhjeve lokale. Për disa, kjo ndihmë mund të jetë e mirëpritur; për kritikët është dëshmi se shteti shpërndan para aty ku ka më shumë vota, e jo aty ku nevojat janë më urgjente. “Vërtet nuk është e kuptueshme që një qeveri, në prag të zgjedhjeve, të shpërndajë mjete pa bërë një analizë apo llogaritje të…

Lexo më Shumë

Fushata zgjedhore po hyn në fazën e saj të fundit. Kanë mbetur shtatë ditë deri në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor. Aktivitetet zgjedhore të partive vazhdojnë dhe sot. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jetë në pjesën jugore të vendit me tubime dhe takime me qytetarë në Dojran, Vallandovë, Bogdanci dhe Gjevgjeli, ndërsa kandidati i tyre për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgievski, do të mbajë një konferencë për shtyp. LSDM-ja opozitare sot do të vizitojë disa nga komunat e Shkupit dhe komunën e Bërvenicës në Tetovë. Karvani i LSDM-së do të jetë…

Lexo më Shumë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, si ideale në këtë situatë e sheh shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje. Në KTV, Kusari-Lila thotë se edhe po të bëheshin 61 deputetë, nuk mund të konsiderohet qeveri stabile sepse pastaj çdo deputet do e shihte veten si përcaktues në çdo seancë. “Në grupin parlamentar të LVV-së kemi diskutuar disa herë për skenarët që mund të shkojmë përpara në situatën kur kemi pasur bllokadë. Unë në vazhdimësi kam thënë se zgjedhjet duket se janë zgjidhja e vetme. Në secilin rast, funksioni i Kuvendit dhe fragjiliteti i Qeverisë me…

Lexo më Shumë

Bundestagu ka vendosur të forcojë politikat e migracionit duke hequr “turbo-natyralizimin” dhe duke zbatuar Sistemin e Përbashkët të Azilit në BE. Qeveria e re e Kancelarit Friedrich Merz ka deklaruar se një nga prioritetet kryesore është kufizimi i migracionit të parregullt. Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrint, po nxit zbatimin e ligjeve më të ashpra në nivel evropian, për të lehtësuar dëbimet e atyre që nuk kanë të drejtë për mbrojtje. Jo vetëm emigrantët e rinj, por edhe të huajt që tashmë jetojnë në Gjermani do të përballen me shtrëngime të reja. Marrja e shtetësisë gjermane përmes procesit të…

Lexo më Shumë

Tabloidi më i madh britanik The Sun Online i ka kushtuar një shkrim mënyrave se si grupet kriminale shqiptare në Europë dhe Angli janë duke përdorur metoda të mafies meksikane në eliminimin e kundërshtareve. Shkrimi ka si titull: “TRONDITJE DHE TMERR”. “Si gangsterët shqiptarë po “trajnohen në torturë” nga vrasësit me pagesë meksikanë, ndërsa gjurmë gjaku po mbulojnë rrugët e Britanisë”, shkruan The Sun në fillim të artikullit duke marrë shkas nga gjetja i varur në një tabelë rrugore në Belgjikë të shqiptarit Bekim Halilaj këtë fund shtatori. Shkrimi i plotë përkthyet nga Top Channel: Kriminelë po varin…

Lexo më Shumë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vlerësoi “prestigjin ndërkombëtar” të vendit të tij gjatë festimeve për 80-vjetorin e Partisë së Punëtorëve, partia në pushtet në shtetin autoritar, në një ceremoni që tërhoqi delegacione të larta nga vendet aleate si Kina, Rusia, Vietnami dhe Laosi. Kryeministri i Kinës, Li Qiang, dhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev morën pjesë në eventet zyrtare në Phenian, duke shënuar vizitën më të nivelit të lartë nga Pekini që nga viti 2019. Prania e tyre shihet si një shenjë e forcimit të lidhjeve diplomatike mes Koresë së Veriut dhe aleatëve të saj socialistë. Në…

Lexo më Shumë

Stefano Pioli, trajneri i Fiorentinës, për momentin nuk rrezikon largimin, pavarësisht rezultateve të fundit që nuk kanë kënaqur tifozët. Sipas gazetarit Alfredo Pedullà, klubi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të gjetur zëvendësues dhe nuk ka alternativa të përgatitura për pankinën. Megjithatë, emra si Luçiano Spaletti dhe Tiago Mota kanë filluar të përfliten në media si kandidatë potencialë në rast se Fiorentina vendos të ndryshojë drejtimin. Pioli ka një kontratë të gjatë dhe besimi i klubit mbetet i fortë, ndërsa ai vetë pritet të vazhdojë të punojë për rikthimin e skuadrës në formën e kërkuar. Tifozët shpresojnë se ndeshjet…

Lexo më Shumë

Ndërkohë që gjatë të gjithë natës kryeqyteti ukrainas, akIevi ka qenë nës sulm masiv me dronë, Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 23 dronë ukrainas “Mbrëmë, mbrojtja ajrore në detyrë kapi dhe shkatërroi 23 dronë ukrainas me krahë fiks: dhjetë në rajonin e Belgorodit, dhjetë mbi Detin e Zi dhe tre në rajonin e Bryansk”, thuhet në deklaratë.

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur bregun juglindor të Filipineve mëngjesin e kësaj të premte, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-s. Tërmeti u regjistrua anën lindore të ishullit Mindanao, 123 kilometra nga qyteti më i madh i ishullit, Davao, në një thellësi prej 58.1 kilometrash. Deri më tani nuk janë raportuar humbje jete apo dëme. Sistemi amerikan i paralajmërimit për cunami fillimisht paralajmëroi për valë të mundshme cunami në Filipine, Indonezi dhe kombin ishullor të Palau, por kërcënimi kaloi gjatë mesnatës. Presidenti Ferdinand Marcos Jr. deklaori se autoritetet po vlerësojnë situatën në terren. Vendi është…

Lexo më Shumë

Kievi u zhyt në errësirë ​​herët këtë mëngjes pas asaj që forcat ajrore ukrainase e quajtën një “sulm masiv”, ndërsa forcat ruse shënjestruan infrastrukturën e kryeqytetit, duke shkaktuar ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike dhe duke i vënë flakën një pallati apartamentesh. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se forcat ruse kishin shënjestruar “infrastrukturën kritike” në qytet, duke plagosur nëntë persona, pesë prej të cilëve u dërguan në spital. Ai shtoi se pjesë të bregut lindor të lumit Dnieper ishin pa energji elektrike dhe ujë. Foto të apartamenteve në flakë u shfaqën në mediat sociale ndërsa zjarrfikësit luftonin për…

Lexo më Shumë

Sot do mbahet seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në sencën e kaluar eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, gjatë seancës gjyqësore ndaj vrasjes së Liridona Ademajt, ka thënë se nga hulumtimet e kryera largohet mundësia e vetvrasjes së saj dhe se distanca e qitjes me armë ka qenë 2 deri në 5 centimetra. Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë tre të akuzuarit për vrasjen e të ndjerës, Liridona Ademajt. Dy të akuzuarit e parë kishin pretenduar se kanë çrregullime mendore, por që Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka konstatuar se asnjëri nga ta nuk kanë pasur…

Lexo më Shumë